NJË BESIMTAR KATOLIK NUK E KUPTON SI DUHET ROLIN E FESË…

0
855

Arben Çokaj

Tani ti po thua se unë po kërkoj si ISIS, që të tjerët të dëgjojnë mua? E i thua vetes i zgjuar? A fillon budallallëku këtu? Ku është ngjashmëria në mes një mendimi racional e të arsyeshëm, me besimin fetar? Përderisa ti beson në një fe, nëse ajo fe të kërkon ty të vrasësh, a beson ti më në të? Për këtë nuk jam i sigurtë, kam frikë se në mos ti, të tjerët do të vazhdojnë të besojnë… ISIS beson në një fe, ajo fe i thoshte me vra…

Ti beson në një fe, dje feja jote vriste si ISIS, sot nuk vret më, por e njëjta ideologji fetare është, konkurrenca fetare vazhdon, që e ka futë botën në konflikte si shprehje e neurozave obsesionale të hebrejve, të krijuara në kohën kur ata ishin skllevër të egjiptianëve. Zotësia e hebrejve ishte se ata shpikën Zotin monoteist dhe krijuan fe sistemike, e përmes luftërave i shtrinë fetë e tyre në një pjesë të madhe të shoqërisë njerëzore.

Dikur edhe kisha ishte shtet, derisa Rilindja Evropiane e Revolucioni francez i tregoi vendin: “merru me zotin i tha, jo me pushtetin”. Dhe kështu feja e krishterë u nda nga shteti. Por siç shihet, kjo nuk ka ndodhë me kishën ortodokse e xhaminë, ata nuk e kaluan Revolucionin francez, nuk hëngrën një grusht të fortë turinjve, për t’u pozicionuar vetëm në punët e Zotit, e jo të pushtetit. Prandaj kisha ortodokse e islami përzihen ende me punët e shtetit dhe pushtetit, aty ku munden.

Feja është neurozë obsesionale – sipas Dr. Frojdit, i panjohur, edhe pse për kohën ishte një intelektual me më shumë nam publik se Ajnshtajni. Hegeli nga ana e tij e përcakton fenë të krijuar nga skllevërit hebrej, në përpjekje për të fituar lirinë e tyre. Edhe Hegeli i panjohur si Dr. Frojdi ishte – filozofi në mos më i madhi, ndër më të mëdhenjtë në histori. Të dy këta nuk e marrin fenë hyjnore, por si krijim të psikikës së njeriut. Tani ti do që e gjithë bota të merret me fe, e të besojë? Apo të merret me fe e ta kundërshtojë?

Gjërat janë thënë, mjaft bukur për atë që ka mend me i kuptua. Feja të del pronar i pronës tënde dhe i ekzistencës tënde. “Jepi Çezarit atë që është e Çezarit, dhe Zotit atë që është Zotit” – i atribuohet kjo thënie Krishtit. Tani ti meqë nuk je Hegel për ta kuptuar këtë si ai, po ta sqaroj se çfarë tha Hegeli, meqë je edhe filozof: “Hebrejtë në vend që të fitonin lirinë e tyre nga faraoni egjiptian, fituan edhe një pronar të ri. Zotin si pronar.” Po ta thotë këtë edhe Jezu Krishti. Fenë nuk e mban Zoti, e mbajnë besimtarët e fesë. Kur një njeri beson, ai i nënshtrohet, skllavërohet një ideologjie fetare. Feja i mban njerëzit në grupe, dhe përveç se manipulon pavetëdijen e tyre, u jep atyre një bashkësi, ku ata merren me njëri-tjetrin, socializohen dhe kanë pikëpamje të njëjta, pra krijojnë një ndjenjë të përbashkët. Është më e lehtë dhe më e lirë për shoqërinë, që t’i mbajë njerëzit nën një kontrol global përmes fesë, se sa pëmes dijes, apo psikologëve e psikoanalistëve, etj. Prandaj feja është e drejtë themelore e njeriut, sepse përdoret edhe nga politika.

