Rrëfimi për vrasjet e pasluftës, Berisha ngre alarmin: Kurrë më në rrezik s’kemi qenë

0
459
Kimete Berisha

NGA: I.J MË: 12 JANAR 2018BOTA SOT

Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, në një status në profiling e saj në Facebook ka komuntuar intervistën e fundit që një dëshmitar e dha në media për vrasjet e pasluftës.

Berisha ka ngrituar alarmin duke thënë se “kurrë më në rrezik s’kemi qenë.
Se janë hallakatë vrasësit, ndërsa të vrarëve po u lëkunden eshtrat.”

Ajo ka shkruar se qysh jetohet në një vend ku dhjetëra vrasës janë të lirë të vazhdojnë të vrasin.

Shënimi i saj i plotë

Gjithë ditën sot m’u ka duk se e kam pa dëshmitarin e mbrëmshëm që e ‘tronditi’ hamamin e hyrës në gjykatoren e Batonit.

Veç sot nuk e kish pas veshur atë këmishën lara-lara me kutia, por një këmishë me vija.
(sidomos pasi ambasadori anglez tha një ditë se të burgosurit e fortë kur duan dalin nga burgu, e kur duan kthehen, bile dikush tha se i shohin shpesh të burgosurit nëpër diskoteka e kafiteri).

Prej gazepit mbrëmë s’më ka marrë gjumi deri në gjashtë të sabahut, thashë ku-ku për neve, vrasësit e lirë, gjithandej, e kur në gjashtë më kish pas marrë gjumi, e kisha pa ëndërr një lakër në të cilën e gjeta letrën e një njeriu të vrarë.
Në letër shkruante se atë që e kërkon në jetë nuk do ta arrsh pa qenë i ashpër dhe i vrazhdtë.

Qysh jetohet në një vend ku dhjetëra vrasës janë të lirë të vazhdojnë të vrasin.

A është e mundur që shqiptarët (si askund në botë) me qenë vrasës kaq të mëdhenj dhe kaq profesionistë, që me arritë mos me lënë gjurmë në vendin e krimit dhe me vra njerëz ditë’m drekë e mos m’i pa kush?

Mos me qenë politike këto vrasje ishin zbulu kaherë.
Prandaj, lëni foret me njerëz anonimë dhe vrasës ordinerë.

Drejtësia evropiane dhe ajo e OKB-së në Kosovë është e korruptuar baras me Drejtësinë vendore, se sikur të mos kishte qenë e korruptuar deri te veshët, së paku një vrasje politike deri tani do të ishte zbardhur.

Jetojmë në një vend ku s’ka drejtësi. Kjo është e tmerrshme. Kosova po dështon si shtet, po vetëvritet nga sekretet e errëta dhe mbijeton e kacavarur në litarin e atyre që janë të sharruar në gjak deri në gjunj.

Kurrë më në rrezik s’kemi qenë.
Se janë hallakatë vrasësit, ndërsa të vrarëve po u lëkunden eshtrat.

Nëse urgjentisht nuk dekriminalizohet drejtësia, nuk shkundet sistemi i drejtësisë prej kokës së e deri te shoferi, askush përveç kriminelëve këtu nuk do të ketë jetë.

Shteti i Kosovës ka dështuar deri tani në të gjitha aspektet. Sepse, s’ka drejtësi. Është dëshpëruese dhe trishtuese se si i madh e i vogël e kanë humbur shpresën se mund të bëhet mirë me këta njerëz në krye.

Mjerisht, e vetmja shpresë na ka mbetur Gjykata Speciale, e cila nëse nuk fillon punën shpejt, rrezikon t’i çojë shqiptarët në kacafytje dhe televizionet e portalet t’u bëjnë njerëzve gjyqe.

Pse dëshmitarët e mbrojtur preferojnë të dalin publikisht të pambrojtur! Aman.
Po as në filma nuk sheh këso fantazie.