Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist“
Tregimin duhet ta lexojnë ata zgërdhecë langarë që mbushin faqet e gazetave me gëlbocka antikomuniste, por në vitet kur Shqipëria u sundonte nga komunizmi revolucionarë as kanë folur, as kanë shkruar për masakrat tragjike me 750 intelektualë modernistë të kulturuar, të burgosur të internuar dhe 2500 djem dhe burra mendimtarë vizionarë të përkushtuar për drejtësi dhe demokraci, por u pushkatuan, u groposën pa gur varri.
Nga SALI LEKA
Të lexosh është art i shkëlqyer, por duhet aftësi, vullnet dhe arsim.
Të debatosh është harmoni e mrekullueshme njerëzore, por duhet kulturë, dituri dhe etikë shembullore.
Në Shqipëri ka shumë gazeta dhe televizione, por janë të mbyllura nuk bëjnë debat mediatik, as bashkëbisedim publik. Fjalët debatoj, debatim nuk janë shqip, por përkthehen bashkëbisedoj dhe bashkëbisedim me njëri tjetrin, por redaksitë e gazetave dhe televizioneve janë zhytur në skurrik, i fshihen publikut, nuk hapin rubrika speciale letrare artistike, as nuk bëjnë emisione eposike me debat të hapur jetik mediatik dhe me vizion humanist të kulturuar demokratik liberalist modernist.
Pa debat mediatik me bashkëbisedim të hapur publik nuk del asnjë verdikt i dobishëm për jetën njerëzore të popullit.
Zuzari, kusari dhe gënjështari nuk dalin kurrë kundër zuzarit, kusarit dhe gënjështarit. Ato redaksi gazete dhe televizione që janë vetë zuzare, kusare, gënjështare, spekullante, obskurante, fallsifikatore dhe sharlatanucke, nuk bëjnë debat mediatik, për të demaskuar zuzarët, kusarët, gënjështarët, shtrembalarët, fallsifikatorët, spëkullantët dhe obskurantët e gelbocur reziluckit e jargosur.
Prandaj mënxyra dhe katrahura mediatike ka vite që vazhdon. Punonjësit e dikastereve të shtetit, të ministrive, të bashkive nuk lexojnë, por i kanë sytë dhe mendjen tek aferat korruptive dhe kanë vepruar si në kohën e otomanizmit obskurantist: “o mete tërhiqe për vete, pjesa që mbetet merrja Lenës, jepja Prenës“.
Mbas vitit 1992 në Shqipëri kanë ndodhur batërdi dhe menxyra katastrofike si në shekujt 18 dhe 19. Me britma, ulurima, gumëzhitje dhe llomotitje se po rrëzojnë komunizmin, u rikthyen mysibeckat e otomanizmit obskurantist rezilist munafikist.
Shqipëria kishte dhe ka lexues me vullnet të aftësuar, të arsimuar, të kulturuar, por janë disinformuar nga botimi i gënjeshtrave, i shtrembërimeve dhe i fallsifikimeve langare në faqet e gazetave demagoge lapanjoze skandaloze.
Fatmirësisht për lexuesit e nderuar fisnikë eposikë të arsimuar ka edhe gazeta që botojnë tregime të vërteta, të dobishme shembullore, për jetën njerëzore në këtë botë tokësore.
Gjatë 12 muajve të vitit 2017, dy redaksi gazete kanë botuar 75 tregime të miat. Këto tregime janë thesare të çmuara për lexuesit.
Unë nuk e prisja botimin e 75 tregimeve të vërteta, të mrekullueshme shembullore. Nuk e prisja botimin e tyre, për arsye se: Veprat e mia letrare artistike, prozaike dhe poetike, janë të vërteta aposike dhe me demaskime të drejta sarkastike, stigmatike kundër padrejtësive, ligësive dhe aferave korruptive, por shumica e gazetave janë ngritur dhe funksionojnë me ingranazhet e korrupsionit, duke botuar çdo ditë spekullime, shtrembërime dhe fallsifikime galopante.
Tregimet e mia janë me demaskime të drejta, të dobishme kundër zuzarëve, kusarëve dhe keqbërësve të pistë dhe redaksit e gazetave zuzare dhe langare, as i kanë botuar, as nuk i botojnë, demaskimet e drejta kundër keqbërësve, zgërdhec gelboc të jargosur.
Sistemi mediatik nuk demaskon keqbërës langarë zuzarë dhe akoma më keq sajon keqbërës imagjinarë me gumëzitje dhe llomotitje ashtu si Enver Hoxha që trillonte dhe sajonte armiq e tradhetarë edhe në aparatin e byrosë politike me komunistë proletarë dhe fshatarë.
Unë nuk jam dëshpëruar nga mos botimet e censurës dhe katrahurës makabre mizoriste në ato vite të muzgut dhe skëterrit komunist. Vite të llahtarshme tragjike. As nga burgosjet dhe përsekutimet e tmerrshme nuk kam vajtuar me lot syu, por me lot shpirti. Po, po me lot shpirti! Dhe lotët e shpirtit të forcojnë, të vitalizojnë, të mbushin me aftësi, vullnet dhe guxim për të folur të drejtën, për të shkruar të vërtetën.