Por kjo nuk duhet të na ndalojë ne të mendojmë e ta trajtojmë fenë ashtu siç është. Dr. Frojdi vetë, nuk e dinte në kohën e tij se duhani dëmton rëndë shëndetin. Ai rrinte me cigare në gojë e llullë gjithë kohën dhe harrohej në shkrimet e studimet e tij. Derisa e kapi kanceri në buzë prej cigares. Po ashtu edhe Pier e Maria Kyri, shkencëtarë francezë, që zbuluan radioaktivitetin e lëndës, ata nuk e dinin se rrezatimi i këtyre objekteve radioaktivë mund t’i dëmtojë dhe vdiqën të dëmtuar prej tyre. As feja e Zotit nuk u tregoi atyre për këtë, se Zoti s’i tregon kujt gjë, e as ndihmon kënd. Besimi në Zot ndoshta. Me këtë dua të them, se kur dija vjen, duhet zbatuar. Por jo të gjithë e kuptojnë një fenomen njëlloj. Duhani psh. e dëmton rëndë shëndetin, por sa vetë e pinë ende dhe vdesin prej tij? Thuaj një duhanxhiu sa të duash, se duhani të dëmton, ai në mendjen e tij e di se duhani të dëmton, por shpreson se atë vetë nuk e dëmton, të tjerët mundet, derisa një ditë e pëson. Ky është njeriu…

Se feja është e tillë, e kanë sqaruar të tjerët para nesh, por njerëzit ende vazhdojnë të besojnë, është defekt i njerëzve kjo puna me besimin. Njeriu ka nevojë të besojë diku, ose në fe, ose në shkencë, etj. ose pak diku e pak diku tjetër, në të dyja. Rëndësi ka që ai që beson, të mos bëhet i dëmshëm për të tjerët, pa për veten e vet, punë për të, i thua e nuk dëgjon, vazhdo në tënden, dhe e lë.

Për besimtarët e All’ahut, si ky më sipër që ka shpikë rrotën se e ka pushtuar turku dikur, këta nuk e mendojnë fare se para lindjes së Muhamedit nuk kishre All’ah. Po u the, ndihen të ofenduar. Islami lindi e u krijua si fe me Muhamedin përfaqësues, shef të tij në tokë. Por toka e njerëzimi u krijuan para se të krijohej feja islame, All’ahu e Muhamedi, apo jo? Atëherë kush e krijoi tokën, universin e njerëzimin? Pyete këtë muslimin më sipër se çfarë përgjigjeje të jep: All’ahu – thotë. E pra, nëse nuk pajtohesh me të, ai të quan edhe budalla! Kjo quhet me termin inkoherencë, shkëputje nga realiteti objektiv. Por a duhet ne ta godasim kaq shumë inteligjencën tonë, për hir të injorancës së këtyre? Si mundet All’ahu i krijuar para 1400 vjetëve të krijojë tokën para 4.5 miliardë vjetëve dhe njerëzikmin Homo Sapiens para 200 mijë vjetëve?! A nuk të duket kjo absurde edhe ty? Besoj që po.

Por ku del problemi me ty, pastaj? Në momentin kur ne fusim elementin Krisht për analizë, ai është mbreti juaj mbi tokë, a nuk luteni përditë: “Ardhtë mbretëria jote, o Zot”?! Pra, edhe për ju besimtarët e Krishtit, ekziston ideja juaj fikse, se universin, tokën dhe njerëzimin etj. i krijoi Zoti juaj, jo Krishti, por i ati i tij, edhe pse ky Zot ekziston vetëm me lindjen e Jezu Krishtit, para rreth 2000 vjetëve. E zgjuarsia juaj shkon deri në atë pikë sa e shtyni paksa më tej, me Moisiun e Abrahamin, ja po e zëmë 3000-4000 vjet më parë lindi mendimi te shoqëria njerëzore (hebrejtë), se ka një Zot abstrakt, të madh e të fuqishëm, që i ka krijuar të gjitha dhe i ka të gjitha në dorë, por merret gjithë kohën me ne, njerëzit, se s’ka punë tjetër. Nuk jeni në gjendje ta kuptoni se jeni ju që merreni me të, me Zotin përditë, “zbaviteni me vetveten” – siç thoshte Frojdi, e bëheni edhe pleq një ditë dhe keni ende mendjen e një fëmije të mashtruar dikur. Prandaj Frojdi u thoshte i revoltuar: “rrituni”!

