Të gjithë nën këmbët Monikës që në darkë flë si Djall e në mëngjes ngrihet si Ëngjëll

0
1567

Të gjithë nën këmbët Monikës që në darkë flë si Djall e në mëngjes ngrihet si Ëngjëll
Të gjithë këta, por edhe elementë të tjerë kriminalë jashtë Shqipërisë, shohin një rreze drite vetëm në “tunelin” misterioz të Monikës.

Shkruan: Sokol Pepushaj, 16 Janar 2018
Pamfleti.com – online

Çizmja e Monikës dhe përleshjet trup me trup të ca çupëlinave medemek ligjvënëse me ca burra po medemek ligjprodhues, nuk funksionojë për tensione, medemek në interes të ndjenjave kombëtare, për ruajtjen e “virgjërisë” së kushtetutës, ditën e betimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Pas çizmes që ndoshta rastësisht kushtonte sa 10 herë ora e Presidentit amerikan, opozita kishte llogaritur të sulmonte parlamentin e të ndërsente ndjenjat e turmave për trazira.

Synimi, largimi i Vetingut dhe shpëtimi nga hetimi pasuror i Familjes Berisha dhe burrit të Monikës, Ilir Meta. Këta të dy, në përceptimin e popullit janë thëmbra e Akilit e krimit e korrupsionit në 27 vite.

Gojë të rezervuara thonë se ka qënë një ultimatum nga një përfaqësues i perëndimit në momentin final, ku Lulzim Basha është detyruar të sprapsë turmën që pati kaluar me dhunë kordonin e policisë.

Po Vetting-u i ka tërbuar hajdutët. Mori jetë manovra e radhës kundër Vetting-ut, prapë me Monikën. Nën kontrollin e saj, qindra mijëra komente në rrjetet sociale në ditë e përditë, lëshojnë kushtrimin se janë miliarda dollarë të pasurisë së popullit shqiptar, ndërsa ajo që mund të sjellim si opinion ne, është se, nën këmbët e Monika Kryemadhit kanë rënë Presidenti Meta, ish presidenti e kryeministri Berisha, Luli që valvitë flamurin me lule të opozitës, Fatmir Mediu që edhe në fytyrë eshtë nxirë këto ditë nga frika e burgut, Genc Ruli që ka akuza të rënda për vjedhje e ti ka shtypur me rrul dollarët, ish ministri i financave Ridvan Bode që thonë se është milioner dhe shumë milionerë të tjerë që nuk kanë punuar një ditë dhe kanë miliona dollarë pasuri.

Gjithë kjo turmë hajdutësh, kontigjent i rreshtit të parë drejt konfiskimit të pasurisë e shkuarje drejt burgut të Reçistanit, por edhe shumë nga policia, drejtësia, kupola e lartë e shtetit aktual, mëndojnë se do mundin projektin amerikan me trazira në protestën e 27 janarit, duke destabilizuar vëndin e shtyrë Vetting-un.

U prinë në protestë gjithë gjynahtarëve të gjëndjes aktuale shumë të rëndë shoqërore, ekonomike e politike të vëndit, Monika. Të gjithë këta, por edhe elementë të tjerë kriminalë jashtë Shqipërisë, shohin një rreze drite vetëm në “tunelin” misterioz të Monikës. Pse, do pyesë ndokush?

Monika është treguar më dinake se Meta, madje më finoke se çdo grua pasaniku, pse jo edhe se çdo burrë pasanikeje. Monika ka vepruar me diplomaci përgjatë tërë historisë së jetës e biznesit, megjithëse kur hyri në politikë ishte qumështore, akoma pa hequr qimet e këtyre këmbëve që kanë marrë nën vete gjithëçka që është bërë në më shumë se një çerek shekulli në këtë vënd.

Nuk ka një mbiemer me burrin, e burri i ka dy mbiemra, Metaj dhe Meta, nuk ka prona dhe para shumë në emer të saj, gojë të këqia thonë se edhe nuk ka burrë fare por bashkëjeton, e në qoftë ashtu, duhet përshëndetur për emancipimin e femrës… Në një moment që del një Perendi dhe e çon Meten thjeshtë para drejtësisë, siç është normale për çdokënd, kjo Monika del e larë… me flori. Ka disa rrugëdalje nga strofulla, si një dhelper e bukur buzë Radikës, që ka tunel e del edhe në anën tjeter të lumit, bile me një kaposh në gojë.

Pra, nuk ka sens ndryshe të organizosh krimin e hajdutët kundër Vettingut, të mashtrosh një pjesë të atyre shtresave të ulëta që gënjehen lehtë, të coptosh tepsinë tënde plot korrupsion që e ke ngrënë edhe me të djathtët edhe me të majtët, vetëm duke prirë një femer si Monika.

Opozita ndryshe duket Djall në darkë e Ëngjell në mëngjes, por kur prin Monika mer tjeter pamje. Monika, deklaroi se me Ilir Metën, të cilin në rrjetet sociale e kërkojne miliona në burg, nuk ka fare lidhje Monika pra, nuk flet me të fare. Kur shkon në shtëpi e ulet në shtrat me të, presidenti i kthen shpinën e ben sikur fle. Pra, me pak fjalë, edhe nëse në darkë ulet e flë si Djall, bën be se në mëngjes ngrihet e pastër, bash si Ëngjëll.

Është në këtë lojë Monika, pasi kjo opozitë ka krijuar turbulanca mbi mjegullën që po perpiqet të shpërndajë Vetting-u, pasi ka stimuluar përplasje të ashpra me perëndimorët, e sidomos me strukturat bazë të europës, duke krehur bishtin e Erdoganit apo Putinit, ku edhe bizneset duket se janë një klan shumë i fuqishëm ekonomik andej. Pra ndryshe, rezistenca do bënte një muuuu të madhe.

Nga ana tjeter, qeveria Rama 2, djepi që përkundi me qetësi Vetting-un kur lindi, duke shpresuar se Vetting-u nuk do rritej kurrë, madje edhe mund të vdiste që i vogël, si me thënë, për përdorim gabim të ndonjë “ilaçi”, si me thënë, për pakujdesi të ndonjë ministri, fjala vjen, të atij të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Rama mendonte, bëj kurban një ministër e shfajësohu para amerikanëve e ndërkombëtarëve. Por gjërat rrodhën ndryshe. Rama sot, është po kaq në siklet sa PD-ja me aleatët e saj. Vetting-u u rrit dhjetëra herë më shpejt e më shëndetshëm se mënduan të gjithë, sidomos dy strategët, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Se, nuk janë as Rama që e do drejtësinë e Basha që e pëngon, as se i plasi ndokuj për të modernizuar normat e shoqërisë shqiptare, por frika nga kontrolli i tërë veprimtarisë kriminale e korruptive nga viti 1991 e këtej, pra, hetimi i Presidentit e gjithë ish Presidentëve, Kryeministrit e gjithë kryeministrave, Kryeparlamentarit e gjithë ish Kryeparlamentarëve, ministrave e gjithë ish ministrave, deputetëve e gjithë ish deputetëve, Zyrtarëve të lartë të shtetit e gjithë ish zyrtarëve, strukturave politike e gjithë ish strukturave politike, kryebashkiakëve e gjithë ish kryebashkiakëve.

Është pra, tërë krimi e politika e këtij vëndi, nën këmbët e Monikës, që analistët bëjnë sikur nuk e shohin, por merren me çizmen e saj, do e qëllonte a jo Ramën, nëse një çader e zezë nuk do kapte atë copë lëkure në kariq, si krap Bune!/Pamfleti.com