LETËRSIA DISIDENTE MODERNISTE DHE PËRBALLJA ME CENSURËN MIZORISTE

0
1669

SALI LEKA

Tregim nga libri “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist“

Ky tregim duhet të lexohet nga zonja Mirela Kumbaro, ministre e kulturës e republikës së Shqipërisë. Tregimin duhet ta lexojë instituti për demokraci dhe kulturë mediatike me drejtoreshë zonja Jonila Godole.
Tregimin me titull: “LETËRSIA DISIDENTE MODERNISTE DHE PËRBALLJA ME CENSURËN MIZORISTE“ duhet ta lexojë drejtori i televizionit shtetëror të Tiranës dhe gazetarët e këtij dikasteri.
Ky televizion që nga burgosja e drejtorit humanist modernist Todi Lubonja nuk ka bërë asnjë emision për dramat teatrale të mrekullueshme të dramaturgëve të talentuar të burgosur të përsekutuar dhe i kanë mbyllur në raftet e teatrit.

Asnjë emision artistik nuk ka bërë për letërsinë moderniste e dobishme shembullore që ka censuruar shtëpia botuese “Naim Frashëri“ Tiranë.
Tregimin duhet ta lexojë K. Dervishi dhe D. Kaloci që kanë botuar libra me gënjeshtra dhe fallsifikime të rëndomta, për të paraqitur shkrimtarë antikomunistë, antienveristë dhe antirevolucionarë përsekutorët dhe censorët mizorë zuzarë survejuesit mëkatarë të sigurimit legjendarë.
Është e vërtetë se Shqipëria kishte shkrimtarë modernistë demokratë liberalistë të kulturuar dhe antikomunistë të dalluar, të betuar, por nuk janë ata që kanë shkruar Dervishi dhe Kaloci në faqet e tre librave “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist“, “Kadare i denoncuar“ dhe “Kadare në 101 dokumentat e pallatit të ëndrrave“.

Titujt e këtyre tre librave janë shumë tërheqës për ata njerëz që nuk e kanë vuajtur përsekutimin, tmerrin dhe diskriminimin e egër komunist, por në tregimet e këtyre librave nuk ka asnjë fakt konkret as ngjarje të vërteta, për masakrat e komunizmit kundër shkrimtarëve dhe intelektualëve demokratë liberalistë.
Janë burgosur, internuar dhe përsekutuar tmerrësisht 125 shkrimtarë dhe dramaturgë të talentuar me vepra letrare të mrekullueshme disidente të dobishme dhe me drama teatrale shembullore, por që u mbyllën u censuruan nga ingranazhet e censurës dhe katrahurës makabre mizore.
Dervishi dhe Kaloci nuk tregojnë asnjë emer shkrimtari të burgosur, të përndjekur egërsisht, asnjë titull libri disident modernist të mbyllur në shtëpinë botuese “Naim Frasheri“ Tiranë.

Dervishi dhe Kaloci kanë shkruar sajime dhe trillime me gelbocka, shtrembërime dhe fallsifikime obskurantiste monstruoziste gënjeshtarucke rezilucke, nën maskën e demaskimit të komunizmit, por komunizmin vampirist mizorist nuk mund ta demaskojnë zuzarët dhe langarët, shtrembalarët dhe gënjeshtarët reziluckit dhe sharlatanuckit fallsifikatorët dhe gelbockit, as zgërdheckit e jargosur të inkuadruar në skalionin antikomunist që mbas vitit 1992 janë shtuar shumë.
Antikomunistë antienveristë dhe antimizoristë të vërtetë të betuar ishin fisnikët dhe kreshnikët, viganikët dhe eposikët e përkushtuar të admiruar dhe nuk ishin gelbockit zuzaristët, rezilickit, skurrikët, arrivistët dhe rrakitikët e Dervishit dhe Kalocit, as ditirambikët dhe fantazmorikët e letraruckëve të tjerë si Dervishi dhe Kaloci.