Nuk u detyron kush ta lini duhanin, as të mos besoni në një fe, është e drejta juaj, nuk u privon kush në demokraci, jo. Por nuk u ndalon kush gjithashtu, të kuptoni, të lexoni e studioni dhe të përdorni arsyen e arsyetimet. Se ju sa u fut dikush arsye në besimin tuaj të paarsyeshëm, ndiheni të rrezikuar nga drita, dhe e quani rrezik, si ISIS-in që vriste në emër të një feje, All’ahut… e jo në emër të shkencës e arsyes.

Tani për fund, kush e krijoi botën? All’ahu apo Zoti, babai i Jezu Krishtit? Apo janë i njëjti? E nëse janë i njëjti, a biem dakord pra, se atë e krijuan hebrejtë me fenë e tyre monoteiste?! Atëherë pra, pse arabët i urrejnë kaq shumë hebrejtë, kur edhe fenë islame e kopjuan prej tyre?

Kjo tregon pra, se feja është një organizim njerëzor, në emër të Zotit. Kështu që besoni e mos shkretoni. Se fenë e rrotën i kanë shpikur të tjerët…


SQARIM SHTESË PËR NJË BESIMTAR TJETËR KATOLIK

Kjo puna e njeriut është në fakt vetëm ADN, një kompozim i lëndës orhanike, që ka misionin në tokë sa të jetë gjallë, derisa të shpërbëhet në lëndë inorganike prapë. Por pavetëdija e njeriut sipas Frojdit, nuk e pranon vdekjen e vet – të tjerëve po. Këtë pavetëdije tani e manipulon feja, e cila i jep jetë të përtejme njeriut, edhe pas vdekjes. Prandaj shumica e njerëzve besojnë duke shptresuar se shpirti i tyre rron edhe pas vdekjes fizike të tyre. Por nuk ka asgjë të sigurtë deri më sot, që e vërteton këtë.

Tema është e ndjeshme, dakord. Ana shpirtërore e njeriut, nuk mund ta eleminojmë, se ndryshe kthehemi në makina. Pra, edhe po u bë njeriu plotësisht racional, nuk ka kuptim. Papa përfaqëson Jezu Krishtin në tokë dhe është mbrojtësi më i lartë i Ungjillit, sipas sqarimeve të Vatikanit. Dhe ajo që pranohet prej Vatikanit, ka ndikim shoqëror, patjetër.

E vërtetë se shoqëria e shtyrë drejt materializmit ka defektet e saj, por kjo nuk dmth. se është arsyeja apo mendimi racional, që i shtyn njerëzit të jenë materialistë. Është egoizmi e narcizmi më shumë, që bëjnë këtë dhe nevojat shoqërore si nxitje fillestare, dëshira për pranim. Feja luan një rol frenues në këto raste, me pengesat e saj.

Kjo puna me zbrazëtinë është një problem i madh. Edhe në kohën kur Frojdi theksonte se feja si krijim i psikik¨åres sënjeriut nuk i duhet gjë shoqërisë, një studiues anglez i shkrojti Carl Gustav Jungut, në atë kohë bashkëpunëtor me Friojdin për Psikoanalizën, dhe i tha: Nëse e heqim fenë, me çfarë ta mbushim vendin e zbrazët që lë ajo. Me dije. Por duhet dije shumë për t’i shtyrë neurozat fetare, Dhe Jungu ishtre në fakt me atë ide, që feja si kulturëe vjetër dhe e trashëguar le të jetë për aq kohë sa njerëzit besojnë. Ndërsa Frojdi si shkencëtar ishte më i prerë, ai tha se me rritjen e dijes dhe vetëdijes së njerëzve, feja do të vijë duke u zhdukur. Kur flitet për fe, kemi të bëjmë më shumë me besimin monoteist, dominant në Evropë, ajo fe që krijoi besimin te një Zot i vetëm.

