NJERIU DHE SHOQËRIA

0
6246

(Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë dhe anasjelltas)

Pyetja themelore e cila shtrohet në këtë shkrim që do e trajtojmë është; Cila është marrëdhënia mes individit dhe shoqërisë. Nëse e shiqojmë këtë marrëdhënie historikisht, atëherë shohim se gjithnjë lidhje me këtë mbretëron një tension i caktuar. Në thelb është një çështje e hapur, theksi i së cilës mund të vendoset si lidhje me individualitetin ashtu edhe shoqërinë apo komunitetin.

Lirisht mund të themi e të konstatojmë se çështja e individit një kohë të gjatë mbizotëroi dhe kishte fjalën kryesore si në filozofi, si në sociologji poashtu edhe në fe, gjegjësisht në Krishterizëm etj. Shembull, individi është ai që shëlbohet (shpëton), i cili gabon (mëkatëron), të cilin Zoti e thrret e kështu me radhë. Kështuqë, dimenzioni shoqërorë apo dimenzioni komunitar këtu ishte i prezentuar apo i përfaqësuar dobët, thuajse gati se ishte humbur tërësisht. Kështu pastaj erdhi koha e ndryshimit të madh, proçesi i socializimit shpejt e me të madhe përparoi.

Këtu gjithnjë e më tepër tanimë theksohej roli i shoqërisë dhe shkoj deri në atë masë saqë thuajse individi u tret, u përjashtua. Mirëpo, me këtë rast edhe extremi i njërës edhe i tjetrës anë ia huqin (dështojnë në) vlerësimeve të drejta. Kështuqë, pra, neve këtu dëshirojmë t’i përgjigjemi pikërisht kësaj pyetje apo problematike, se: Individi apo shoqëria, po apo jo, pra cila është marrëdhënia mes individit dhe shoqërisë për të mos ia huqë (dështua) prapë. Ne mund të themi dhe gjithësesi se kështu edhe duhet të jetë, pra: Ato janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, kështu që asnjë individ nuk mund të sakrifikohet në llogarinë e shoqërisë ose shoqëria për llogari të individëve.

Jeta e njeriut është element konstituiv (përbërës) shoqërorë

Unë shpeshherë edha kam cekur në shkrimet e mia se; njeriu ka natyrë shoqërore (sociale), kështuqë ai (njeriu) sipas natyrës së tij është qënie shoqërore. Cekim shprehjën „sipas natyrës së tij“ sepse kjo „shoqërore“ nuk iu është dhënë njeriut si diç nga jashtë, nuk është ndonjë rindërtim i tij, por se është element konstituiv (përbërës) i qenësisë së tij. Kjo është ftesa apo thirrja e tij që iu është dhënë nga vet Krijuesi (për ne besimtarët e nga Natyra për agnostikët, ateistët etj.) e që iu është „shkruar“ në natyrën e tij. Shembull që në faqët e para të Librit të Zanafillës (Biblës) hasim në këtë tekst; „Nuk është mirë që njeriu të jetë i vetmuar…“ (Krh. Zan.2,18.) Pra, këtu shohim se qysh nga ardhja e njeriut në këtë jetë (botë) jeta e tij lidhët me bashkimin e dy personave. Njeriu pa këta dy nuk mund të bëjë as hapin e parë në jetë, dmth nuk ka mundësi që të vij (dy persona = bashkësi).

Pastaj, gjëja e parë që e pret njeriun, është dashuria e prindërve (prapë dy = bashkësi). Pasi të i hap sytë, ai sheh rreth vete një bashkësi (shoqëri) ku vëren nënën, babën, vëllezër e motra, gjysh e gjyshe, të afërm të tjerë… Qysh nga fillimi fillon edhe komunikimi me njerëzit cilët e rrethojnë, edhe atë nga hapja e parë e syve, dhe që nga shpjegimi i parë i botës dhe jetës në te. Pra, në këtë mënyrë njeriu hynë (vie) në botë, në shoqëri, duke njohur vetën (prezencën e tij) si pjesë të asaj familje, të asaj shoqërie. Njëkohësisht edhe ai vet ndjen thell nevojën për tjetrin. Ndjen se ka nevojë për dike tjetër, të jetë i lidhur për dike, të lidhë miqësi, të lidhët me të tjerët, të shoqërohet etj… Përveç kësaj, në njeriun lindë nevoja të dashuroj, t’i përkas (takoj) dikujt, të jetoj e punojë për dike, me një fjalë; ta njeh vetën përmes tjerëve. Ai krijon familjen e tij përsonale, të vetën, në bashkim me qenien (personin) e përzgjedhur dhe të dashur, lind fëmijtë e vet cilët i rrethon me kujdes dhe dashuri. Dhe e gjithë kjo që u tha, pra, është e „shënjuar“ në natyrën e tij, kështuqë e gjitha kjo i përket planit të Krijuesit që ka me njeriun kur edhe lexojmë; „ Hyji i bekoi, dhe iu tha; Shtohuni e shumohuni dhe mbusheni tokën…“ (krh. Zan. 1, 28)

