NJË PËRGJIGJE LOGJIKE RRETH FESË E SHKENCËS PËR NJË BESIMTAR TË PËRJETSHËM…

0
803

Arben Çokaj

Pyetje: Dmth., shkenca ka prova per krijimin e universit dhe jetes? I kam do vjet, por keto prova nuk i kam pare.

Përgjigje: Ka provat e veta shkenca se si është krijuar universi, aq sa ka. Nese lexon biologji dhe teorinë e Evolucionit të Darvinit, e kupton, aq sa e ka kuptuar edhe papa Francesku, se jeta në tokë ka ardhur në mënyrë evolutive dhe ashtu vazhdon, në në mënyrë të tillë… Evolucioni është zbulimi më i madh shkencor, kush del kundër ligjeve të tij, herët a vonë shuhet… Por ju u duken më të besueshme supozimet e fesë, të cilat nuk kanë asnjë bazë logjike. Një Zot i madh, i cili nuk shihet askund, i ka krijuar të gjitha, supozon feja, e atij Zotit të madh ne duhet t’i lutemi, se ndryshe nuk e mbajmë mirë me të, ndryshe ai na ndëshkon?! Ku është arsyeja e logjika këtu? Po faktet?

Fakti nuk është me e supozua diçka, me e marrë me mend, është me e provua. Psh. nëse shkenca do e zbulonte Zotin do të thoshte konkretisht, Zoti është ky, ka kaq fuqi, e kështu na monitoron ne si Big Brodher dhe i kontrollon e regjistron veprimet tona në tokë në këtë mënyrë, ka kamera supozojmë kaq Megapixels dhe me rreze röntgen, që depërton edhe trupin e njeriut dhe shkakton ose shëron sëmundjet tek ne, me rrezatime në distancë, në një mënyrë ose tjetër…

Kurse feja çfarë thotë: Doli një person haluçinant, viziv dhe dëgjimor, si Abrahami, ai ka parë e komunikuar me Zotin, e ai i ka thënë që të vrasë birin e tij të vetëm… Sot ai ndryhet në spital psikiatrik, normalisht, nëse përbën rrezik shoqëror. Shkenca sqaron se nga të nxehtit, e jo vetëm, truri e rrit volumin e tij dhe njeriu shikon haluçinacione dhe dëgjon edhe zëra…

Pastaj vjen puna te Moisiu, ai nga gjeneral i faraonit egjiptian shkon e ruan delet në malet Sinai. Një ditë një gur e godet në kokë, nga moti me stuhi. Duket i rrjedh gjak në kokë dhe i ndryshon sjelljen. Ai e njerëzit rreth tij, këtë goditje në tru e morën si goditje nga Zoti, sepse njerëzit besonin, se në ato maje fshihej Zoti…


Loading…


Më vonë, në Bibël u shkrua për jetën e Moisiut një histori e lindjes së tij, e ngjashme me historinë e themeluesit të Babilonisë së lashtë, Sargon Akkadi, të cilën e kanë gjetur më pas shkencëtarët të shkruar në pllakat sumere, ashtu si historinë e varkës së Noas, që ndryshon nga përshkrimi biblik.

Në atë kohë besonin edhe se vullkani i Jahovait, që ndodhej diku në gadishullin e Sinait nga zhurmat e tymi që lëshonte, kishte lidhje me Zotin. Frika e njerëzve prej tij, si frika e njerëzve në Napoli nga Vezuvi, bëri që ata të besonin se ka një Zot me emrin e vullkanit, Jahovai. Pra, frika e brendëshme e njerëzve është Zoti. Ajo frikë, që njerëzit nuk mund ta sqarojnë, nga padija e tyre…

Me pas kemi shfaqjen e dukurisë Jezu Krisht, mbi bëmat e tij, dhe idenë për të krijuar një fe të re, disi më paqësore se judaizmi, u krijua Kristianizmi. Nuk ka asgjë hyjnore as këtu, por krijim i psikikës njerëzore, në emër e nën idenë e hyjnores.

Sauli nga Tarsi pa haluçinacione vizive, një supernova, që mund të kishte qenë në atë kohë, në natën e errët kur ai po shkonte në Damask, shpërthim i madh i një ylli, dhe dëgjoi ose bëri sikur dëgjoi zëra, sikur iu shfaq Jezu Krishti… Kush e ndan iluzionin e imagjinatën nga realja në këtë rast?! Ai s’e kishte parë e takuar Jezusin kurrë por shkroi sikur ai i kishte folur atij e kështu u bë edhe apostull i Krishtit, e më pas edhe u masakrua nga romakët për besimin e tij, duke u shpallur edhe shenjti Paul, pasi ishte konvertuar në kristianizëm, e nga Saul ishte bërë Paul.