Nëse i shikojmë sot vendet e zhviluara, besimi në Zot ka ardhur duke rënë ndjeshëm, pasi njerëziot e shohin të panevojshëm atë. Kjo në fakt vërteton edhe teorinëe Frojdit, për të ardhmen e një iluzioni. Erich Fromm e sqaron këtë punën e zbrazëtisë me atë që koha që jetojmë ne si njerëz është aq e shkurtër, aq sa pavetëdija jonë e madhe nuk mund të përmbushet…

Sa për krimet e njerëzimit, më të mëdhatë janë shkaktuar e ende shkaktohen për arsye fetare, jo logjike. Një njeri i ditur, me logjikë të plotë dhe i arsyeshëm, nuk bën krim. Krim bëjnë ata që s’i dinë punët mirë ose janë në shërbim të një ideologjie të caktuar.

Shkencëtarët më të mëdhenj nuk kanë besuar kurrë realisht në Zot. Por edhe nëse nuk e kanë mohuar, kjo ka ardhur për shkak të kohës dhe rrethanave në të cilat kanë jetuar. Ajnshtajni është më i madhi, nuk ka besuar në Zot. As Frojdi nuk e ka bërë, as Hawking sot nuk e bën, por ka patur prej atyre që kanë besuar e besojnë. E kjo nuk e bën Zotin ekzistent, derisa të kemi fakte reale e jo vetëm iluzione për ekzistencën e tij.

Sa i përket kësaj anës materiale e shpirtërore, shkojnë përkundër njëra-tjetrës. Unë nuk e konsideroj fenë si përmbushje shpirtërore, më tepër e konsideroj si mashtrim. Në momentin që njeriu shikon dhee kupton falsitetin e fesë, ështësi puna e një femre mashtruese, për të cilën nuk ndjen më dashuri për të. Kultura, letërsia e arti, sporti e aktivitetet sociale etj. mund të jenë një formë për përmbushje të dëshirave shpirtërore. Ndërsa feja ka traditën e vet, dhe vazhdon të jetë, se u duhet njerëzve ende dhe është mënyra më e lirë për të mbushur një zbrazëti…


EDHE NJË SQARIM TJETËR SHTESË, NGA KOMENTET NË FACEBOOK

Këtë e ka thënë filozofi Hegel, jo unë. Tani a nuk i dinte Hegeli punët më mirë se ti, e se ne, thua? Dyshoj fort… Ti jep argumente kur flet, nëse ke, jo si ta merr mendja ty se është… Atje më sipër ke argumente të bazuara mbi fakte historike dhe trajtime filozofike e psikoanalitike, jo kuturu… Kundërshtoj me radhë, se unë me i hy thellë, po të jap edhe referencat për aq sa është thënë aty.

Moisiu ishte bari, e thotë edhe Bibla, ai kishte qenë gjeneral i faraonit dhe pas disa kohësh, rrethanat e detyrojnë të ikë. Dhe ikën diku pranë maleve të Sinait. Atje ruan delet. Edhe fenë kur e krijoi, e krijoi mbi bazë të konceptit “delet e Perëndisë“.

Një ditë, Moisiu mendoi të hipte lart në mal me tufën e tij, njerëzit mendonin se në majën e atij mali qëndronte Zoti. Dhe ky ishte kurioz ta shihte atë pjesë mali, ku supozohej se fshihej Zoti. Por kur doli atje, moti filloi të përkeqësohej dhe filloi të binte shi e frynte erë. Ndërsa ai përpiqet ta drejtonte tufën teposhtë, një gur u shkëput nga mali dhe e goditi në kokë… Kjo bëri më pas, që Moisiu të ndryshonte sjelljen e tij. I tha gruas së tij se Zoti e kishte caktuar me një mision, t’u printe hebrejve në rrugën e tyre për në tokën e premtuar, Jeruzalem (të cilën tani duan me ua marrë palestinezët). Për t’i rënë shkurt, ai ashtu bëri, u tregoi rrugën hebrejve që iknin nga fareoni i Egjiptit, për në Jeruzalem. Pra ishte praktikisht një udhërrëfyes i tyre, se e kishte bërë atë rrugë para tyre dhe e njihte. Por u kthye më pas në një lider shpirtëror…