Subjekti bëhet objekt – marrëdhëniet midis individit dhe shoqërisë

Njeriu vetvetiu është subjektiv. Qysh në takim me të tjerët ai mundët të objektivizoj shiqimet dhe mendimet e veta. Për të qenë objektiv, atij i nevojitët tjetri, sepse vetëm kur përmes tjetrit reflektohen shiqimet, qëndrimet dhe vlerësimet të cilat prapë kthehen tek ai, atëherë ai e objektivizon qenësinë e vet. Dhe, pikërisht për këtë njeriu ka nevoj për takim e shoqërim, për lidhje – marrëdhënie; ai në vete bartë nevojën për ndërtimin e bashkësisë, edhe atë jo vetëm për atë familjiare, por edhe atë më të gjerë si shembull bashkësinë fisnore, nacionale e shtetërore. Kjo nevoj për shoqërim rrjedh edhe nga vetdija e tij se vet është i dobët dhe si diç e pamundur për të jetuar e vepruar, sepse vetëm kjo ‘s’bashku me të tjerët‘ mund të arrijë dhe realizoj vepra të mëdha dhe të shndërrojmë këtë botë në një botë më të mirë, më të lumtur për gjithë pa dallime.

Kështu pra, njeriu dhe bashkësia shoqërore janë të lidhura dhe të mvarrura njëra ndaj tjetrës. Duke menduar mbi këtë, na flet edhe Kisha mbi dërgimin e saj në botën bashkohore, ku e sheh këtë gjendje themelore; „ Nga natyra shoqërore njerëzore është evidente se rritja e personit (njeri) si dhe vet zhvillimi i shoqërisë janë të mvarrura njëra ndaj tjetrës. Pra, që nga fillimi, vërtet, subjekti dhe qëllimi i të gjitha institucioneve është dhe me doemos duhet të jetë personi (njeriu), sepse ai vet për kah natyra e tij për gjithçka ka nevojë për jetën shoqërore. Kështuqë, duhet të kemi të kjartë se jeta shoqërore nuk është diç që iu është shtuar apo bashkangjitur njeriut ( vr. ime; por egziston për kah natyra e tij që nga lindja siç kemi thënë më lartë). Kështu, ai në marrëdhënie me të tjerët, me shërbimet e ndërsjellta dhe në dialog me vëllezërit (e motrat) zhvillon të gjitha aftësitë e veta dhe kështu atëherë mund t’i përgjigjet thirrjes së vet. (GS 25 „Gaudium et Spes).

Me paraqitjen e kësaj pjese nga dokumenti koncliliar “Gaudium et Spes” (GS) njëkohësisht edhe i përgjigjemi pyetjes dhe dilemës; a është personi për shkak të shoqërisë, apo është shoqëria për shkak të pesonit?! Kjo pyetje është e rëndësishme, sepse në ideologjitë e caktuara mund të zmadhohet aq shumë rëndësia e shoqërisë saqë të bije nën hije apo të humbët i tërë individi apo rëndësia e personit apo bëhet vetëm një celulë në „funksion“ të shoqërisë. Pra është e kundërta, e që duhet të themi se; shoqëria është shkaku i individit, i personit! Mos të harrojmë se, çdo bashkësi njerëzore vetëm atëherë është e saktë dhe e drejtë, nëse është siç e cekë edhe dokumenti konciliar – fillimisht është personi subjekt dhe qëllimi i një shoqërie të veçantë. Pse? Pikërisht, për atë sepse grupet e tilla janë grupe njerëzish (personash), pra grupe të përbëra nga individët apo personat. Dhe, atë jo farëdo grupi, por se bashkësi (shoqëri) personash. Këta persona janë persona të lirë dhe të pjekur, kështuqë edhe përkatësia e tyre është poashtu e lirë. Sepse, bashkësia apo shoqëria nuk është ndonjë apstrakcion pra apstragim, por se e gjithë kualiteta (pra cilësia) e saj rrjedhë pikërisht nga kualiteta – pra cilësia e personit.

