Zv. Kryemnistri Bujar Osmani prej kujt po kërkon pajtim shqiptaro-serb?

0
1168

Reagim i SHSHA-së në Çikago:

Nuk është hera e parë që (ministrat) e BDI-së në koalicion me partitë politike maqedonase (N.Gruevski-Z.Zaev) në rrugëtimin e tyre po bëjnë gafe dhe përmes politikës aktuale të shtetit ata po veprojnë konformë porosisë: Puno, vepro vetëm ashtu si thotë shteti i Maqedonisë. Me këto të dhëna po e nisë reagimin e vet SHSHA në Çikago, që si shkas është vënë në plan të parë vizita e Zv. Kryeministrit Bujar Osmani në Beograd dhe takimet e tij me zyrtarët e lartë qeveritarë serbë.

Kolovajza e lojës politike me (ministrat shqiptarë), që kanë dalë nga koalicionet e BDI-së me partitë politike maqedonase në Shkup, më skandalozja ishte kur ish-ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi në Beograd,apti takuar gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Dikoviq dhe nga duart e tij mori (mirënjohje publike) me ngjyrat ushtarake serbe. Po ky gjeneral serb Dikoviq është i njohur për krimet deri në shkallë të gjenocidit në ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe plumbat e tij e përgjakën Drenicën dhe Prekazin e Adem Jasharit. Për shkak të krimeve të këtij gjenerali serb, administrata e presidentit Donald Tramp nuk i dha vizë që të jetë në (lutjet e mëngjesit)në Uashington, gjeneralit serb të krimeve në Kosovë,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Në Beograd niset për vizitë zyrtare njeriu i dytë në qeverinë e Zaevit, zv.kryeministri Bujar Osmani, i cili sipas agjendës pati takime me zyrtarë të lartë të qeverisë serbe.Edhe Bujar Osmani sikundër pararendësi i tij Fatmir Besimi(BDI), shkuan në disa qendra të shteteve të rajonit në Ballkan dhe në Beograd, ku ky i fundit doli me disa “teza” të ngutshme politike për njëfarë “pajtimi” në mes popujve të Ballkanit me theks të veçantë të dy popujve shqiptarëve dhe serbëve që, sipas B.Osmanit, do të krijohen kushtet për ecjen tonë përpara në integrimet në BE dhe në NATO.

Kujt i shërben kjo, pyet SHSHA në Çikago dhe për hirë të së vërtetës ia kujton zv.kryeministirt B.Osmani se tërë angazhimet e tij politike në qendrat e shteteve ballkanike si në Athinë dhe Beograd, nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për çastin aktual kur Serbia ditën trubenton njëfarë “rruge” drejtë BE-së e natën vonë ia bënë më sy Rusisë së Putinit, thuhet nga Çikago.

Kontesti rreth emrit të Maqedonisë me Greqinë që tash e 25 ky problem ka mbetur në tryezën e diplomacisë të këtyre dy vendeve dhe të angazhimit të OKB-së dhe BE-së për zgjdhjen e tij sikur i ka dhënë siklet zv. kryeministrit B.Osmani, që nga Beogradi jep mesazhe në emër të qeverisë së tij (përfaqësues shqiptar) dhe, sikundër jemi mësuar të dëgjojmë e të lexojmë në intervistat e tyre,ata asnjëherë nuk e thonë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni, i thotë zëshëm SHSHA Bujar Osmanit.

Ligji i miratuar për gjuhët e pakicave kombëtare dhe të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike, tregoi qartë se gjuha shqipe nuk është bërë zyrtare dhe tashti ka dalur sheshazi e dhëna kushtetuese se gjuha maqedonishtja është e (vetmja) gjuhë zyrtare në Maqedoni, me këto të dhëna ia përkujton SHSHA zv. kryeministrit B.Osmani në Shkup.

Pse po vonohet dhe nuk është vënë asnjëherë nga ky subjekt politik (BDI) në nivelet më të larta të shtetit në Maqedoni se çështja shqiptare nuk është zgjidhë drejtë me aktin kryesor juridik të shtetit përmes Kushtetutës? Para se të finalizojë synimet shteti multietnik Maqedonia për anëtarsimin e saj në institucionet ndërkombëtare të BE-së dhe në NATO, duhet të ketë të qartë Bujar Osmani dhe tërë klasa politike shqiptare në këto hapësira se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare përmes ndryshimeve të Kushtetutës, ku populli i dytë shumicë shqiptarët do të avancohen në shkallë të barazisë si shtetformues dhe jo pakicë kombëtare

për këtë duhet të jetë në plan të parë dhe platformë e kërkesave politike dhe kombëtare për shqiptarët jo vetëm njeriu i dytë në qeverinë e Zaevit në Shkup, Bujar Osmani por tërë klasa poltike e unifikuar e jo në fronte të ndara poltike, që më shumë po e vonojnë dhe po vënë në harresë çështjen shqiptare të (pa)zgjidhur në Maqedoni, kështu i thotë në këtë reagim SHSHA në Çikago, zv.kryeministrit Bujar Osmani në Shkup.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]