Mosiu krijoi historinëe tij, ai pretendohet se u braktis nga familja e tij dhe u hodh në lumin Nil, në një shportë zukthi të lyer me rrëshirë. U gjet nga motra e faraonit dhe u rrit në oborrin e tij, e më pas u bë gjeneral i faraonit. Ishte pra, egjiptian e jo hebre (Prerja e lafshës te hebrejtë e te muslimanët nga Moisiu e ka origjinën. Në Egjiption e lashtë e kishin zakon t’ua prisnin lafshën fëmijëve, me idenëe futjes së frikës atyre nga i pari i fisit: “kujdes se të tredhi”! Këtë fenomen e sqaron Frojdi në veprën e tij, “Moisiu dhe feja monoteiste” Tani muslimat e presin lafshën, bëjnë darsëm, se kujtojnë se është gjë e shenjtë fort…).

E si mundi Moisiu t’i printe popullit skllav hebre? I priu me idenë se do u ofronte një jetë më të mirë, dhe do të krijonte fenë e parë monoteiste të Zotit të madh e të padukshëm abstrakt, në bazë të shembullit të fareonit Akenotek, i cili kishte Zot diellin. Historikisht, feja e parë monoteiste e Akenotekut, me zot diellin është feja e parë monoteiste në botë. Dhe kemi tempullin e Telemarnas ende në brigjet e Nilit, i cili u ngrit për Perëndinë diell.

Nga pikëpamja raciolnale, Zoti diell është më afër realitetit, pasi dielli e kushtëzon jetën në tokë. Me shuarjen e tij shuhet edhe jeta tek ne, e ju u rroftë Zoti i madh e abstrakt pastaj!

Historia e lindjes së Moisitut, krijuesit të fesë hebraike është e ngjashme me historinë e Sargon Akadit, themeluesit të Babilonisë së Lashtë. Sargon Akadi – tregojnë pllkakat sumere, e ka patur babanë bari në mal. Ai rrinte shumicën e kohës në mal dhe e ëma ndoshta ka bërë (si Maria) ndonjë paudhësi dhe ka mbetur shtatzënë me ndonjë tjetër. Duke u trembur nga i shoqim, që mund të kthehej nga mali, e ëma e futi Sargon Akadin në një shportë zukthi të lyer me rrëshirë dhe e hodhi (si Moisiun më vonë) në rrjedhën e lumit Teufrat. Atë e gjetën më pas dhe e shpëtuan, e ai u bë themeluesi i Babilonisë. Këtë përshkrim e gjen te pllakat sumere. Ashtu siç gjen edhe një përshkrim, ndryshe nga ai i Biblës, për Varkën e Noas, që përmendte dikur edhe Tosi i Nanos.

Shqip me thanë, feja monoteiste është një përrallë e njerëzve, e krijuar nga neurozat hebreje, në përpjekjen e tyre për liri. Atë fe e mori bota pastaj sipas mënyrës së vet të shpërndarjes dhe këto neuroza hebreje u bënë histori interesante edhe për pjesën tjetër të botës. Kush don mer besua, beson, e nuk i sheh faktet. Ajo që ne dimë deri sot dhe është fakt, është se të 3 këta krijues të feve monoteiste: Moisiu (Musaja) – Jezu Krishti (Isaja) – Muhamedi, që krijuan 3 fetë monoteiste, hebraizmin – krishtërimin dhe islamin, u vranë po nga hebrejtë.

Moisiu u vra se hebrejtë u ndjenë të mashtruar prej tij, Jezusin e gozhduan në kryq, se u kundërshtoi fenëe tyre, dhe prej tij e kemi edhe kryqin e të krishterëve, dhe Muhamedin e vrau me mish deleje të helmuar skllavja hebreje… Sqarimin e ke në të majtë në anglisht, nëse di ta kuptosh, nga historiani më i besueshëm i historisë së Muhamedit, Sahih Al Bukhari…

Tani sikur feja të ishte kaq e shenjtë dhe e fuqishme, dhe e lidhur direkt me Zotin, pse nuk mundi Zoti i madh e i plotfuqishëm t’i ruante e shpëtonte profetët e dërguar prej tij? A thua ky zot, që nuk ruan dot profetët e vet, e nuk i paguan as priftërinjtë e hoxhallarët, do i ruajë besimtarët e tyre? Besimi nuk ka logjikë e arsye, prandaj besoni, por mos shkretoni!