Gjergj Kastrioti – Skënderbeun
mund ta quaj mësuesin tim;
aq shumë të fyer, e të sharë
dhe aq shumë të lavdëruar.
Këtë kolos të kombit tonë
mund ta quaj Krisht, mund
ta quaj Budë, shenjt, ose një
mbret të të gjithë shqiptarëve.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
në çdo kohë më bën të nderuar,
falë luftës dhe gjakut të tij
shqiptarët i mbijetuam shuarjes.
Atë burrë me famë dhe nder
e kam mësues, e kam Krisht
Gjergji luftoi edhe për mua
edhe për ty, dhe për të gjithë!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2018