Ku shkel turku, nuk mbin bari

1
1189

Se kush ishte turku dhe ç’na ka bere, po e shtjelloj pak me poshte dhe kjo eshte vetem maja e ajsbergut.
Ta nisim kronologjikisht me masakrat turke, qe sigurisht dumbabistet i mohojne, siç mohojne turqit dhe genocidin kunder armeneve:

1438 – Turhan Pasha, pasi s’mori dot Beratin, ia nxjerr inatin myzeqareve duke ngritur nje piramide me koka te prera shqiptaresh. Pese princerit e Myzeqese u vrane duke ia thyer kockat me cekice, sipas Muzakes. (Historia e Skenderbeut – Fan Noli, faqe 84)

1466 – Mehmeti duke u kthyer me turp nga disfata e Krujes, ia nxjerr inatin banoreve te Cidhes, prane Dibres. Pasi mori keshtjellen me tradheti, therri 8.000 burra dhe afro 20.000 pleq, gra e ciliminj te mbledhur ne keshtjelle nga fshatrat perreth. (po atje faqe 190).

1478 – pasi merr Krujen dhe i premton jeten keshtjellareve, Mehmeti i therr me pabesi (po atje faqe 201).

Lexo dhe librin “Shekujt osmane” faqe 135 te Lord Kinross-it po per pabesine e Mehmetit ne Kruje.

Ne rrethimin e pare te Krujes kronikani bizantin, Kristouvulos, i perkedheluri i Mehmetit, e ve numrin e te therrurve ne 20.000 ndersa per Cidhen thote qe i vrane te gjithe ato qe gjeten ne keshtjelle. (Scanderbeg – Harry Hodgkinson, faqe 210-211).

Edhe historiani i preferuar i dumbabisteve, Oliver Schmitt, na thote sa “paqesor” ishte turku: si asnjë rajon tjetër i Ballkanit (Arberia) u shkretua dhe u shpopullua nga osmanët.

Persa i perket “shpirtmadhesise dhe njerzillekut” te osmaneve ndaj nesh, lexo “Kripto-kristianizmi ne zonen e Ballkanit nen sundimin Osman” te Stavro Skendit (çudi Skendi thote sundim nuk thote bashkepunim apo administrim apo bashkjetese e lumtur…) ndryshe nga vendet, qe kishin pranuar vasalitetin, ndaj shqiptareve u ushtrua forca per konvertim.

Sa per numrin e arbereshve, qe lane atdheun e tyre na rrefen Milan von Shuflaj tek “Serbet dhe shqiptaret”. Italianet kane bere nje dokumentacion te perpikte dhe japin numrin ekzakt 196.768 te shperndare neper 79 bashki (faqe 104).

Per Masakren e Manastirit dhe lumejte e gjakut te derdhur shqiptar, lexo librin e Mark Mazower-it “Selaniku, qytetit i fantazmave”, faqe 100-102.

Per trajtimin e shqiptareve si koke turku te Perandorise, sa here qe turqit kishin nevoje per te gjetur nje fajtor, lexo Caroline Finkel “Endrra e Osmanit”, faqe 357.

Per “dashamiresine” e turqve ndaj katolikeve dhe “liberalizmit” te tyre ndaj krishterimit tek shqiptaret, lexo Milan von Shuflaj “Situata e kishes ne Shqiperine paraturke”.

Ne vitin 1533 veneciani Giustiniani kishte gjetur rrenojat e 360 kishave. Gjate kohes se turqve u shkaterruan te gjitha kishat mesjetare (faqe 134).

Manastiri benedektin i Shen Merise se Nderfandines, u shkaterrua nga turqit (faqe 146).

Çudi si perkon shkaterrimi i kishave tona me lulezimin e Kishes Serbe, te cilen e rimekembi vete Sulejmani i Madherishem dhe sot serbet fale turqve, na i paraqesin ç’ishin tonat, si te tyre.

Se kush ka qene Turku dhe “ç’virtyte” ka patur ky pushtues osmano-turko-mongol mjafton te shikojme gjurmet, qe ka lene ne popull. Fjalet e urta jane deshmi e pervojave, qe ka hequr populli ne kurriz gjate shekujve. Ç’ka mesuar populli yne nga osmano-turko-mongolet? Une di vetem dy, por ma do mendja ka me shume.

“Virtytet” osmano-turko-mongole sipas popullit shqiptar, shprehur me fjale te urta:

1. Ku shkel turku, nuk mbin bari.
2. Futju punes si turku by..es…

Me qarte se kaq s’ka ku behet.

Komentet janë mbyllur.