6 poezi nga Zymer Mehani

0
791

POEZI

Zymer Mehani

1.

DUA…

Unë dua ta shoh Gjon Buzuk-Shqiptarin
Dhe dua ta pyes ku e shkroi “Mesharin”
Dua ta takoj edhe Pal Engjëll-Trimin
T’ma thotë me gojë t’vetë “Formulën e pagëzimit”
Dhe Pjetër Bogdanin ta takoj unë dua
“Çetën e profetëve” ta pyes si e ka shkrua’
Pjetër Bud-vjershtorin dua ta takoj
T’më tregoj ai mua cili e tradhëtoi
Edhe Sami Frashërin dua që ta shoh
Për “BESËN” shqiptare diçka të më njohë
Bilbilin e Shqipes, Naimin e Madh
Dua ta takoj, se zemrën ma ngjall
Dua që ta pyes diçka për ATDHEUN,
Për LULET E VERËS dhe për SKËNDERBEUN
Me Filip Shirokën të takohem dua
T’m’njohë me “Dallëndyshen”, vallë ku ka shtegëtua’
Me Hil Mosin, miq, me këtë burrë shqiptari
Dua t’bisedoj, si duket tradhtari
Dëshiroj t’takohem edhe me Asdrenin
“Rreth flamurit t’përbashkuar” ta këndojmë refrenin
Edhe me Migjenin kisha dashtë të takohem
Por nuk pata fat se u dogj para kohe

2.

KOSOVA IME

Ti-Fushë me lulëkuqe
Ti-Majë malesh plisbardhë
Ti-Fortesë qëndrese
Ti-Fjalë nderi dhe bese
Prore vigjilente në shtrëngatë
E gatshme përherë ditë dhe natë
Kala shkëmbi gur mbi gur
Ti- Gajku i Shqipes në Flamur

3.

LULËKUQET E KOSOVËS…

– Lulëkuqe lulegjak
Kur paskit çelur
Mos dje
Kur qaja për ju?
– Lulegjak Lulëkuqe
Kur paskit lulëzuar
Mos një ditë
Kur qielli ish i mërrolur?
Shqipe dykrenore
Mirë se erdhe n’Flamur
Shqipe e krenarisë-
Zjarr i dashurisë!

4.

PLAGA

Po të të plagosi i armikut plumb
Mund të shpëtosh e jetën s’e humb
Mjeku plagën do ta shërojë
E dhembja do të pushojë
Po të mashtrohesh prej shokut a mikut tënd
Kjo s’ të vret, por të plagos rënd
Në zemër do të të qëllojë
E plagët koha kurrë s’do t’i shërojë

5.

PËR TY, ATDHE!…

Merre timin gjak
e dehu
Plagë duke shëruar
Dhe trupin tim merre
e përdore
Si varkë për të lundruar
Merre timen zemër
e shfrytëzoje
Porsi orë
Të tërin më merr
Për ty Atdhe…
Bëhem theror

6.

PO KJO, Ç’ËSHTË?

Shpeshherë
Na dikton,
Na nxit,
Na sundon,
Na ndalon.

Është lumë,
Tufan,
Det me valë,
Oqean.

Fërfërin,
Fluturon,
Urren,
Dashuron.

Ndrit,
Gurguron,
Buzëqesh,
Rënkon.

E qetë,
Të trishton.
Shpesh
E mbetur vetë,
E djegur,
E shkretë.