Vitet e diktaturës komuniste ishin vite të mizorizmit të egër, por unë kisha shokë besnikë të betuar dhe fisnikë eposikë të admiruar. Shumë më kanë mbrojtur dhe ndihmuar. Edhe unë isha dhe jam besnik jetik teuratik dhe nuk i kam tradhtuar.
Kam nisur të shkruaj tregime dhe poezi në moshën e adoleshëncës rinore në shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme por nuk i paraqisja për botim, por i stivosja sikur të ishin diamante të florijta.
Gjyshja ime mendimtare e madhe vizionare më thoshte: Shkruaj biro shkruaj! Mbushe konakun me librat e tua të mrekullueshme shkëlqimtare si thesare shinike Hyjnore të dobishme jetike njerëzore.

Në vitin 1961 paraqita për botim vëllimin e parë me titull „“Jeta merret në kompleks“. Në vitin 1962 paraqita për botim dy libra. Edhe në vitin 1963 dy libra, por nuk i botuan asnjërin.
Kurse unë nuk ndalova, por shkruajta rishtas e rishtas dhe në vitin 1966 paraqita për botim pesë libra, por nuk i botuan asnjë.
Më 25 shtator 1967, paraqita për botim poezitë e para lirike brilante të larmishme dhe vazhdova në muajt tetor-nëntor, por nuk i botuan dhe më akuzuan: “Sali Leka, shkrimtar dekadent, mikroborgjez, reaksionar kundër partisë dhe komunizmit, poet degjenerues për njeriun e ri socialist proletar dhe revolucionar që ka formuar Partia dhe shoku Enver”.

Poezitë dhe tregimet e mia moderniste humanistetë dobishme për jetën njerëzore i lexonin komunistë me poste dhe funksione në organet partiake e shtetërore, shokët Ismail Çaushi, Dervish Lelo, Apostol Noci, Filip Preli, Vasillaq Shani, Zyhdi Shahini, Skender Luca, Nexho Konomi, Boris Koja, Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe dy anëtarë të Byrosë politike, Gogo Nushi dhe Hysni Kapo.
Më 24 dhjetor 1967 këta trembëdhjetë burra komunistë më thanë: “Sali, poezitë e tregimet e tua janë të mira, të mrekullueshme, të dobishme, por gazetarët janë servilë të rëndomtë e mediokër, botojnë shkrime për interesa të ngushta dhe ofiqe të pista. U botojnë tregime atyre personave që kanë poste dhe funksione të larta nëpër dikastere të partisë, frontit dhe rinisë.

Ti, Sali Leka je student i dalluar, i përkushtuar për të mësuar. Kur të mbaroni shkollën, do të emërojmë sekretar në Komitetin e Rinisë në Tiranë, kryeqytet i atdheut tonë të dashur socialist, me synim për t`u ngritur më lart, se aty në atë post dhe funksion do të botohen tregimet, poezitë, shkrimet dhe librat e tu të bukura, të mahnitshme nga përmbajtja, cilësia dhe rëndësia që iu jep krijimeve të tua letrare – artistike”.
Kurse unë i falenderova këta burra mendimtarë të kulturuar dhe intelektualë humanistë të admiruar dhe u tregova: “Nuk dua poste dhe funksione nëpër digastere, as në parti, as në rini e as në qeveri, por do të shkruajë libra me poezi dhe tregime të dobishme për jetën njerëzore, por edhe eposike kombëtare historike. Në redaksitë e gazetave “Bashkimi”, “Drita”, “Zëri i Rinisë” dhe revista “Nëntori” do të paraqesë për botim tregime të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit, zuzarët, gënjeshtarët, spekulantët, për intrigantët e gelbosur dhe kusarët e skutave të errëta të vegjetimit të së keqes, për hileqarët dhe tinzarët e neveritur”

