MAQEDONIA ME EMËR E, PA EMËR ?!

0
1848

DERI KUR ME KËSO POLITIKË DENIGRUESE NË TRUNGUN E ORIGJINËS?!

Bisedimet dhe marrëveshjet në tavolinë në trevën ballkanike deri më sot nuk dhanë rezultate edhe pse shumë herë ishin prezent dhe garantues edhe faktori ndërkombëtarë. Sllavët asnjë herë nuk ka respektuar marrëveshjen në tavolinë, duke gjetur përkrahës edhe subjektin shqiptarë, por, për fat të keq këta njohin dhe respektojnë vetëm forcën. Por, para përdorimit të forcës si, formë fundit, për realizim e të drejtave dhe lirisë së plotë nacionale dhe qytetare, të protestohet duke bashkuar gjitha subjektet, politike e qytetare, me pjesëmarrje i madh e, i vogël.

Ngecjet e thella që u bënë në zhvillime shoqërore si: politike, ekonomike, kulturore, arsimore e lëmit tjera, populli shqiptarë u dëmtua e diskriminua deri në palcë bashkë me nacionalitet tjera jo sllave. Ndasitë ndërnacionale u thelluan nga koha në kohë, të gjitha qeveritë në këtë shtet u sollën keq e më keq, në forma më të egra të mundshme, ndaj nacionaliteteve jo sllave, e sidomos ndaj nacionalitetit shqiptarë. Duke ditur se ky popull është autoktonë, dhe qëllim i veçantë ishte dhe mbetej zhdukja dhe përbuzja e, çdo gjëje që ka të bëjë me popullin popullit shqiptarë. Qemal Musliu

Ngecjet e thella që u bënë në zhvillime shoqërore si: politike, ekonomike, kulturore, arsimore e lëmit tjera, populli shqiptarë u dëmtua e diskriminua deri në palcë bashkë me nacionalitet tjera jo sllave. Ndasitë ndërnacionale u thelluan nga koha në kohë, të gjitha qeveritë në këtë shtet u sollën keq e më keq, në forma më të egra të mundshme, ndaj nacionaliteteve jo sllave, e sidomos ndaj nacionalitetit shqiptarë. Duke ditur se ky popull është autoktonë, dhe qëllim i veçantë ishte dhe mbetej zhdukja dhe përbuzja e, çdo gjëje që ka të bëjë me popullin popullit shqiptarë. Prandaj përfaqësuesit shqiptar edhe pse ishin në pozitë, në fakt llogariteshin si opozitë, dhe me këtë luanin rolin dysh: pozitë për formalitet, opozitë për gjithë çka që ka të bëjë me nacionalitetin shqiptarë, dhe si shpërblim për “pajtim-dëgjueshmëri” jepeshin, shpërblime të ndryshme individuale.

Nga ky veprim i pa përgjegjshëm, i pa moralshëm i qeveritarëve sllav, dhe shfrytëzuesit e këtyre “shpërblimeve” lejuan të përbuzet, e të diskriminohet në forma më të zeza, duke i torturuar, duke i vrarë, duke i burgosur sipas tekeve të kohës. Populli shqiptar edhe pse popull autokton, kjo vlerë ju mohua në të gjitha format. Kështu me veprime të pa përgjegjshme, bënë dëme të pa krahasuara, denigruan e mashtruan me forma të llojit më të ndryshme, madje, duke përdor marrëdhënie e forma më të ulëta, si: korrupsioni, nepotizmi, përulje morale …, punësim pa kriter profesional dhe forma tjera të pa para ndonjëherë.

Me këtë, dëmtuan tej mase profesionalizmin si, kusht për një veprim e punë të suksesshme. Dëmtuan shkollimin e mirëfilltë, dëmtuan vlerat nacionale, dëmtuan vlerat qytetare në përgjithësi. Bënë gjithçka pa kurrfarë kriteri të dijes e aftësisë dhe bënë një të veçantë “punësim”, pa vend pune, pra pagesë pa krijim faktikë të marrëdhënies në punë. Ky farë lloj “punësimi” bëri dëme të pa krahasuar ndër qytetarë, sidomos në raport me nacionalitetin shqiptar.

Pra, të ngritën gjitha strukturat qytetare, pa dallim nacionaliteti, feje, e të mos rrihet duar kryq dhe të mos hezitoje askush, duke ndaluar përfundimisht këso qeverisje diskriminuese e nacionaliste, dhe bërjen kujt si të i teket, e si t`i pëlqejë vetëm disa individë.

Në mesin e mërgimtarëve shprehet shqetësimi për gjendjen e rëndë në trungun e origjinës!

Bashkohen në një vijë veprimi, të të gjitha subjektet politike, e qytetare, që nuk kanë hise në veprimet e dëmshme të deritashëm dhe që nuk pajtohen me këto përbuzje, me këto denigrime, me këto pakënaqësi e shumta, të bëra nga qeverisja e keqe e me hile, që u bënë dhe po i bëhen vazhdimit popullit autokton po edhe nacionaliteteve tjera jo sllave.

