Obelisku për Gjergj Kastriotin në Lezhë…

0
1912

Paulin Z. Zefi

“Kjo është pamja që kishte qendra e qytetit të Lezhës në vitet 1950-60 kur organizoheshin aktivitete me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës(02.03.1444) pranë Monumentit modest që i referohej kësaj ngjarje historike, një Lapidar mbi të cilin qëndronte një Shqiponjë me krahët e hapur gati për tu ngritur në fluturim, dhe ndërsa në vitin 1967 ky objekt u hoq për tu zëvendësuar me Monumentin që shohim sot i cili është inauguruar me dt.02.03.1968 duke u pagëzuar me emërtimin; Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës”.

*Obeliskët e ndërtuar në Egjiptin ishin shtylla ose kolona të larta monolitike të zbukuruara me piktograme dhe hieroglife. Obeliskët fillimisht ngriheshin në çifte pranë hyrjeve të tempujve të lashtë egjiptianë dhe më vonë këto objekte madhështore u kopjuan nga qytetërimet e tjera ose u grabitën nga toka e origjinës dhe diçka e tillë ka vazhduar deri në fillim të shek. XX. Obelisku autentik egjiptian ishte i gdhendur nga një copë e vetme shkëmbi ku zakonisht preferohej graniti me ngjyrë të kuqe, falë karakteristikave unike të këtij materiali si; fortësia, qëndrueshmëria dhe aspekti estetik.

Pra, me pak fjalë, emërtimi i objektit impresionues që është ndërtuar në vitin 1967 dhe më pas inauguruar me dt.2-mars-1968 pranë qendrës së qytetit të Lezhës në kuadrin e 524 vjetorit të ngjarjes më të rëndësishme në Historinë e Shqipërisë, BESËLIDHJA E LEZHËS, dhe 500 vjetorit jubile të kalimit në amshim të Heroit tonë Kombëtar GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU, nuk ka asnjë element të përbashkët me një obelisk egjiptian, nëse i referohemi aspektit tipologjik!.


Loading…


Por, si monument është me të vërtetë madhështor si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Për këtë arsye dhe jo vetëm, ne duhet të jemi pafundësisht mirënjohës ndaj atij brezi njerëzish të jashtëzakonshmëm të cilët me shumë pasion, përkushtim dhe atdhedashuri punuan me të gjitha forcat dhe mjetet që kishin në dispozicion duke ndërtuar të tilla monumente përkujtimore anë e kënd Shqipërisë. Identiteti jonë Kombërar nuk njeh sistem politik sepse Shqipëria është e të gjithë Shqiptarëve që e duan këtë truall të shenjtë…