Dita ndërkombëtare e Holokaustit u përkujtua edhe në Prishtinë, ku kryeministri Ramush Haradinaj vuri lule në Përmendorën e Hebrenjve dhe theksoj se populli shqiptar e ka treguar shpirtin e vet liridashës, kur mori në mbrojtje për shpëtimin e hebrenjve para skenarëve shfarosës të Nazi-fashizmit dhe hyzmetqarëve të tyre.
Për këtë ngjarje të përkujtimit të historisë së dhimbshme gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të marrëdhënieve në mes të popujve shqiptaro-hebrejë dhe të pranisë e të shpëtimit në familjet shqiptare në Kosovë, poetja Diti Ronen këtë ngjarje historike në Prishtinë dhe fotografinë e përmendores së hebrenjve e bëri lajm dite në redaksisë e mjeteve të informimit në Tel Aviv.
Poetja Diti Ronen ka bashkëpunim me SHSHA në Çikago deri tash ka marrë një seri informatash që hedhin dritë për marrëdhëniet dhe shpëtimin e hebrenjve në Kosovë, në kohën kur edhe vetë shqiptarët ishin para skenarëve vrastarë të qarqeve shoveniste qetnike në Serbi, kur ata gjetën strehim dhe shpëtuan nga asgjësimi i dorës fashiste të kohës, kështu thuhet në informatën e SHSHA-së nga Çikago.
Lajmi për ditën ndërkombëtare të Holokaustit në Prishtinë, do të thellojë bashkëpunimin në mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]