Atdhetarët e mirëfilltë kudo që jeni, intelektual e, punëtorë, të rinj e të vjetër, pra të gjitha strukturave, duke mos vërë vijë ndarëse partiake, religjioze, dhe as ndarjes nacionale, që frymon dhe jeton në këtë shtet, dhe që ka hise në këtë shtet, të koordinohen veprimet politike e qytetare në një vijë veprimi, për të dalë dhe ecë në hap me kohën. Të hiqen megalomanit e, patriotizmat e rremë, po të punohet me përkushtim të vazhdueshëm, deri në arritjen e aspiratave më të larta të vlerës njerëzore pa dallim feje, apo nacionaliteti, për të mos shkuar edhe më tej drejt ndasive të kohës së perënduar deri në shpërbërje.

Prandaj veprimet e këtilla të deri sotme, krejtësisht të dëmshme, e, me interes të ngushta nacionale sllave dhe të individëve të nacionaliteteve tjera. Këso qeverisje, nuk na shpien kurrë e kurrës, në përparim, në zhvillim dhe në jetë të qetë qytetare, të kohës moderne. Sot shtetet moderne këtë brengë, të diferencimit dhe ndasive nacionale e, kanë të harruar dhe synim i këtyre shteteve, sot është jeta sa më kualitative, sa më me vlerë dhe me një standardi sa më të lartë, duke zvogëluar sa më shumë papunësinë, varfrin, korrupsionin, përuljen dhe dukurit e ndryshme negative, me motive tepër të ulëta, që sot i ka ky shtet me emër e pa emër: Maqedonia.

Popull, mos besoni se çfarë premtojnë gjatë diskutimeve në tavolinë dhe gjatë fushatës zgjedhore, ku për “24 h” ua bëjnë vendin dhe jetën parajsë”. Po, Besoni vetëm veprës të cilën e bëjnë në terren. Subjektet sllave bashkë me shoqëruesit-renegatët shqiptarë, bënë deri më sot çfarë ju tek. Nuk do të jetë pa arsye dhe pa interes nëse bëhet koalicion edhe me opozitën (momentale) sllave, por duke vërë në letër dhe në kontratë, gjitha kërkesat e poshtë shënuare

Si rezultat i qeverisjes neveritëse dhe pakënaqësive të shumta, nacionale e qytetare, sot:

Të hiqet qafe kjo qeveri, e cila popullin shqiptarë e ka vërë në pozitë, poshtëruese e të ç‘veshur nga vlerat kombëtare. Të fillohet ndryshime rrënjësore si:

1. Kushtetutë të Re, që në preambulë të citohet se: populli shqiptarë, si popull autokton, bashkë me popullin sllav në Maqedoni, të jenë bartëse dhe përgjegjëse e sovranitetit shtetërorë.

2. Rregullimi me Kushtetutë dhe Ligj, për përdorimi i Gjuhës Shqipe, si gjuhë autoktone dhe gjuhë zyrtare në tërë territorin dhe hapësirën shtetërore.

3. Gjyqësi me përfaqësues dy nacionale, te veprat penale të rënda, me karaktere dyshimi ndërnacional, për të mos prodhuar raste inekziste , raste false, raste montimi e të dyshimta dhe duke përbuzë vlerat fetare e nacionale si p.sh. rasti i: Sopotit, Brodecit, Monstra, dhe Kumanova e majit 2015.

4. Ndarja e buxhet shtetëror të bëhet, sipas kontributit nacional, dhe duke ndarë buxhet të veçantë për vendbanimeve me popullatë shqiptare të lëna krejtësisht pa kurrfarë infrastrukture.

5. Vota e përfaqësuesit të subjektit shqiptarë në parlament, të jetë e barabartë me votën shumicë sipas parimit të Banditerit, për raste me interes nacional.

6. Të zbardhen vrasjet misterioze të luftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

7. Flamuri Kombëtarë Shqiptarë, me dimensione të njëjta në raport me atë që përdoren në Maqedoni, si flamur i shtetit.

8. Zgjidhja përfundimtare e statusit të ushtarëve të UÇK-së, dëmshpërblimi, jetësor e material në luftën e vitit 2001, dhe njohja pensionit invalidor të gjithë të lënduarve, të traumatizuarëve dhe dëmshpërblimi, për gjitha dëmet që u bënë në këtë periudhë.

9. Regjistrimi i popullatës rezidente dhe atyre që janë në mërgim, i cili u ndërpre pak ditë para mbarimit që është dëshmi, për numrin e vogël të atyre të deklaruar si sllavo-maqedon. ? !

10. Maqedonia me emër e pa emër, të quhet: Republika e popullit: Shqiptarë, sllav dhe e popujve tjerë në Maqedoni, ose Republika popujve në Maqedonia, ose R. e Iliridës, apo të gjendet emërtim tjetër

Këto propozim-kushte të hynë në fuqi në momentin kur nënshkruhet nga palët kontraktuese, dhe si të tilla prodhojnë mbrojtje juridike e morale, të rregulluar me Kushtetutën e re.

P. S.

1.Pas zgjedhjeve të reja, pavarësisht se kush qeverisë, dhe si formohet qeveria me cilët subjekte qeverisë në vijim, mos realizimi i vetëm njërës nga këto kushte të cekura më lartë, popullit shqiptar nuk i mbetet rrugë e bashkëqeverisje, e bashkëjetesës në këtë shtet kontestues, në arenën ndër regjionale e, ndërkombëtare si: nacionaliteti, emri, feja dhe ma në fund i kontestohen edhe vlerat historike, të cilat i ka të marra të gjitha, nga shtetet fqinje.

2.Formimi i strukturave paralele apo në vete për qeverisjen e popullin shqiptarë: I L I R I D A

Cyrih – CH, 19.04.2016