Mbas këtij premtimi që u bëra shokëve komunistë të devotshëm I. Çaushi, D. Lelo, A. Ndoci, F. Preli, V. Shani, Z. Shahini, S. Luca, B. Koja, T. Lubonja, F. Paçrami, N. Konomi, Hysni Kapo dhe Gogo Nushi vazhdova të shkruajë me shumë gëzim dhe vullnet, me guxim admirim dhe vitalitet.
Deri në vitin 1991 paraqita për botim 85 libra por nuk i botuan, i censuruan. Si edhe 2700 tregime në redaksitë e gazetave nuk i botuan as 725 poezi lirike erotike brilante të larmishme.

E pra, kështu më dolën të vërteta fjalët e 24 dhjetorit 1967. Fjalët e 13 burrave mendimtarë të kulturuar dhe intelektualë modernist të admiruar dhe të përkushtuar, midis të cilëve dhe dy funksionarë të larët partie H. Kapo dhe G. Nushi.
Asgjë nuk harrohet, as e mira, as e keqja dhe e kaluara nuk duhet sulmuar e as mbrojtur në bllok, pasi çdo kohë ka burrat e vetë stoikë e kreshnikë, por ka dhe vemjet dhe mediokrit që tentojnë të ju pijnë gjakun njerëzve me talent e përkushtim human.
Unë të gjitha i kam provuar në lëkurën time dhe aty, në këtë lëkurë, në shpirtin tim është gdhëndur kjo ditë e bekuar, kur disa funksionarë të regjimit më treguan se shkrimi është i shënjtë dhe për nder të këtij vizioni, unë e quaj këtë ditë një ditë me kremtim jubilar…
Me shumë gëzim, vullnet dhe admirim i kam festuar dhe kujtuar çdo vit ashtu si ditën e Krishtëlindjeve. Nga mosbotimet dhe censurimet e 85 librave dhe 2700 poezive dhe tregimeve unë jam i mbushur me shumë kujtime, më shumë se 25 shkrimtarë të burgosur dhe të paburgosur. Vitin 1967 e kam me shumë ngjarje që i kujtoj, i festoj me shokë dhe të njohur.

Në 5 gusht 1967, në një mbledhje për letërsinë, artin dhe kulturën në Tiranë më akuzuan keq dhe kërkuan arrestimin dhe burgosjen e tmerrshme. Në mbledhje ishin dy të deleguar nga aparati i Byrosë Politike enveriste dhe tre nga Komiteti i Partisë Tiranë, sekretari komunist Ismail Çaushi, Skender Luca dhe Filip Preli.
Akuza ishte: Shkrimtari Sali Leka ka shkruar dy libra me tregime armiqësore me tituj akoma më armiqësore, ku aludon dhe poshtëron shokun Enver! Të arrestohet dhe të kalbet në burg shkrimtari dekadent mikroborgjez Sali Leka.
U ngrit Skënder Luca dhe tha: “Shokë dhe shoqe! Unë shkruaj poezi dhe dua të bëhem poet, edhe juve ashtu doni të bëheni poetë dhe shkrimtarë por nuk e keni damarin eposik ashtu si Sali Leka me poezi brilante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme. Titujt e librave ndryshohen, ka bërë lapsus, lajthitje, por nuk mund të burgoset për lapsuset. Poezitë dhe tregimet e dy librave i kam lexuar, i ka të mira”.
Kurse unë u ngrita dhe fola: “Të këndoftë goja kreshniku dibran Skënder Luca. Të shkëlqeftë shpirti viganiku Skënder Luca! Unë kam paraqitur për botim 12 libra dhe jo 2 libra, ashtu si gënjejnë spekullantët dhe intrigantët e jargosur. Dy libra janë me tituj shumë negativë regresivë, por nuk i kam shkruar unë, i kanë fallsifikuar dy zuzaristë monstruozistë. Pranoj të burgosem por kërkoj ekspertë kinezë për të verifikuar fallsifikimin e gëlbockëve dhe shtrembaluckëve tartabiq”.

