Reçaku në 19-vjetorin e masakrës
Lajmi për masakrën e Serbisë në Reçak tronditi tërë botën. Fshati i djegur, të varë e të plagusur, kundërmon erë gjaku në dëborën e bardhë të maleve… Forcat serbe kishin kryer aksionin në shkallë të gjenocidit kundër shqiptarëve para syve të Evropës.
Tymi i shtëpive të djegura ngjitej në klithmën e maleve për ata që dora vrastare e Serbisë fashiste kishte kryer vetëm se ata ishin shqiptarë dhe në tokën e vet Kosovë!
Shumë kufoma të vrarë e të masakruar nga formacionet ushtarko-policore dhe paramilitare që kishin ardhur nga Serbia për të djegur deri në substancë popullin shqiptar dhe Kosovën.
Lajmi që tronditi botën ishte kufoma e BANUSH AZEMI pa kokë!Kriminelet serbë i kishin masakruar me heqjen e kokës ku e kishte vënë PLISIN E BARDHË të Kosovës heroike.
Me 15 janar 1999, Reçaku u bë udha e fundit për Serbinë fashiste dhe ndarja njëherë e përgjithmonë e shqiptarëve dhe Kosovës me Serbinë pushtuese (1844-1999).
Evropë, hapi dyert për shqiptarët dhe për Kosovën!
Evropë, ende nuk e keni kryer punën e drejtësisë me Serbinë!
Evropë, tash e tutje duam dinjitetin tonë dhe vlerat e Lirisë!
Evropë, në vend të gjyqeve na ndihmoni me fabrika të reja!
Evropë, nuk mundemi të harrojmë të djeshmen e zhdukjes!
Evropë, mos u hidhëro me ne se ende plagët na pikojnë gjak!
Evropë, mos ledhato agresorin vrasës të Kosovës!
Evropë, ne kemi vlera sa për të hyrë ne rresht me popujt e BE-së!
Reçaku është ndarja përgjithmonë e shqiptarëve dhe Kosovës më Serbinë!
Çikago, 14 janar 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]