Ta ruajmë Kosovën nga të inflencuarit dhe nga influencat negative !

0
538
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Si te thëmi për këtë situatë aktuale politike dhe për kwtw gjendje të keqe nw pwrgjithwsi të shoqërisë tonë.Kësaj situate gadi katastrofale i kan kontribuar politikanet dhe politikat e tyre shumë të dobëta. Politikat e tyre shumëftyreshe të paraqitjës para mediave dhe para mjeteve tjera komunikuese. Për shkak të aferave të shumta korruptive dhe të krimit të organizuar ky lidership është në gjendje që të përdorë qdo mjet dhe metodë, që mos të përballen më organet e drejtësisë së Kosovës, dhe më organet e drejtësisë ndërkombëtare. Këta duket së edhe vet janë befasuar së si aq lehtë kanë ardhur në pushtet, duke mos ditur së qka do të bëjnë përpara më te, dhe më veten e tyre.

Ndoshta kan menduar së kurrë nuk do tu dalin të palarat në shesh siq po iu dalin përditë e më shumë. Ndoshta kan menduar së do të humbin pushtetin, por jo kaq shumë edhe fytyrën. Në këto llogaritje kan bërë gabime kardinale. Ne, si vrojtues të gjithë këtyre ndodhive politike të pa mira dhe i kësaj gjendje të mjerë ekonomike, kemi arritur në konkludime të sakëta së këta liderë shtetëror dhe partiak, nuk e kan merituar votën e sovranit, nuk e kan merituar besimin e dhënë, edhe pse gjithmonë kan manipuluar më votën dhe kan manipuluar edhe më qytetarët.

A më së shumti ky presidenti ynë, Hashim Thaçi që erdhë në fron më vota të LDK-së, po manipulon më të gjithë këtë garniturë politike, siç është duke manipuluar edhe më masën e gjerë. Po i ndryshon deklaratat më shpesh së kravatat, edhe pse Kosovës shumë po i kushtojnë. Unë për vetën time nuk po e di dhe nuk po e kuptojë së nga kah gjithë ky guxim i Hashimit, që përditë e më shumë është duke e vu në peshore fatin e vendit, më deklarata shumë kontradiktore, vetëm për ta shpëtuar lëkuren e vet nga Gjykata Speciale.

Deklarata e fundit e tij për Demarkimin e vijës kufitare më Mal te ZI “së mund të jenë bërë gabime“ iu qetë maja të gjitha manipulimeve të deritashme të tij. Nuk e di dhe nuk po e kuptojë këtë njeri së kujt po i mbanë këso farë “ lekcionesh” politike? Të gjithë i kan marr vesh tashme lojrat e tija politike, që të krijoj pushtet apsolut. Duket së e ka të qartë së po i reshqet dheu ndër këmb dhe është duke përdorur gjithë arsenalin e tij propagandistic vetëm e vetëm që të krijoj gjendje të pa sigurisë, të destabilitetit politik, që disi t’i shmanget punës së Gjykatës Speciale, të cilën vet e pruni të dera. Hashim Thaçi deri më tash për veprimet e veta është dashur të jap shumë herë dorëheqjen dhe llogaridhënjën.

Sa herë deri më sot kur ishte në krye të qeverisë firmosi shumë marrveshje të cilat rezultuan në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës ? Sa herë deri më sot bëri deklarata së më këtë datë apo më tjetrën do të kemi liberalizim të vizave? Është duke përjetuar garën lëshimeve më ski?! Shefi i vjetër i politikës tashmë duket më shumë si i kllonuar. Është duke e humbur krenarinë që e kishte. Presidenti, Thaçi duhet të pajtohet së koha e tij në politikë ka përfunduar, dhe ky përfundim duket të mos jetë bash i mirë për te.

Pas gjithë këtyre ndodhive jo të mira për Kosovën dhe rreth Kosovës pak kush po i beson. Rruga e Kosovës për t’u inkuadruar në Evropë është betonuar nga këta njerëz të cilët pak gjë marrin vesh nga politika bashkëkohore. Koha është për një gjak të ri në politikëbërje, të cilët i kuptojnë hallet dhe problemet e qytetareve të varfëruar dhe të rrezikuar. Është e mirë e jona e përgjithshme dështimi i tyre në politikë, kur dihet së nuk punuan dhe nuk po punojnë për të mirën e këtij vendi të bukur. Ta ruajmë Kosovën nga të inflencuarit dhe nga influencat negative !