Në një shkrim tjetër do të tregoj akoma fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta nga kjo mbledhje. Por sot mjafton me kaq. Lexuesit e kulturuar, të apasionuar, përsëri më pyesin dhe unë shkrimtari Sali Leka, i palodhur, i papërtuar, i padëshpëruar nga burgosjet dhe përsekutimet, u përgjigjem dhe do tu përgjigjem:
Në vitin 1992 kam kërkuar të mos mbyllet Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, por të shlyejë detyrimet që i`u ka shkrimtarëve disidentë, të botojë librat që ka censuruar, edhe të shkrimtarëvë të tjerë, midis të cilëve shkrimtari Sali Leka me 85 libra. Por shtëpinë botuese zuzare e mbyllën nën maskën e antikomunizmit. Unë përsëri shkrova se nuk prishet komunizmi edhe sikur me shkulë nga themelet godinat e shtëpisë botuese “Naim Frashëri“, të gazetës “Drita“, “Zëri i Rinisë“, revistës “Nëntori“, përkundrazi mbyllja e tyre është masakra e dytë pas të parës, që ka bërë mizorizmi enveristo-ramizist.
Por këtu, nisi batërdia, o burra ta çojmë gjithçka në kuotën zero, se mbaka erë komunizëm dhe kështu u tjetërsuan të vërtetat e epokës së ferrit dhe mjetet e informimit publik u vunë nën komandën e strukturave të riformuluara të ish sigurimit komunist.

BORISI DHE CURCILL INGLIZI

Midis vëllezërve Boris dhe Mitro Koja na shikon fotografia e Sekulla Cfarkut. Përkrah Mitros fotografia e Torpo Markut intelektuali i kulturuar shokët e admiruar të shekullit 20.

Nga viti 1960 dhe deri në vitin 1990, unë shkrova dhe paraqita për botim 85 libra por nuk i botuan, i mbyllën, i censuruan bashkë me 85 fotografi të shkrimtarit Sali Leka, bashkë me 72 fotografi të shokëve dhe shoqeve të mia, edhe të kryeshokut Boris Ilo Koja nga fshati Gjinoveci i Gollobordës. Njohja dhe shoqëria ime me 72 djem dhe burra, vajza dhe gra nga 12 krahina të Shqipërisë kanë secila ngjarjen e vet të paharrueshme.

BORIS ILO KOJA
Njeri nga 72 shokët kryesorë të Donte me i lidh njerëzit rresht e varg shkrimtarit Sali Leka

Njohja me kryeshokun Boris Ilo Koja është e gjatë, e mrekullueshme, por këtu po tregoj diçka nga fillimi si u njoha: Fshati im Selba asokohe nuk kishte shkollë 7-vjeçare dhe unë shkollën 7-vjeçare dh etë mesme e mbarova në Tiranë. Flija në shtëpinë e vëllait të nënës, tek miqtë, tek shokët dhe shoqet. Në pushimet verore kërkoja punë nëpër kantiere me klasë punëtore por doja tu sistemoja në një kantier. Shkova në “NSHN 21 Dhjetori“ në kantierin ku drejtonte shoku Boris. E kisha dëgjuar emrin e tij por nuk e njihja. U takova përpara me specialistin e ndërtimit Millan Dushku, shoku i Borisit dhe me brigadierin novotarist i dalluar nga fshati im Selba, kushëri me nënën time, njeri fisnik, i dashur, burrë besnik, i mënçur, i ditur dhe shokë si vëlla me Borisin, Millanin dhe Risto Drushkun: edhe me shokun jetik sublim Hamdi Hajdari komunist i devotshëm, i mençur, i ditur Selbani im i admiruar, Millani, Risto dhe Borisi e donin shumë! Borisi i kishte zgjedhur emrin “CURCILL INGLIZI“, për shkak se ishte shumë i zgjuar si filozof i lartësuar. Për kryeshokun Boris Ilo Koja dhe për shokët Millan dhe Risto Drushku, për Hamdi Hajdarin dhe “CURCILL INGLIZIN“, kemi shumë tregime të mrekullueshme me shumë ngjarje të larmishme, humaniste dhe të dobishme.

