Poezi nga Bajram Bashota

0
2305

JAM SHQIPTARË

Jam shqiptar
Por jam krenar
Mbaj xhurdi e
Plis të bardhë
Për trimëri
Dhe besnikëri
ė Gjithë bota
Ma ka lakmi
Për këtë mbaj kokën lart
Krah shqiponjë zemërzjarrtë!

O NJERI

O njeri,
Zotin e ke pasuri
Ngado që të shkosh
Kudo që të rrish
Vetëm atë adhuroje
Vetëm atë nderoje
Pasuri më e madhja
Në këtë edhe atë botë
Kjo gjithësi dhuratë prej tij
Mos lakmoni shpirtin e zi
Se vetëm Zoti është pasuri
Ruaje me xhelozi
Nderoje me çiltërsi
Kjo është më e madhja pasuri!


Loading…


O ZOT I MADH

O Zot i Madh
Të lumtë na për Ty
Që na dhurove
Këtë gjithësi
Mè të madhen mrekulli
Bashkë me njeriun.
Kush krijoi fusha e male?
Kush krijoi lumenj, dete e oqeane?
Kush krijoi yjet, diellin e hënën?
Kush krijoi babanë e nënën?
Kush krijoi çdo gjë n’ këtë botë?
Dora e mjeshtrit e të Madhit Zot
O Zot të falem vetëm Ty
Që na krijove këtë gjithësi
Vetëm për ty o njeri
Nëse s’ e pranon këtë mrekulli
Me zemër e me shpirt
Që është krijim i tij
Ti më s’ je njeri
Që të krijoi Zoti
Me plot dashuri
Dhe ta dhuroi këtë gjithësi
Dhuratë prej tij
O perëndi
Të falem vetëm Ty
Për këtë sihariq
Të jetojmë të lumtur
Me emrin tënd
Në zemër e në shpirt
Kudo dhe gjithmonë
Me lavdinë tënde, o Zot!

Dërgoi për publikim, Milazim Krasniqi, gazetar

DJALLI S’BËHET ENGJËLL!

Djalli s’bëhet engjëll
Na thoshin pleqtë pa nda
Se ata kishin vuajtur
Si gjarpëri nën gur
Zullumi kurrë pa nda
E ne sa ishim fëmijë e axhami
S’kishim provuar të zitë e ullirit
Nuk u besonim dhe thonim:
-Ç’janë kah thonë?!
E ata na përgjigjeshin:
-Do ta merrni vesh më vonë!
Dhe kur u rritëm e n’Kosovë u bë kiameti
Vonë i kuptuam fjalët e pleqve
Që s’bëhe engjëll kurrë laneti!

ARRA IME

Arrën vet e mbolla
Para derës së shtëpisë
Ajo u rrit u bë nuse me kurorë
Mbi te ra shi e borë
Nën hije të saj rrinë plotë dasmorë
I gostit me një freski t’hollë
N’vapë më të madhe dasmorët i flladitë.
Kam edhe pemë tjera n’oborr
Por kjo është nuse me kurorë
Që i qarosë krushqit me freski
Qofshin pleqë qofshin të ri
Kjo nuk ka çfardo kurorë
Mbulon shtëpi dhe oborr
Të gjitha pemët që kam n’oborr
Nuk kanë këso kurorë
Në pikë të verës kur temperatura
Shkon katërdhjetë
N’oborr timin është veç tetumbëdhjetë!