Njëzet e pesë tregime të botuar në faqet e dy gazetave dinjitoze prestigjoze janë nga tre libra që jam duke shkruar: “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist”, “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”, “shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist”, librin e tretë e kam titulluar kështu se mbas vitit 1992 stafetën e antikomunizmit e rrëmbyen gënjeshtaruckit, reziluckit, zgërdheckit, gelbockit dhe shtrembaluckit e kalbëzuar, duke botuar nëpër gazeta shtrembërime obskurante dhe fallsifikime galopante monstruoze nën maskën e demaskimit të komunizmit.
Me këto shtrembërime të jargosura, këta gënejshtaruck reklamohen si antikomunistë, porn ë fakt as gojën, as gishtin nuk e kanë lëvizur kundër mizorizmit komunist enverist.
Antikomunistë të vërtetë të betuar ishin fisnikët dhe kreshnikët, viganikët dhe eposikët e përkushtuar për drejtësi dhe demokraci dhe nuk ishin, gënjështarët dhe langarët as shtrembalarët dhe zuzarët e qelbëzuar të kalbëzuar që janë shtuar.
U shtuan se fisnikët u paksuan nga ingranazhet e vampirizmit enverist ramizist.
Enveri me Ramizin sot nuk jetojnë, por veprojnë zuzaristët, sharlatanistët e tyre.
Këta zuzaristë zgërdhec, gelboc i kanë zgjatur kthetrat e pista të infektuara nëpër redaksitë e gazetave, televizione dhe në dikasteret e shtetit, ministri e bashki.
Kurse qeveria Edi Rama e viteve 2013, 2017 nuk kishte gërshërë me jua shkurtuar kthetrat e qelbëzuara këtyre zuzaristëve të kamufluar të hipokrizuar enveristë ramizistë që duan të bëjnë akoma komunizëm dhe marksizëm proletarë pa Enverin dhe pa Ramizin dy vampiristë revolucionarë kryezuzarë në kupolën macabre të byrosë politike kriminale tragjike.
Këta zuzaristë lehebistë kanë botuar fallsifikime me gënjështra dhe shtrembërime monstruoziste për të mbuluar masakrat e vërteta të komunizmit dhe duan akoma me I mbuluar.
Vitet 2016-2017 ishin dy vitet që janë botuar libra me gënjeshtra fallsifikime dhe shtrembërime të rëndomta më shumë sesa janë botuar 17 vjet, 1998-2015. Kurse gjatë viteve 1992-1997 nuk u botua asgjë, letërsia u shkretua, gazetaria u llumzhua, u pisanjoz, u bë e ndyrë, neveritëse.
Kurse unë bashkë me shokët dhe shoqet e mia në çdo rrethanë dhe situatë kritike kemi bërë punë të madhe, punë të shkëlqyer, por të pa shpërblyer nga mizorizmi obskurantist antihumanist.
Në ato vite të muzgut dhe skëterrit antimodernist, antidemokratik redaksitë e gazetave ishin zuzare dhe mizore të tmerrshme armike të egra kundër shkrimtarëve të kulturuar liberalistë modernist të provuar, të dalluar, humanist dhe demokratë, iluministë të betuar.
Fatkeqësisht edhe tani disa gazeta janë kthyer në kusare langare të pista dhe nuk botojnë asnjë ngjarje macabre, asnjë masakër të llahtarshme që kanë shkaktuar ingranazhet monstruoziste të diktaturës gjakatare komuniste e komanduar nga kthetrat e klikës së tërbuar enveriste ramiziaste vampiriste e pamëshirshme.
Unë me shokët e mi demokratë nuk jemi ankuar për interesa dhe motive personale, por jemi indinjuar dhe revoltuar për motive kombëtare Atdhetare. Akoma më shumë do të revoltohemi nëse do të vazhdojë akoma katrahura dhe mënxyra katastrofike mediatike.
Akoma më fort do ta demaskojmë botimin e librave dhe tregimeve me gënjeshtra fallsifikime dhe shtrembërime të fakteve, ashtu si librat e K. Dervishit dhe D. Kalocit “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist“, “Kadare denoncuar“ dhe “Kadare në 101 dokumentet e pallatit të ëndrrave“.
Këto tre libra janë të mbushura me fallsifikime, shtrembërime, sajime dhe trillime të neveritura.
Në tregimet e këtyre librave nuk ka asnjë fakt konkret, as ngjarje të vërteta, asnjë emër shkrimtari i burgosur dhe i internuar, për letërsi moderniste disidente liberaliste, reaksionare mikroborgjeze. Janë burgosur, internuar dhe përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht 125 shkrimtarë dhe dramaturgë të kulturuar, por emrat e tyre Dervishi me Kalocin nuk i kanë shkruar, por kanë tjerrur zhgarravina, mysibecka, gumëzhisin dhe llomotisin për Ismail Kadarenë, sikur e ka përsekutuar sigurimi komunist.
