…Unë jam mirë kur asht mirë Shypnia!

0
1069
Isa Boletini me komitat e tij

E diel…

(Isa Boletini-gjenerali maleve të Kosovës)

Lajmet vijnë nga atdheu. Sa barrë të rënda të kanë vënë mbi kurriz, o Atdhe! Nuk tu hoq gazebi, do të thoshte në këngën dhe sharkinë e tij Dervish Shaqa.

Shletoj shtypin në Çikago. Gazeta “Chicago Tribune” në botim ekskluziv për të dielën… Tërë bota në faqet e saj. Aty, sot, mungon vetëm Atdheu im! Për ty Atdhe unë e kam lajmin në zemër!

Për një çast marrë në dorë poezitë e poetit Ali Podrimja me një titull poetik “Diku në botë”. Dhe, nisëm me Podrimjen në Kosovë dhe në Shqipërinë Etnike. E kam paksa më lehtë kur para vetës e kam poetin Podrimja dhe sa mirë më drejton me sy e zemër kah Udhët e Atdheut.

Lajmet me sillnin kokëdhimbje. Të rënda që nga dje në Tiranë dhe Prishtinë.

Ali Podrimja klith me zërin e burrërisë dhe të shpirtit të poetit të madh të kombit në vargun epik:

Kosova,
Është gjaku im që nuk falet!

E diel…
Kohë mërgimi, vetmie, malli… me poezinë…!

Çikago, 14 janar 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]