Berisha tërbohet pas fletë-thirrjes nga Prokuroria për Zenin: Gjeni vend ku të futeni të shtunën

0
483

Sali Berisha, sapo është publikuar lajmi se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletë-thirrje për të birin, për çështjen e CEZ, ka kërkuar fjalën në Kuvend.

Ai ka folur shkurt dhe ka kërcënuar me trazira.

“Ku do të futeni ju ditën e protestës?
Këtë më thoni mua, ku do të futeni ditën e protestës”, tha Berisha në Kuvend.
Siç e shihni keni ngel një thelë këtu.

Të gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga superprotesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të mega aferave më të mëdha të historisë së vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetajn.

Ikën deputetët, nuk janë këtu as 1/5 e tyre.
E thotë Viktor Hygo: “Nuk njihej më as shef, as flamurtar”.
Çdo bëni ju ditën e protestës, ku do futeni ju? Ua thoni shqiptarëve këtë”, tha Berisha


Loading…


Ai nuk e përmendi çështjen e të birit, por kuptohet qartë që kërcënimi vjen pas frikës që i shkaktoi lajmi për fletë-thirrjen e lëshuar nga Prokuroria për të birin.(TemA)