Këto fjalë janë gënjeshtrat e stisura të Dervishit dhe Kalocit. E vërteta është: Shkrimtarin Ismail Kadare, nuk e kanë përndjekur sigurimi komunist, as byroja politike enveriste ramiziste.
Kadaren nuk e kanë burgosur, as e kanë internuar, por e kanë favorizuar dhe privilegjuar.
Librat e Kadares të tëra janë botuar me reklama pompoze se ishin libra për lavdinë madhështore të komunizmit.
Librat e Ismail Kadaresë bashkë me librat e Enver hoxhës ishin programe mësimore nëpër shkolla se ishin libra revolucionare marksiste.
Kurse 85 librat e shkrimtarit Sali Leka, nuk i botuan, por i mbyllën, i censuruan se ishin libra dekadente mikroborgjeze, reaksionare liberaliste dhe degjeneruese për njeriun e ri proletar socialist që ka formuar partia dhe shoku Enver.
Me këto akuza mizore mua më burgosën, më përsektuan 25 vjet rresht. Më diskriminuan me ligësinë dhe egërsinë e ujkut. Më kanë urryer tmerrësisht me zilinë e llahtarshme për tregimet dhe poezitë e mrekullueshme brilante, të mahnitshme dhe shembullore të dobishme për jetën njerëzore, të çdo kombi dhe rrace në botë.
U mbyllën, u censuruan, librat e mrekullueshme dhe dramat teatrale të dobishme të shokëve të mi shkrimtarë dhe dramaturgë të shkëlqyer Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Xhemal Broja, Minush Jero, Dhimitër Xhuvani, Piro Kuqi, Faik Ballanca, Kasem Trebeshina
Me shumë nderim dhe kujtim për shkrimtarët dhe dramaturgët e burgosur të vuajtur, të rraskapitur që sot nuk jetojnë më. Edhe mbas vdekjes duan me i diskriminuar me i diskretituar se të vdekurit nuk flasin, nuk reagojnë dhe nuk kanë avokat mbrojtës.
Me shumë admirim jetik sublim pë rata që jetojnë dhe kontribojnë për letërsinë, artin dhe kulturën, drejtësinë dhe demokracinë shembullore triumfatore me të drejta të plota humaniste njerëzore, por akoma më keq duan me na rraskapitur dhe stërmunduar shtrembaluckit, reziluckit, gëlbockit, zuzaristët, fallsifikatorët, përsekutorët mizoristë dhe sharlatanistët që kanë rrëmbyer stafetën e antikomunizmit.
Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Unë e dua të vërtetën si jetën sit ë shënjtën. Ky numër telefoni është adresa ime e vërtetë. Unë nuk i shmangem të vërtetës unë nuk dredhoj nga e drejta. Unë jam kundër të shtremburës, kundër gënjeshtrës dhe të ligës.
Unë e dua të vërtetën edhe kur e thonë ata që nuk më duan mua.
Djali i Enver Hoxhës Sokoli me bashkëshorten Liljana, nuk më kanë dashur mua, por kanë publikuar fjalë të vërteta për Isuf Kalon Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë.
Sokoli dhe Liljana kanë botuar shumë pak nga krimet e tmerrshme që kanë bërë Isuf Kalo, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia: Nexhmija jeton, por do të vdesi dhe do t`i marrë krimet në varr, ashtu si i mori Fiqirete Shehu.
Nexhmije Hoxha dhe Fiqirete Shehu, dy vampire të pamëshirshme gjakatare të kupolës mizoriste të byrosë politike komuniste. Nexhmije Hoxha ka botuar në gazetë fjalë të egra të tmerrshme edhe kundër djalit saj Sokolit dhe nusës së tij Liljana e përjashtuar nga familja, kur jetonte Enver Hoxha, por i sëmurë rëndë, i skizofrenuar, i pavetëdijshëmkomplet i matufepsur, i tëri nën sundimin totalisht të Isuf Kalos, Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.
Mbas vitit 1973, në Shqipëri janë bërë masakra të llahtarshme, vampiriste me emrin e Enver Hoxhës, por në fakt Enveri kishte mbaruar së komanduari dhe nuk kuptonte asgjë.
Dhe kur njeriu nuk kupton, as nuk sundon, as nuk komandon, por sundohet shumë lehtë, dhe e komandojnë edhe kafshët edhe shpëndët korbat dhe laraskat.
Në muajin dhjetor 2017 dy redaksi gazete botuan tregimin me titull: “Kur i biri nuk është krenar për babain e tij” Tregimi im nga libri “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enveist”.
Edhe unë kam shkruar shumë pak krime të Fiqirete Shehut në faqet e këtij tregimi me ngjarje të vërteta, por u premtoj se do të shkruaj akoma fakte konkrete për Fiqirete Shehun vampire monstruoziste e shekullit 20 dhe për Nexhmije Hoxhën vampiren e egër, ulkonja e tërbuar e dy shekujve.
Janar 2018