Më vonë pasi Muhamedi e kopjoi fenē islame nga jahuditë e Medinës, krijoi islamin me All’ahun zotin e vetëm, e ai si i dërguari i tij në tokë. Kopjoi Dhjatën e Vjetër e Talmudin dhe krijoi islamin, por tha se Kur’ani i ishte ulur atij në një shpellë. Nuk iu ul me dokumente, por me thënie, si Saulit me sqarimet e Jezusit. Pra, mund të jenë thjeshtë spekulime të tyre, me qëllime sundimi mbi njerëzit e tjerë, se këtë gjë kanë bërë në histori dhe po bëjnë edhe sot, në emër të atij të madhit, që i ka të gjitha në dorë, por që nuk duket askund, Zotit.

Ndëra të krishterët krijuan Dhjatën e re paksa më të pranueshme e paqësore e masokiste – të bie tjetri me shuplakë, kthej faqen tjetër, Muhamedi krijoi një fe më agresive e sadiste. Sadizmi kur gjen terren ushtrohet dhe kap realisht territor më shumë. Prandaj islami ka patur relativisht sukses. Kështu me sadizëm e masakra na janë marrë territoret edhe ne shqiptarëve, dhe feja është përdorur edhe për këtë qëllim, dhe na kanë deformuar si komb, se nuk mundemi e nuk na lëne të organizohemi, aq sa me mbrojtë veten e interesat tona.

Më vonë, kur arabët bënë luftë me njëri – tjetrin, një princ arab i shkolluar në Perëndim, i priu njërit prej fiseve në luftë, shkuan e luftuan në shkretëtirën më të madhe me njëri-tjetrin, atje ku nuk dilte kush i gjallë kur hynte, prandaj e quanin “shkretëtira e All’ahut”, u vranë e u prenë, e fati e deshi që ky princi u plagos, por shpëtoi, fitoi luftën e bashkoi arabët dhe formoi Arabinë Saudite, e cila filloi që rezervat e naftës t’ia shiste Amerikës, e kështu u pasuruan. Ai kur ndodhej në mes të asaj shkretëtire, ku thuhej se ishte All’ahu, pyeti: “ku është All’ahu”, nuk e tha, por e kuptoi se është rrenë kjo punë dhe u tregua aq racional sa të bashkëpunonte me amerikanët dhe ta zhvillonte vendin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe. Fenë e mbajnë për të sunduar më kehtë besimtarët…

Tani sipas teje si besimtar i përjetshëm, ku ndodhet Zoti, All’ahu? Në malet Sinai të Moisiut, te vullkani Jahovai, apo në shkretëtirën e vdekjes në Arabinë Saudite? Apo sot, që e pretendojnë atë se ndodhet në një sistem apo univers paralel, e ne jemi koteci eksperimental i tij… Ai ndodhet me siguri si neurozë obsesionale – që thotë Frojdi, në mendjen e çdo besimtari dhe është shpjegim e justifikim për çdo padije të çdo besimtari fetar.

A ka feja ndonjë ndikim pozitiv? Po, ngushëllues. E siç e thashë, përderisa ne nuk jemi në gjendje t’i bëjmë njerëzit e ditur sa duhet, atëherë shoqërisë i bie më lirë, se rruga është e shtruar, që ta përdorë fenë për të ngushëlluar masat, e mbajtur bën sundim ato…

Kjo është me fjalë tjera edhe një sqarim i shkurtër, i asaj, që përfaqëson Zoti e feja monoteiste, një neurozë obsesionale, për të cilën çdo njeri i pandriçuar në mendje sa duhet, ka nevojë… Prandaj kemi dy rrugë, ose t’i ndriçojmë njerëzit aq sa duhet, gjë që duket se nuk është edhe fort e lehtë, sidomos për shoqëritë e pazhvilluara e në zhvillim, ku besimi nga padija e tyre është edhe më i madh, ose ta lëmë fenë si liri themelore të njeriut, por të përpiqemi, që në këtë kohë, të shmangim anën agresive e dëmtuese të saj, sidomos të islamit.


Sekretin e krijimit të jetës në tokë, e sqaron edhe BBC me këtë shkrim shkencor:
SI KA FILLUAR JETA NË TOKË?, të cilin e kemi përkthyer në shqip.