Por këtu po theksoj: Boris Ilo Koja ishte komunist i dalluar, anëtar plenumi në byronë e partisë së Tiranës. Hamdi Hajdari ishte komunist energjik me funksione në komitetin e partisë Tiranë por vdiq i ri aksidentalisht në shkurt të vitit 1968. Vdekja e tij ishte tragjedi e madhe për mua, për Borisin, për Curcill Inglizin dhe për shokët e tjerë.
Me 30 dhjetor 1960 me rastin e vitit të ri 1961, kryetari i bashkimeve profesionale të Shqipërisë shoku Gogo Nushi shtroi drekë për brigadën e dalluar novatoriste me brigadier Curcill Inglizin e Borisit. Shoku Boris mua më uli përkrah Gogo Nushit dhe drejtorit Nexho Konomi. Borisi rrinte ulur përkrah Millanit, Ristos, Hamdiut dhe Curcillit. Unë piva raki dhe ngrita dolli me këta shokë besnikë të betuar, të admiruar.

Gogo Nushi më tha: Më ka folur për ty Sali Leka patrioti Xhiu i Cakut. Xhiun e pres në shtëpi si mik të madh më tha përsëri Gogo Nushi dhe vazhdoi tregimin gjatë luftës në vitet 1943 dhe 1944 unë me shokët e njësitit gueril të Tiranës Beqir Balluku, Myslym Keta, Adnand Qatipi dhe shokë të tjerë jemi strehuar në shtëpinë e Xhiut Cakut në fshatin Priska e Madhe. Nusja e Xhiut Meremja na vishte, na qepte me triko, fanello dhe qorape.
Edhe unë i tregova: Meremja është kushërirë me nënën time. Edhe nëna ime me gjyshen u kanë qepur rroba partizanëve të brigadës së parë të Mehmet Shehut.
Borisi fisnik shoku besnik me Sekullain vëllain Mitron bashkë të pandarë edhe në fotografi, mendimtarë dhe guximtarë me kontribut të çmuar për Shqipërinë në ato vite socialiste. Edhe unë nuk u ndajë por bashkë me Borisin, Sekullain dhe Torpo Markun. Në fotografi edhe Mitro Koja vëllai i Borisit kanë jetuar 95 dhe 97 vjet.

Vdekja e tyre është përjetësi në parajsën e lartësuar Hyjnore. Kontributi i tyre, humanizmi i tyre është pavdekësi shembullore madhështore.
Se shëndet kanë të tërë shkrimtarët, por për të shkruar libra të mira, të mrekullueshme, të dobishme i shkruajnë ata shkrimtarë që janë të mbushur të aftësuar me vullnet guxim dhe vitalitet eposik.

