UJKU, GJURMA, PAKTI DETAR DHE AKTI I SOTËM DIPLOMATIK

0
594

Myslim Pashaj

Për te gjithe miqte e mi qe me kane derguar kumte per Paktin Detar.

Me telefon nga Prof. Dr. Myslim PASHA. Washington DC, USA.

Prej dy ditësh njw pjesë e bashkësisë së shqiptarëve e janë të trazuar dhe shumë të goditur prej lajmeve që përhapen nga bazë të deklaratave qeveritare diplomatike që bëhën nga Republika e Greqisë dhe ajo e Shqipërisë për delimitimin e kufijëve detarë midis të dy shteteve. Le të qetësohemi në përqëndrim dhe arsyetim… S’ka Marrëveshje, askund. Ka vetëm Diplomaci dhe instrumente të saj. Ka përçapje që të sillet në tavolinën diplomatike diskutimi i rinisjes së negociatave. Por, ama nuk ka ende Negociata të drejtpërdrejta teknike (siç e kuptoj unë) Janë përafrime reale, paqësore dhe racionale për të ritrajtuar një Marrëveshje, e cila e ka rrënjën në fajin e shtetit shqiptar të kohës së Berishës, që jo vetëm fali detin e Shqiptarëve por përkeqësoi marrëdhëniet me Greqinë.

Shqiptarët dëgjojnë terma të sëdrejtës Detare Ndërkombëtare të cituara dhe pastaj vënë dorën në kokë dhe komentojnë ashtulloj sa të të luajë tepeleku i kokës. Kriza morale që po kalojmë është duke u thelluar edhe më keq. Shqipëtarët me të drejtë nuk besojnë në shtetin e tyre. Ndaj aq shumë reagime ka pasur, në mediume të ndryshme e portale sa s’qenë përfytyruar.

Po komentoj se si është prurë në meduimet tona Instervista e Minsitrit të Jashtëm të Greqisë Kotzias.

1. Pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t’i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale.
“Është e papranueshme ta sjellësh për shqiptarë dhe grekë këtë deklaratë diplomatike për një çështje kaq të ndijshme se sa kjo ndarje detare aq shumë të debatuar, pa i bërë sqarimet e duhura. Ka 36 vjet që në UNCLOS ( Konventa e Montego Bay) është vendosur e drejta Detare e 12 milje detare ( 22,22 km shtrirje ) për shtetet, sikundër edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Si mund të “ bisedohet” në këto trajtesa diplomatike për një të Drejtë kaq të njohur të të dy shteteve të cilën nuk e vendosin ata?. Nga shumë shqiptarë kjo është kuptuar sikur “Greqia do të marrë 22, 22 km det në hapësirën detare !! Ja seç bëhet! Ky standart është ai i Detit Territorial (Territorial Sea = Det Shtetëror) të secilit shtet. Duke filluar nga përmbyllja gjeometrike detare: Othoni-Vijat e Bardha ku përvijon Kanali i Korfuzit i gjithë Deti midis nesh është Territorial Sea (Det Territorial) të dy shtetet nuk tejkalojnë 24 milje detare. Otranto dhe Ngushtesa e saj ku ndodhet dhe pika “treshe” ka një hapësirë detare ku tejkalohet Deti Territorial 12 milje, ku del në pah, Hapësira Ekonomike Ekskluzive dhe Shelfi Kontinetal.”


Loading…


2. I pyetur nga gazetari se çfarë po bëhet me me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike, Kotzias është përgjigjur:
“Ramë dakord”.
“Ratë dakord?”
“Po”, përgjigjet Ministri i Jashtëm grek.
“Në vijim ne duhet të shpjegojmë … se është “rënë dakord” për diçka që “s’është rënë dakord” po ndofta ia vlen që të shpjegohet për grekë dhe shqiptarë se ç’janë standartet e Ligjit të Detit.
Kjo të bëhet që të mos interpretohet nga Kazani, instervista e Misnistrit të jashtëm Grek Kotzias.
Ndaj ne po citojmë për njohje se ZEE janë tej 22,22 km ( Det Territorial) dhe po kështu 22,22 km është ZEE ( Ligji Detit rrëfen se tej 12 miljeve detare vijon deri në 200 milje e kjo shtrirje përbën EEZ brenda së cilës shteti Bregdetar ( Greqia dhe Shqipëria) kanë kontroll mbi peshkimin dhe shfrytëzim të tij. )

