Ç’njerëzimi i harruar i femrave të Kosovës

0
1359

Nga Fahri Xharra, Gjakovë 2012

“Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë “çnjerëzimi” (Kështu thotë Kadare tek shkrimi i tij “Mbi krimin në Ballkan”).

Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli.

Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.

Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (“Spava kao zaklan”-kështu thonë serbët), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thnë shqiptarët).

Çka është çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i rëndë se dhunimi. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime; autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke).

Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi.

Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra heshtja e klasës politike të Kosovës.

Çnjerzimin e femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim shoqëria jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, siq e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqeje te karladelponteve e dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër “robërve të luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më askujt!

Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin serb.

Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë.

Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër. Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”.

Gjakovë, 2012