“Boshnjakët” e Sanxhaku do të shndërrohen në turq!

1
585

Mbarëshqiptarëve pas 1999-tes iu jane hapur probleme serioze te egzistences

Shkruan Gani Mehmetaj

“Boshnjakët” e Sanxhakut prapë do të ndërrojnë kombësi. Dikur ishin shqiptarë, Turqia i islamizoi me dhunë, Serbia i sllavizoi -boshnjakizoi me gjak e me zjarr. Kur hyri ushtria shqiptare u rikthyen në shqiptarë. Me ardhjen e trupave serbe e malazeze u risllavizuan. Tito i shpall komb myslimanë, që s’kishin shembull tjetër në botë. Më vonë prapë u bënë komb boshnjakë.

Disa bënë përçapje të thërrasin në ndihmë përkatësinë e tyre ilire-arbërore, thirrën në ndihmë shqiptarët e Dardanisë e të Shqipërisë, vëllezërit nga gjaku sikurse na thonë, por ne nuk u bëmë të gjallë, futem veshët në lesh, i shitem interesat e tyre herë të serbi, herë të turku.

Duke e shfrytëzuar indiferencën e pafalshme të dy shteteve shqiptare, Beogradi e Ankaraja po u bëjnë presion të deklarohen turq. Kërkesën për shndërrim në turq ua ka dërguar Shoqata e Turqve të Serbisë me seli në Pazar të Ri. Por më parë qindra misionarë turq kanë shkuar që t’i bindin të ri islamizohen me kursin e fortë të islamit anadollakë, të kthejnë kokën nga Ankaraja, ta harrojnë të kaluarën shqiptare e të heqin nga arkat flamujt kuq e zi e plisin (qeleshen) e bardhë.

Turqit e arabët në Sanxhak kanë ndërtuar dhjetëra mejtepe e medrese, e kanë ngritur një Universitet islamik që prodhon hoxhallarë e myslimanë të linjës së fortë, kanë derdhë para që t’i mbulojnë femrat e t’i shpërfytyrojnë burrat. Shqiptarët nga Prishtina e Tirana nuk e hapen as edhe një kurse të gjuhës shqipe e lere më të hapin shkolla fillore, të mesme, ashtu sikurse bëri dikur Enest Koliqi.

Para njëzetë vjetësh në Pazar të Ri dhe në tërë hapësirën shqiptare që e okupoi Serbia nuk pati asnjë turk, turq nuk pati as në Serbinë e Pashallëkut të Beogradit. Ndërkaq, kohë më parë Ankaraja me ndihmën e Serbisë sajoi Shoqatën e Turqve që flasin serbisht, ashtu e quajnë ata vetën, sepse turqisht nuk dinë, shqipen e kanë braktisur, megjithëse edhe serbishten kurrë nuk e folën si duhet, sepse e kishin gjuhë të dhunës.

Në një portal serb, lexuesit një pjesë e të cilëve e thonë se “boshnjakët” ishin puro shqiptarë, shkruajnë se me turqizimin e shqiptarëve të boshnjakizuar synohet spastrimi etnik i Sanxhakut. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të boshnjakizuar e priten në teh të shpatës propozimin e Shoqatës së turqve të Serbisë. Në portalin serb “Danas” pati shkrime me mllef e zemërim ndaj këtij propozimi turko-serbë.


Loading…


Liderët e tyre shkruajnë se qëllimi është shuarja e popullatës vendëse për t’i shpërngulur në Turqi, ashtu sikurse bëri Beogradi e Ankaraja me marrëveshje të fshehta në njëqind vjetet e fundit. Sipas statistikave nga Sanxhaku janë rreth katër milion shqiptarëve të boshnjakizuar që jetojnë në Turqi ku flasin serbisht e turqisht, sepse e kanë të ndaluar të flasin shqip.

“Boshnjakët” patën një histori tragjike në shndërrime dhe në ndryshimin e kombësisë. Nga malësorë shqiptarë u bënë myslimanë. Pas Kongresit të Berlinit ushtria serbe e malazeze i masakroi dhe ua ndryshoi kombin e imponoi gjuhën sllavë. Kur Shqipëria natyrale u shtri edhe në këto territore, “Boshnjakët” u bënë shqiptarë, u hapën shkollat shqipe, u bë ringjallja kombëtare etj. Por kjo kohë zgjati shkurt. Pastaj prapë i detyruan të deklaroheshin boshnjakë.
Kombin myslimanë ua imponuan serbët me Titon, kur Beogradi lidhi marrëdhënie të përzemërta më shtetet arabe.

Pas forcimit të dashurisë turko -serbe, “boshnjakët”, apo shqiptarët e boshnjakizuar prapë po bëhen viktima në lojën politike Beograd-Ankara, sepse do t’i detyrojnë të deklarohen turq, ashtu si para gjashtëdhjetë vjetësh kur i detyruan shqiptarët e Dardanisë e të Maqedonisë të shkruhen turq.

Rreth 3000 shqiptarë të Dardanisë morën pjesë në mbrojtjen e Pazarit të Ri shqiptar që sulmohej nga serbët. – Homazh i pazarasve të varri i Shaban Polluzhës.

1 KOMENT

  1. SHQIPTARET e SANXHAKUT se pari jane konvertuar ne Musliman, pastaj ne baza gjuhesore jane konvertuar ne SERB, dhe e quajne vehten gabimisht Boshnjak… keta pastaj do te konvertohen ne tyrqeli… dhe keshtu funksionon politika SHKAVELLE kunder SHQIPTAREVE… te cilet akoma ne vitin 2018 bartin emra te huaj… si per shembulll Mehmet… Gani… Mahmuuut… etj.

Komentet janë mbyllur.