Tej 22, 22 km (Det Territorial) i cili është ashtu sikundër hapësira tokësore me të drajtat e Sovranitetit në Det dhe Hapësirë Ajrore, vjen edhe një standard tjetër (Deti i Afërt) me 22,22 km shtrirje) që përbën vijimin e EEZ. Këto standarde janë të pranishme në Ngushticën e Otrantos midis tre shteteve Itali, Greqi dhe Shqipëri, për të cilën del një problem shumë pikant, mbasi të tre këto shtete edhe pse standartet e Ligjit Ndërkombëtar ekzistojnë nuk kanë të njëjta rrethana Gjeografike, mbasi Greqia përbën në këtë gjeohapësirë një Arkipelag ishujsh që s’mund të jenë të njëvlershëm me Hapësirën e Dheut Kontinental të Shqipërisë. Kjo është “thembra e Akilit” e diskutimit jo vet pse Shqipëria ka humbur aq shumë Det nga Marrëveshja e parë ( që tani nuk ekziston). Pra besoj se në këto shqyrtime përgatitore është folur për parime dhe standarte, por s’është përgatitur asnjë dokument i shkruar dhe pranuar. Duke besuar edhe Ditmir Bushatin Ministrin e Çështjeve Europiane dhe Kotzias se kanë rënë dakord për standarte ndërkombëtare detare si një parapërgatitje, por jo Pakt !

3. Kur thoni “ramë dakord”, do t’i shtrini ujërat territoriale në 12 milje? Vijon intervista e Kotzias…
Si mund ta shpjegosh, pas kësaj këtë shtrirje 12 milje…mbasi tej kësaj nuk ka det Territorial, (sepse ai është vetëm 12 milje) pra kësilloj, këtu nuk është faji i Ministrit por i kazanit të lajmeve. Vetëm këtu bëhet fjalë për EEZ ( Zonat Ekonomike Ekskluzive ) Prandaj shqiptarët e dashur por që nga pashpjegimi i duhur të ndjeshëm si# janw ndaj çështjes kombëtare, janë gati të ngrihen në Kryengritje e të dalin përshembull siç i ka lajmëruar një Bej të bëjë një miting proteste!? Në atë miting mund të shkojë Berisha, Shehu, Meta gjithë negociatorët që presin me veshët ngritur që të ndodhë vijimi i së njëjtës shitje…sepse këta sot e kësaj dite janë mbështetësit e Paktit që s’egziston më. Ç’bëhet në nahijen tonë ? Për ta ditur se vetëm në Otranto siç e shpjeguam atypari bëhet fjalë për EEZ midis të tre shteteve, hapësirat që përfitojnë nuk janë të barabarta por në vlerësim peshor sipas kushteve ( Dhe kontinetal, Ishuj, Shkëmbinj detarë etj)

4. Këto janë zonat bregdetare, po do ta bëjmë kur të vijë koha”
Nuk ka “zona bregdetare” por terminilogji ndërkombëtare për përcaktimet e Ligjit të Detit. E rëndësishme është të kuptohet nga qytetarët shqiptarë dhe grekë se do t’i vijë koha siç thotë Ministri i nderuar Kotzias që të trajtohen e të negociohen. Kjo është kumti më i rëndësishëm që marrim në këtë parapërgatitje.

5. “Zonën ekskluzive ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar që, sidoqoftë, e ke të drejtën për 12 milje.”
Sërish jemi në trajtim standartesh ndërkombëtare dhe jo në një Pakt Delimitues Detar. Ne këmi pranuar Detin Territorial 12 milje. Shteti grek e ka pasur sipas ligjit të Brendshëm 6 milje dhe Montego Bay e ka çuar në 12 milje. Mirpo vini re me kujdes se siç u tha nga Othoni e deri në Ftelia e gjithë hapësira është Det Territorial. Vetëm në Otranto por edhe në Kanalin e Korfuzit, kur të arrihet Pakti do të diskutohet se a janë rrethana të njëjta gjeogrfaike dhe a mund të përfitojë një ishull apo një Shkëmb aq sa fiton një Dhe Kontinental ? Pakti Greqi – Itali fatmirësisht ka bërë qasjen shëmbëllimore kur nuk i ka dhënë të njëtën largësi Greqisë në krahasim me Italinë që është Dhe i vijueshëm Kontinental.

6. Domethënë e pranuan?
Kotzias: Po.
Me aq tejdukshmëri sa ka nga këto intervista ne hamendojmë se Ministrat dhe stafet e tyre diplomatike kanë foluar për standarte dhe parime. Këto standarte dhe parime janë zbatuar në disfavor dramatik për Shqipërinë. Nëqoftëse do të bëhet ndonjë miting grotesk e I turpshëm antikombëtar, kryengritës, ma merr mendja se tre nga njerëzit shtetarë shqiptarë që vijojnë të mbështesin Paktin e Përmbysur janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Tritan Shehu do të dalin me llogari dhe harta, në mbrojtje të atij Pakti.