Kështuqë, ligjëshmëria themelore e marrëdhënieve mes personit dhe shoqërisë është kjo; aq sa më shumë të vlerësohet shembëll personi në ndonjë shoqëri, dhe sa më shumë të thekësohet dinjiteti i tij/saj, në këtë drejtim edhe më tepër shoqëria e caktuar rritët, bëhet më e pasur dhe më e përsosur. Kështu që aq sa më tepër të nënvlerësohet, të zvogëlohet dhe anashkalohet rëndësia e personit, ose të sillët persona apo ndaj tij thjesht si ndaj një shërbyesi apo shërbëtori të thjeshtë të bashkësisë, shoqërisë, sistemit apo ideologjisë – kjo pikërisht aq më tepër edhe varfëron shoqërinë, atë e bënë më sterile, me këtë rast ajo i përgjason më tepër masës amorfe, apo një aglomerati të individëve të manipuluar. Pra, kështu atëherë, çdo bashkësi fillon nga mbrendia të rrënohet apo shkatrrohet atë moment kur fillon të nënçmohet personi dhe dinjiteti i tij njerëzor, pra të drejtat e tij themelore. Po kështu – njësoj është edhe e kundërta, pra: ndërtimi i çdo bashkësie duhet filluar nga afirmimi i personit, të drejtave dhe dinjitetit të saj njerëzorë. Sepse, nëse ndonjë bashkësi humbë kuptimin ndaj personit, atëherë ajo në të vërtetë humbë apo nuk ka më objektivin dhe qëllimin primarë. Kështuqë në këtë mënyrë vërtetë ajo vetvetiu humbë të drejtën e saj përmes së cilës vetzhvillohet. Kështu pra të nënvlerësohet persona në ndonjë shoqëri apo bashkësi do të thotë që njeriu vetvetës t’ia shkurtoj degën në të cilën rri ulur! Persona dhe shoqëria janë të lidhur dhe të kushtëzuar mes veti me lidhje të pandarë. Deri më tani kemi parë se si është shoqëria e kushtëzuar me personin apo ndaj personit. Kurse, tani në vazhdim të shohim se si është i kushtëzuar personi ndaj shoqërisë.

Të gjithë jemi të ftuar, të drejtuar dhe të mvarrur njëri ndaj tjetërit!

Persona (Individi) zhvillohet dhe përsoset duke jetuar në bashkësi! Diç lidhje me këtë kemi cekur që në fillim të pjesës së parë të këtij shkrimi, kur kemi folur mbi natyrën shoqërore të njeriut. Në njeriun është e mbjellur nevoja për të jetuar në bashkësi. Pa bashkësi ai (njeriu) nuk mund të realizoj zhvillimin apo pjekurinë e tij. Dhe kjo vlenë për gjitha fushat e jetës së tij. Në gjithë gamën e jetës – që nga nevoja ekonomike e gjerë tek ato më shpirtërore, njeriu ka nevoj për bashkësi. Akush nuk mund të jetë „ishull“, por se përgjithmonë e për gjitha nevojat e tij është i udhëzuar ndaj të tjerëve, siç kanë nevoj edhe të tjerët për te.

Edhe artikullin më të thjeshtë të cilin e blejmë në dyqan është frytë i punës së shumë njerëzëve; si shembull veshjet të cilat i kemi, banesa në të cilën jetojmë, e gjitha këto janë vepër e shumë njerëzëve; mbërapa gjithë këtyre qëndrojnë shumë njerëz; pra, që nga prodhimi i lëndëve të para, projektuesit, punëtorëve në fabrikë, furnizuesëve, tregtarëve etj. Kështu pra, kjo është e koordinuar në gjithë planin jetësorë. Kështu është kjo edhe në nevojat shpirtërore të njeriut. Për shpëtimin e vet, njeriu duhet të kërkoj bashkësinë, me këtë rastë të Krishtëret pra Kishën, sepse edhe vet shëlbimi i Jezusit ka karakter komunitar (shoqërorë), kjo që pra ndodhë dhe jeton në bashkësi. Dhe vetëm përmes bashkësisë individi mund të bëhet pjesmarrës i saj. Shembull, askush nuk mund vetvetiu të ndaj ndonjë sakrament! Krejt në fund, siç na dëshmon edhe Shkrimi i shenjtë, pra shëlbohet apo shpëtohet bashkësia, bashkësia Kishtare, kurse të gjithë që mbesin jashtë saj janë të bjerrur (humbur) (krh. Zbul. 21, 1 – 8).

