SI I DHA PUTINI LEJE ERDOGANIT PËR INVAZJON NDAJ KURDVE NË SIRI

0
732

Nga Bajram Kabashi

Dy ditë para se Turqia ta fillonte invadimin në provincën Afrin në Siri të shtunën në Moskë ishte komandanti suprem i ushtrisë turke dhe shefi i shërbimit të zbulimit. Atje e takuan ministrin e mbrojtjes së Rusisë Sergej Sjojgu dhe shefin e përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë, gjeneralin Valerij Gerasimov.

Gjenerali Hulusi Akar dhe shefi i shërbimit të zbulimit Hakan Fidans kishin për detyrë që t’i lusnin për miratimin e tyre për luftën ajrore turke ndaj Afrin, njohtoj Reuters të enjten më 18. januar.

Rusët ua dhanë turqve sigurinë që ata e deshtën. Kjo për faktin që një invadim turk ishte “më i vogli prej të kqijave të tjera” për miqët e Rusisë në Damask. Dhe për shkak që ky invazion mund ta largoë Turqinë nga partneri i saj në NATO, SHBA, mendojnë ekspertët.

ps!
Shqiptarët “kokëtrashë” nëse nuk e kuptojnë shpejt se kah janë duke i dërguar ushëheqësit kriminel e të korruptuar sa nuk mund të përshkruhet korruptimi i tyre, duhet të nxiten që ta kuptojnë urgjentisht se janë të udhëhequr nga të pabesët, njerëz që shesin komb dhe Atdhe për shkak të interesave të tyre të mjera. Shërbimet e fshehta Shqiptare ngado që të jenë ato (nëse udhëhiqen e përbëhen prej shqiptarësh të vërtetë), duhet ta përcjellin në çdo hap çdo udhëheqës të shpifur të këtij populli; pavarësisht cilës parti i takon ai, – pozitës a opozitës, që mos t’i lënë të tradhëtojnë por t’ua tregojnë vendin, si kudo në botën demokratike.

Duhet ta kuptojmë se është tepër shqetësuese e alarmante ajo që e theksonte veterani i diplomacisë së Republikës së Shqipërisë Shaban Murati në një analizë të tij, ku, pos tjerash, theksonte: “Fenomeni është tepër shqetësues, sepse, siç më tregonte këto ditë në një bisedë ambasadori i një shteti të rëndësishëm i akredituar në Tiranë, disa politikanë shqiptarë kanë filluar të ankohen nëpër disa ambasada joperëndimore në Tiranë për “ndërhyrje amerikane në punët e brendshme të Shqipërisë”.


Loading…


Ndalni shpejt e pamëshirshëm kriminelët e profilit të lartë, se keta për ta shpëtuar fytyrën që nuk e kan e që t’i ikin arrestimit të mundshëm, janë në gjendje që cdo kujt t’i bijnë në prehër, qoftë edhe armikut të popullit që i përkasin!
Mos të tjerrim e fantazojmë ma shumë: Kryesorët që po na rrezikojnë, janë “udhëheqësit tonë”, të tjerat janë përralla që mund t’u tregohen fëmijëve para gjumit…

Milazim Krasniqi dhe Erdogani i tij?
Milazim Krasniqi është “produkt” i projektit antishqiptar të PDK për islamizimin e kombit, islamizim të kobshëm e antishqiptar të cilin që prej vitit 1999 e ka filluar partia e “luftëtarëve”, projekt ky shqiptarzhbërës që tashmë e pasuan të tjerët , duke u shty me njëri-tjetrin se cili lider e cila parti politike po shkatërron më shumë tuj e xhamiizue e islamizue kombin shqiptar, për interesat e Turqisë e të Rusisë.

Referencë: https://www.aftenposten.no/verden/i/rLWOda/Slik-apnet-Putin-for-Tyrkias-invasjon-i-Syria