KTHIMI I SKËNDERBEUT NË KRUJË

0
4904

FASLLI HALITI

KTHIMI I SKËNDERBEUT NË KRUJË

Ra perëndimi
me hënë e re
Si flamur otoman,
Kur Skënderbeu rrufe
Mbi, dherat e tia u çfaq.

U ndezën yjet e shuar
Në qiellin e zi shqiptar
Dhe Krujës i mbinë në gjoks
Si qindra dhe mija lulkuqe,
Qindra dhe mija pishtarë.

Pastaj një mëngjes i qashtër agoi,
U ngrit një shqiponjë nga shkrepat,
Pezull mbi qiellin e purpurt qëndroi.
Ishte mëngjesi
I parë,

Si flamur i kuq shqiptar.


Loading…


LEVETËS

«Ushtarit që shpëtoi Skënderbenë»

Kruja ishte kryekështjella
Që s’duhej ta humbiste Arbëria,
Skënderbeu ishte
Kryetulla
Që s’duhej ta humbiste Shqipëria.

Unë vetë sa të falënderoj,
Nuk të përjetësoj dot,
Ty Levetë
S’e kam këtë mundësi
Por duke shpëtuar Gjergjin
Ti e përjetësove vetë veten nëpërjetësi!

1984, «Zëri i Rinisë»