Më i ndritshmi i yjeve

0
2249

Poezi ng Ramë Thaçi

Ibrahim Rugova

Më i ndritshmi i yjeve,
i lindur në familjen atdhetarësh Rugovase
në fshatin Cërrcë, në Kullë të Gurit, në zemër të Podgurit,
ku rritët me erëra të forta më dëborë
që nga veriu parreshtur, lëshoheshin në Kosovë.
Më i ndritshmi i yjeve,
me sytë e tij shqiponjë
kudo që vëzullonte dritë,
kërkonte ta shkëlqej Dardaninë!
Më i ndritëshmi i yjeve, me kravatë të shtrënguar nyje
e shallin e të të parëve në qafë, të larë në gjak,
derisa UÇK-ja bëri Luftën Çlirimtare, bashkë më miqet tonë,
Kosovën e çliruan anëm mbanë!
Më i ndritshmi i yjeve, lirshëm ajër lirie thith
nën hijën e lisit që vet mbolli
në vendlindjen e tij
dhe kudo në Dardani.
Por një ditë kur moti solli stuhi,
shoqëruar me rrebeshe e fortunë të shpejtë
më i ndritshmi i yjeve, si meteor zbriti nga qielli,
në tokën dardane ngjalli shpresë…
Sot prehesh i qetë në përjetësi
arkitekt i pavarësisë
Ibrahim Rugova,
askush si ti!

Prishtinë, 21 Janar 2006


Loading…