POEZI PËR SHOKUN FISNIK BORIS ILO KOJA
BURRI TEURATIK BESNIK EPOSIK
POETI SALI LEKA

Kush të dojë të këndojë me gëzim
Ashtu si din vetë me admirim
Të buqasi të jehojë me betim
Ashtu si i don shpirti e zemra me shkëlqim
Po deshi të këndojë me mua me vitalitet
Me fraza e fjali me dëshirë e vullnet
Me ngjarje e mrekulli nga shekulli 20
Me djem dhe burra, vajza dhe gra sojnike me lezet
Por mizorizmi dhe xhahilizmi për ibret
I ardhur me vrap nga larg
U sul me egërsi me tmerr kundër besës dhe fesë
Me i shtyp bam e bum, vung e dang
Gjatë viteve 1965 dhe 1968
Kur unë isha student intrasigjent
Por jo arrogant, as prepotent
Edhe me 1975 dhe deri 1985
Me profesion kualifikim me vullnet e aftësi
Për mirësi e dobi, me harmoni me çdo njeri
Përjetë me demokraci, kulturë dhe letërsi
Me shokun fisnik Boris Ilo Koja
Burri teuratik besnik eposik
Mendimtari e filozofi i Gjinovecit apostolik
Sa shumë më ka mbajtur dhe sistemuar
Boris Ilo kreshniku i admiruar i betuar
Për drejtësinë humanizmin dhe demokracisë
Me e zhvilluar industrinë ekonominë dhe bujqësinë
Me përparuar dhe ndriçuar Shqipërinë
Me kulturuar popullin njerëzit, rininë
Boris Ilo Koja strategu dhe guximtari viganik
Boris Ilo vitali kollosi dhe humanisti sublim
Sa fort më ka mbrojtur në çdo moment jetik
Edhe në shekullin 22 dhe 23 do ta kujtoj
Me këngë dhe poezi do ta shpërblej dhe nderoj
Deri në përjetësi do ta admiroj dhe se harroj
Edhe në Azi do të shkoj të këndoj dhe të vallëzoj
Borisin e shokët e tij do t`i lartësoj
Mbi Everestin piktoresk dhe klimatik
Me fllad e freski edhe në muajin korrik
Me shokët e mi do të buças dhe jehoj
Shokët e shekullit 20, shekulli i mizorizmit
Kur vuaja përsekutimin, burgosjen dhe diskriminimin
Por shokët e mi shembull eposik i humanizmit
Ma obliguan gratis admirimin, vullnetin dhe betimin
Ma dhanë falas fisnikërinë dhe besnikërinë e vërtetë
Se vitalitetin, iradinin dhe guximin i kisha vetë
Megjithëse isha në mjerim dhe përsekutim
Pa të drejta dhe pa trajtim
Kam jetuar me iradin i pa dëshpëruar
Me besim tek feja e bekuar
Besimi hyjnor më ka vitalizuar
Të ligat mizoriste i kam sfiduar
Me guxim eposik i kam përballuar
Me admirim për ibadinin e shënjtëruar
Kam shkruar pandalim i papërtuar
Ditë e natë me blerim dhe vullnet
Me shkëlqim shpirti vitalitet
Në ato vite të shekullit njëzet
Me diktature dhe censurë mizoriste
Me shtypje të egër antihumaniste
Shumë më kanë ndihmuar shokët e betuar
Sejdin Kondi, Shaqir Palamani, Kreshnik Vigani
Dervish Lelo, Dhimitër Fullani, Fisniku Humani
Dhimitri Fullani redaktor i talentuar
Letrari dhe prozatori i kulturuar
Bashkë me shokët dhe shoqet e tjera
Kanë daktilografuar veprat e mia letrare të dobishme
Të mrekullueshme, shembullore, të mahnitshme
Bukur i kanë stolisur si vjollca dhe dafina
Si manushaqe kur çel pranvera
Do ti shpërblejë drejtësia dhe përjetësia hyjnore
Rregullatore dhe moderatore preçsive e planeteve tokësore
Oqeanike atmosferike dhe diellore yjore
Boris Koja dhe kreshniku Shaqir Palamani
Ismail Çaushi fisniku humani
Gogo Nushi dhe Dani Zykaj vigani
Në vitin 1967
Më shpëtuan nga plumbi i pushkatimit
Më larguan nga pellgu i sketërrimit
Më lindën për së dyti si filizi i blinit

Me shumë nderim dhe kujtim
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Janar 2018.

