LUMENJTË NË RRJEDHËN E JETËS SIME

0
931

Nga Kristina Demiri Dojçe

ESE

Nganjëherë më duket se nuk jam gjë tjetër, veçse një shall që valëvitet në siluetën e reve, një simfoni ere, që fryj nëpër grunajat e trazuara, një rrjedhë që zbres nga lartësitë marramendëse të ujëvarave në Edenin e Premtuar. Më duket sikur jam një banore e një planeti të panjohur, që bisedoj me erën, me shushurimat e gjetheve, me nektarin e luleve…

Mëngjezi më josh me atë purpurine e çelur që duket sikur buron nga një shtjellë e ëmbël e pavetedijes më të fshehtë. Duket sikur gjithçka brenda meje konturohet nën një mirazh të padukshëm. Më pëlqen të çohem herët në mëngjes.Qetësia dhe ajri i pastër ma mbushin shpirtin dhe zemrës i japin rrahjet e qeta, të mbushura me gjak dhe oksigjen. Gjithçka duket nën një sintoni gjithëpërfshirëse, ku shkrihet në një trup e shpirt, mendje e zemër, ndjesi e mendim. Koha e Dëshirës dhe Përkushtimit shkrihen në një e Aventura e lirisë së ëndërrëimit dhe përgjegjësisë nisen drejt rrjedhave të reja… Mua më pëlqejne shumë te gjitha stinët, po kjo, do te thosha është e preferuar për mua si për bukuritë e saj, edhe për kujtimet që më lidhin me të. Kujtimi, Ndjenja, Emocioni zgjohen nga thellësitë e mia, nga nëntoka e Unit, si një dëshirë e beftë për tu vetërrëfyer.

Për hir të kujtimeve shpesh rrojmë e ato janë burim kënaqësie, lumturie, malli e shpesh edhe ndonjë lot. Gjithçka fiksohet në kohë; në vend të blicit, ndjesitë fiksohen në celuloidin e memorjes, ku trazohen ujërat e turbulluara të pasioneve të vjetra. Nuk di kë ditë të kujtoj më përpara, por sot nuk e di pse të gjitha kanë lidhje me lumenj, me brigjet e tyre, me urat mbi të cilat kalova. Qysh nga rinia e hershme më ka mbetur në mendje një varg i një kënge ruse: Ne jemi dy brigjet e një lumi që nuk takohen kurrë, thotë kënga. Ajo këngë ka mall, trishtim, dhimbje, erotikë, pendim, klithje, thirrje për riverifikim të ndjesive të mbetura në një kohë të pakthyeshme. E kjo më ka shtyrë që unë të mos mbetem në brigjet e tyre, po të vete tek burimi, atje në malet e larta, në bjeshkët e bukura deri në magji, të zbres në rrjedhen e tyre e të jem bashkëudhëtare me ta.

Oh, sa shumë lumenj ka, po unë flas për lumenjtë që i dhanë bukuri dhe gëzim jetes sime, përfshi këtu dhe ndonjë merak e shumë mall. Sa çaste të bukura më kanë dhuruar, çaste të pa përsëritshme. Ndonjëherë mendoj se njeriut i mjafton fare pak për të qenë i lumtur. Një buzëqeshje e dikujt, një fjalë e mirë, një hedhje dore e lehtë në sup, pak dashuri njerëzore, miqësie. Nuk e di a do ketë ndonjë tjetër si unë, po kam patur fatin të shijoj e kenaqem atje ku buron Shumbini, në Llenge, Pogracec… Ishte aksioni i parë i rinisë. Ne gjimnazistë. Ujëvara e ndjesive rridhte në dëshirën tonë për horizonte të reja njohje dhe premtimi… Ishte hera e parë që largoheshim nga shtëpitë tona e duhej të ishim të zot të vetes….. Rini, Qeshje. Gezim. Mbrëmje vallzimi.


Loading…


Puthjet e para… të fshehtat dashuri, pas punës në rrugën që do çonte Driten elektrike, po edhe Dritën e Diturise…atje ku Uji është Jetë dhe Dashuri. Faleminderit o Ujë i bekuar, dhurata më e shtrenjtë që Zoti i fali njerëzimit! E siç duket, nga ky urim erdhën lumenj të tjerë, të cilët do jenë vetë jeta ime. Kisha pirë ujë në Osum, po isha e vogël e nuk di të flas shumë për të, por di dhe jam krenare që rrënjët e mia janë vaditur me ujin e tij e sot me shume mburje them: “Jam kolonjare”. Vitet ikin pa kuptuar e m’u desh të udhëtoj në rrugët që ecin në brigjet e Shkumbinit, që të realizoj ëndrrën, të bëhem mësuese. Po një tjetër lumë më deshi më shumë e më mori në gjirin e tij! Jam unë Devolli, që buroj nga mali Moravë, nga vendi ku ke lindur… Eja! Udhëtova shumë ditë për të ardhur tek ti Devoll, o lumë që edhe më deshe, po edhe sa herë më trembe.

