U PËRKUJTUA GANIMET KLAIQI, POET, GAZETAR, MËSIMDHËNËS

0
755

Shkruan shkrimtari Hajrush S. Redenica

Më 19/01/2018 në sallën e Kuvendit Komunal në Dardanë (ish-Kamenicë) u mbajt orë e madhe letrare, organizuar nga Klubi Letrar “Nositi” dhe përkrahur nga KK i Kamenicës, kushtuar poetit, gazetarit, profesorit të shquar z. Ganimet Klaiqi. Pjesmarrës në këtë manifestim ishte edhe kryetari i komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati me stafin e tij udhëheqës komunal, pastaj dr. Hysen Matoshi, Profesorë, gazetarë, intelektualë, student, nxënës dhe qytetarë të tjerë, ku edhe u recituan disa poezi qëi ka shkruar i ndjeri z. Ganimet Klaiqi.

Shumë emocionues ishte çasti, kur mbesa e Ganimet Klaiqit, Margarita Rashiti recitoi një poezi shumë të bukur, që vetë Ganimeti tanimë i ndjerë e kishte shkruar, por edhe më emocionuse ishte, kur zonja Emine Hoda, bashkëshortja e Ganimet Klaiqit, u paraqit para të pranishmëve dhe na dha shumë fjalë miradije dhe na përcolli një nga një, duke na përshëndetur secilin prej nesh në mënyrë të veçantë.

Ganimet Klaiqi u lind në fshatin Poliqkë, më 16/01/1965. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Kamenicë, ndërsa studimet i kreu në Universitetin “ Hasan Prishtina” të Prishtinës, si dhe studimet master për gjuhë dhe letërsi shqipe.


Loading…


Në vitin 1997Ganimet Klaiqi vendosi të merret me gazetari. Punoi si gazetar nëpër shumë gazeta dhe portale, ku u njoh nga lexuesit anekënd atdheut perms shumë shkrimesh në gazetat “Koha ditore”, Rilindja”,” Epoka e re”, “Zëri”,” Lajm” e tjera. Për shum kohë punoi në kazetën “Koha ditore”. Si arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe punoi prej vitit 1993 / 1994 në fshatin Koretin të Kamenicës.

Ganimeti u mor edhe me shumë aktivitete. Ai ishte edhe anëtar i Partisë Parlamentare të Kosovës, dega Kamenicë. Ganimet Klaiqi mori përsipër barrën për organizimin e Referendumit të Pavarësis së Kosovës në Kamenicë. Na la dhe iku për botën e përhershme, më 15/05/2017 për të mos u harruar kurrë.

Familjarët e Ganimet Klaiqit gjithmonë kanë qenë në shërbim të popullit dhe njihen si intelektualë të të gjitha kohërave dhe luftëtarë, aty ku e kërkonte koha. Po ashtu ishin dhe humanistë të mëdhenj, mikpritës etj. E kujtojmë edhe Rifat Klaiqin, një intelektual i madh, humanist dhe veprimtar. Ai kohën e lirë e kalonte edhe me kopshtari, ku qysh prej vitit 1951, kur ishte si normalist në Shkollën Normale të Prishtinës mbolli shumë drunj. Bektesh Klaiqi ishte një atdhetar, që kur e kërkoi atdheu, më 28/29 qershor të vitit 1944 dhe më 26 korrik pot ë atij viti, mori pjesë në dy luftrat frontale të Kikës Legjendare me armikun serb.

Poezi nga Hajrush Redenica

TI IKE

Ti ike, shkove në vetmi
Na le shumë zbrastirë
E more me vete të lumen poezi,
poezia u bë heshtake
Faqet e gazetave mbetën të zbrazura
Na u shkëput një lule
Që me ujë Kike na është ujitur
Afër Kikës legjendare
Aty u linde dhe u rrite
Nën hijen e lisave të gjatë
Aty poezinë e nise
Nuk po u besoj syve të mi
Që ka heshtur e lumja poezi

Respekt jetës dhe veprës së Ganimet Klaiqit!

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar