ELEGJI HEROIT TONË

1
1655

AV. XHABIR ZEJNUNI

E 17-ta ditë e janarit,
ditë e prênde e zezë si nata,
qielli veç tuj bubullue,
edhe shiu tue mos pushue.

Mbylli sytë kryetrimi,
Gjergji i Gjonit t’Kastriotit,
prej te madhi e i vogli,
s’ndêjti kush pa e lotue,

Me shpat n’dorë ti na prine,
nga beteja o në betejë,
tmerrin turkut seç ja shtine,
25 vjet veç tue fitue.

Qysh at’herë na lê jetima,
hiç lirinë tue mos e gëzue,
tânëve n’terr jeta tue na shkue,
gjithmonë i hueji tue na poshtnue.

Çohu mbret ti sa ma parë,
se për ty kena shum nevoj,
ketë popull t’vuejtun me e drejtue,
sa ma parë o me e pshtue.

Se s’po mûjmë ma me durue,
anmiqt tanë bashkë tue na sulmue,
rracën tonë tue na e dhunue,
sa ma parë o me e farue.

Çohu BABË sa ma parë,
tokën tonë ti me e bashkue,
dhe rracën tonë arbënore,
sa ma parë o me e pastrue!

(XH. Z.)

Komentet janë mbyllur.