Kur ishe i qetë e ishte kohe e bukur, unë kënaqesha e qeshja me ty… bëhesha njësh me ty në ato ujëra e dilja e pastër si qelibar e thërrisja si e marrë: ”Qofshi bekur, se jep vetëm begati për ato fushat e mbjella, për ata njerëz bujarë!”… Po kur frynte e kur bubullinte, kur gurët e trarët vinin vrullshëm nga shkëmbnjtë përreth, më tmerroje e unë me shpirt ndër dhëmbë e bërë qull deri në kockë prisja në ankth e panik: A do më vijnë sot fëmijët për mësim?! E prisja atje tek ura e hekurt që lëkundej pa fund e askush nuk mund të kalonte mbi të për të bashkuar brigjet e tua. Eh, mor Devoll, sa herë më more në gjirin tënd? Unë të bija mes për mes e nuk të lija të më mbysje…se e desha jetën, i desha shumë ata njerëz bujarë, që më kishin vajzën e tyre. Aty në brigjet e tua shartuam me një shok një goricë, që të bëhej dardhë e lulet e saj të bardha të shpërndanin dashurinë, po unë nuk dija e Dardha u tha shpejt, pa dhënë lule. ..E mësova kur unë isha larguar nga ai vend, nga brigjet e tua Sa kujtime lame aty ne te dy Ika me lot ne sy, se lashe aty djalin e njohur nen LULET E MOLLES, po mora dashurine e mirenjohjen e GRAMSHIOTEVE..

Gezim e dashuri, po ti, Devoll, si me percolle edhe mua u ktheve ne Dige Drite e te thone sot Banje, po une te dua me shume kur ishe Lume me ure e me mesove te eci vetem perpara ,pa u trembur duke ecur edhe ne ure hekuri qe lekundej e nuk permbytej kurre. .. Me solle ne Moraven tende, tek Burimi.. ne Korcen time Erdha u sheshova këmbëkryq. Piva ujë të kristalte, hëngra mollë e arra, rrush e gështenja e nga vajzë më bëre grua, më bëre nënë, më fale shumë fëmijë, se isha bija jote, mësuesja e të gjitheve e sot them: ”Jam Devolleshë, jam Cangonjare”… Nje dite te bukur Nentori, shkova shume larg ne Amerike,se miqte e mi me thoshin se atje kalon nje Lume e jeta e tyre eshte e bukur. Ah , mora shume mirenjohje e dashuri megjithese kishin kaluar mbi 30 vjet nga ndarjet tona…po jeta rrjedh, si ujet e Lumenjve qe nuk shterojne kurre. Po ç’ pati Erzeni, ky lumi i Tiranës që po përgatitet valën të ma dërgojë, sikur do të më mbytë?! Mos më harro mua, se këtu pive kafen e sytë morën shkëlqim nga një ndjenjë e pa provuar, që shkundi mbi pjalmin e panjohur të Botës.Endren,, Mrekulline. Mos kuptove këtu Dashurinë që nuk e dije se çfarë ishte? me fole kaq embel e une piva, jo kafen, po lumturine.

Ah mor Erzen, çfarë kujtimesh më solle!… Eh, dashuri e parë, herë gaz, herë lot, herë mall, herë trazim e rebelim së bashku…fjalë të mbetura në eterin e kohës, fjalë që dot nuk i thashë!… E lashë për në fund një lumë, që kapëcen shumë male e kufij, që bëhet dritë, që jetës i jep kuptim, që shumë kanë dëshirë ta shijojnë, të jenë në brigjet e tij, të pijnë një kafe atje, të thonë fjale që s’i kanë thënë kurre…se është bukur të duash, është bukur të pish ujë te burimi ku lind dhe dashuria. Me pelqen te jete Drini, qe buron ne Struge,se thone qe atje i ka rrenjet dashuria ime. Struge, sa mall, nostalgji, Nje nate, sa mijra nete te marra se bashku. Sa pak duhet qe ta ndjesh, ta jetosh e shijosh Dashurine? Nje puthje, nje perqafim e dy buze qe thane:-Kjo eshte Dashuria, ti je zemra ime, je gjysma e munguar.. Besova, se ishte hera e pare, qe bashkoheshin DY BRIGJE.,nuk ishin te Lumit, po te JETES. Ah, mo Struge? Të gjithë lumenjtë rrjedhin në drejtimin e duhur. Në drejtim të gabuar ndodh që të rrjedhë jeta e dikujt që ka humbur pikënisjen.

Unë s’e humba kurrë atë, çastin e nisjes së madhe, se e dija dhe e di se kush nuk di se nga ka ardhur, nuk mund të dijë se ku do të shkojë! Është bukur të jesh rrjedhë lumi në kohën tënde dhe të të tjerëve! Unë i dua LUMENJTË… Dua jetën time të rrjedhë si ujët e kristaltë të burimeve të thella, të ujrave të ëmbël e të trazuar, pakthyeshmërisht të lumturisë… Unë shkova tek Drenica tek ky lume qe thone se ploteson cdo deshire” Burim Jete, Ender e Realitet” Piva ujë, vazhdoj ende të pij e të ëndërroj Po shteri lumi dhe ëndrra, ç’kuptim do të kishte vallë jeta ime, jeta jote, jeta e gjithekujt!? Është jeta ime, është dashuria ime. Të gjithë lumenjtë rrjedhin në drejtimin e duhur, Unë rrjedh pambarimisht në rrjedhën e tyre. Nuk ka kohë tjetër, veç asaj që rrjedh në valët e lumit, në ujin e jetës, në bekimin e shpirtit të lirë, që ëndërron pambarimisht Përsosjen e Madhe. Apo jo, Lumenj Lumenj Magjike te, trazimeve të mia?!

Dërgoi për publikim, Denis Hata