Gjatë 12 muajve dhe 48 javëve të vitit 2018 kemi shumë evenimente për të kujtuar, shumë ngjarje për të treguar.
Kemi midis të tjerave 45 vjetorin e pleniumit të byrosë politike komuniste, pleniumi mizorist në 26 qershor 1973, që burgosi dhe internoi, i përsekutoi, i diskriminoishkrimtarët dhe dramaturgët liberalistë modernist të kulturuar, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Hasan Petrela, Piro Kuqi, Minush Jero, Sali Leka shkrimtari dhe poeti lirik erotik dhe eposik, besimtari dhe fetari apostolic teuratik me poezi brilante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme shembullore të dobishme për jetën njerëzore.
Me shumë kujtim dhe nderim për ata shkrimtarë dhe intelektualë mendimtarë vizionarë që sot nuk jetojnë.
Me shumë admirim dhe obligim sublim për ata që jetojnë dhe kontribojnë për kohën e sotme epoka e demokracisë triumfatore që aq shumë e kemi pritur dhe ëndërruar me vite e dekada.

Duhet demaskuar tvsh që as ishte as është kombëtarë publik, por katran skurrik dhe mëkatarë zuzarë ndaj intelektualëve, shkrimtarëve liberalistë modernist dhe antienveristë ramizistë. E theksoj mizorizmi enverist ramizist për arsye se: Propaganda komuniste, letersia, arti, gazetaria i kishin nën sundim total Ramiz Alia me gelbockit reziluckit, sharlatanuckit e caktuar dhe të preferuar nga ai. Ramiz Alia bashkë me zgërdheckit, mysibeckit dhe cubistët obskurantë masakroi shokët e luftës partizane Kasem Trebeshina, Fadil Paçrami dhe burra të tjerë fisnikë, komunistë të devotshëm kreshnikë.
Duhet ta demaskojnë fort ish shtetin antihumanist antidemokratik që përulte, poshtëronte dhe diskriminonte fisnikët dhe eposikët e admiruar, ngrente lart i favolrizonte, i lavdëronte skurrikët e skremuar, cubistët dhe hutistët e matufepsuar.
Me shumë konsideratë për lexuesit me vullnet të aftësuar, të arsimuar, të kulturuar që më kanë falenderuar për tregimet e mia të vërteta, të dobishme.
Kurse unë u kam thënë: Falenderoni dy redaksi gazete dinjitoze prestigjoze që në vitin 2017, kanë botuar 75 tregime të shkrimtarit Sali Leka, tregime me ngjarje të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit e jetës njerëzore.

Unë e kam obligim të shkruaj, të tregoj dhe të demaskoj shtrembaluckit, sharlatanistët dhe reziluckit ashtu si K. Dervishi dhe D. Kaloci që kanë botuar gënjeshtra langare. “Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka vuajtur shumë, e ka përsekutuar sigurimi komunist” këto fjalë janë gelbockat dhe jargosjet e Dervishit dhe Kalocit. E vërteta është: Kadaren nuk e ka përsekutuar sigurimi komunist as byroja politike enveriste ramiziste. Kadaren as e kanë burgosur, as internuar, por e kanë favorizuar dhe privilegjuar. Librat e Kadaresë të tëra janë botuar me reklama pompoze se ishin libra për lavdinë e komunizmit madhështorë.
Librat e Kadaresë bashkë me librat e Enverit ishin programe mësimore nëpër shkolla se ishin libra revolucionare marksiste,
Unë sot po e ndërpres tregimin, por u premtoj se do ta vazhdoj ditë tjetër. Kam akoma tregime të vërteta.

Kam akoma ngjarje për të treguar, për masakrat e tmerrshme, të llahtarshmë të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës, Ismail Kadares, Rito Marko, Fatos Kongolit, Isuf Kalos dhe zuzarëve të tyre langariq, lapanjoz reziluck monstruozist.

Unë nuk di të shkruaj gënjeshtra, as trillime me fallsifikime, as gelbocka me shtrembërime, por di të shkruaj të vërteta jetike sublime.