Gratë shqiptaro-amerikane në Çikago aktive në botën e artit figurativ

0
651

Në Çikago në fushën e aktiviteteve kombëtare,kulturore dhe sportive veprojnë disa organizata të shoqatave dhe të klubeve sportive që e begatojnë jetën shqiptaro-amerikane në mjediset e shtetit Illinois.

Organizata Shqiptaro-Amerikane e Gruas (OSHAG-së) është një nga ato që në aktivitetet e nduarnduarshme po hap shtigje të reja për gratë dhe vajzat shqiptare për të treguar më mirë tabanin kombëtar se janë shqiptare dhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona që i morën nga pjesët e atdheut dhe i sollën këndej detit në Amerikën e largët.Më këto fjalë aktivistja Ria Hyra Ismaili nga Gjilani i shpalon aktivitetet e OSHAG-së me moton e kohës që gratë dhe vajzat shqiptare të jenë së bashku në shumë aktivitete kulturore, humane, ekonomike dhe të festave kombëtare në relacionet atdheu-diaspora shqiptare në Amerikë.

Në ambjentët atraktive “Diplomat West” në Çikago ku shqiptaro-amerikanë organizojnë programet e tyre kulturore dhe festive, Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grues organizoi aktivitetin kulturor me temën “Paint Night”, që tashmë është viti i tretë që tërheq vëmendjen e grave dhe të vajzave shqiptare për të bërë me duart e tyre pikturën e bukur të artit, thotë zëshëm zonja Ria Ismaili.


Loading…


Këtë nismë të mirë kulturore po e ndihmon artisti dhe poeti Ilir Borova, i cili me pasionin e tij për artin po ndihmon gratë dhe vajzat shqiptare që përmes mesazhit se arti di të bashkojë njerëzit për një botë më të mirë për ne, thonë në aktivitetin kulturor në Çikago. Pikturat dhe ngjyrat do të jenë në secilën familje shqiptaro-amerikane madje si dhuratë për të afërmit e tyre në atdhe.

Dhe jo vetëm me kaq. Kjo organizatë e grave shqiptaro-amerikane në Çikago ishte pjesë e aktiviteteve kombëtare në bashkëpunim me SHSHA dhe Odën Ekonomike Izrael-Amerikë, në organizimin e Konferencës për Investime në Ekonominë e Kosovës ku pjesëmarrës ishte delegacioni shtetërorë me ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Gratë dhe vajzat shqiptare në Çikago tashmë janë bërë krah i fortë i diasporës në Amerikë dhe karshi çështjes kombëtare në atdhe, thuhet në këtë informatë për opinion.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Pershendetje Z. Skender

Organizata Shqiptare-Amerikane e Gruas në Chicago, organizon aktivitete tē ndryshme me gratë shqiptare në Illinois. Ndér më të preferuarat është “Paint night”. Është viti i tretë që ky aktivitet tërheq vemendjen e grave dhe vajzave shqiptare. Ndërsa ato shfaqin talentin e tyre për të pikturuar, gjejnë mundesine për të kaluar kohë të këndshme me njëra tjetren nën shoqërinë e një gotë vere.

Një ndihmë të madhe në këtë aktivitet jep instruktori me sy artisti Ilir Borova, i cili me pasionin e tij u jep mundësi pjesëmarrësve të marrin me vete një pikturë të realizuar nga duart e tyre.

Një nga qëllimet kryesore të Organizatës Shqiptare- Amerikane është të krijojë mundësinë pér gratë shqiptare të mblidhen për të kaluar kohë së bashku në mënyrë sa më të kulturuar. Book club, piknike, ecje në natyrë, zumba klasë, mbrëmjet për 7-8 marsin etj janë disa nga aktivitetet e organizuara.
Gjithashtu nëpërmjet Organizatës i jepet mundësi gruas shqiptare të jap kontribut modest në ndihmë të komunitetit shqiptar në Illinois.

Çdo te mire!

Hyrije Ria Ismajli