Në anën tjetër, individi është ai që pasuron bashkësinë me dhuratat e tij, aftësitë, talentet dhe në këtë mënyrë ai zhvillon personalitetin e vet. Duke dhuruar vetën e duke jetuar për të tjerët, edhe vet arrinë zhvillimin (pjekurinë) e vet. Kurse, bashkësia e fton dhe i‘a jep mundësinë që pikërisht në atë mënyrë të realizoj vetën e tij. Bashkësia individin e nxitë, i jep mundësi dhe i ndihmonë që aftësitë e tij ai t’i zhvilloj sa më mirë e më shumë që është e mundur. Prandaj, nëse bashkësia është e vërtetë dhe qysh duhet të jetë, në te do të ket shumë njerëz të cilët me talentet e tyre, punën, zbulimet etj…e begaton-pasuron botën. Bashkësia e tillë do jetë si një klientellë apo oazë e zhvillimit ekonomi, teknik, si dhe në shiqimin kulturorë e atë shpirtërorë. Në të kundërtën, njerëzit do të ikin nga ajo ku do të kërkojnë ambiente tjera në të cilat do të kenë mundësi që aftësitë e tyre t’i zhvillojnë sa më mirë ku do jepin kontriboutin e tyre në dobi të mirë të të tjerëve.

Përgjegjësia e individit ndaj bashkësisë

Kur të flasim mbi jetën e individit në bashkësi, veçantë dhe në rend të parë duhet thekësuar përgjegjësinë e individit në bashkësi. Pyetja është: si t’i përkasim bashkësisë?! Në rend të parë duhet t’i shmangemi konformizmit të verbër sipas principit „ ku të gjithë (aty edhe unë)“ Personi apo individi është i ftuar të jetë ndërtues aktiv i bashkësisë, kështuqë çdo pasivitet, apo qëndrimi anash do thot është josociale. Personi nuk guxon thjeshtë të shkrihet në elementin e shumicës, të jetë „shumicë“, sepse kjo e zvogëlon dinamikën e bashkësisë. Personi (individi) është i ftuar të marrë qëndrimin kritik dhe përgjegjësitë! Kjo në rend të parë do të thot; që çdo person (individ) duhet të ndihet përgjegjës ndaj shoqërisë në të cilën jeton, përgjegjës ndaj vlerave të cilat janë prezente në atë shoqëri: si ato kulturore, politike, etike…

Të jetë i prezantuar dhe i kyçur në mënyrë kritike (pra të ket qëndrime kritike), që do të thot se me përgjegjësinë e vet të jetoj në bashkësi të caktuar, e jo t’i shmangët apo ikë përgjegjësisë ose të mos shërbehet me të drejtat e veta në vendimarrje dhe udhëheqje të jetës së bashkësisë. Ndërkohë në përgjegjësinë e çdo antari (apo bërësi) të bashkësisë i takon që në vetvete të pranoj të gjitha vlerat e jetës së përbashkët, planet e programet e shoqërisë dhe që në to të jetë i përfshirë. Qëndrimi pasiv i tij dhe tërheqja duke ia lënë që gjithat t’i bëjnë apo kryjnë të tjerët nuk është sociale (dmth është jocociale), papërgjegjëshmëri, dhe nuk është në harmoni me kërkesat morale të individit (personit).

Thënë të vërtetën neve shpeshherë jemi pasiv apo çdo gjë ia lëmë që ta bëjnë të tjerët. Shpresa Eskatologjike të cilën e bartim në mbrendinë tonë, përfshinë përpjekjen tonë rreth një bote më të mirë në këtë tokë, zhvillimin e saj.

Mos të harrojmë edhe këtë se, ka forma të ndryshme të shoqërisë dhe të formës shoqërore. Dhe, se të të gjitha ato forma edhe nuk janë të rëndësisë së njejtë për njeriun dhe zhvillimin e tij. Kështuqë dallojmë ato të cilat korrespondojnë drejtpërdrejtë me natyrën e njeriut, dhe ato forma shoqërore të cilat i përkasin përzgjedhjes lirë të vet njeriut, kështuqë këto janë vetëm tërthorazi të rëndësishme për zhvillimin e tij. Në formën e parë gjithsesi do bënte pjesë familja, bashkësia shoqëroropolitike, kurse në mesin e formave tjera do bënin pjesë të gjitha format e tjera shoqërore, të cilat plotësojnë (apo përmbushin) kërkesat dhe dëshirat e caktuara të individit, siç janë shembull shoqëritë e ndryshme, aleancat e ndryshme, lëvizjet, shoqatat etj.

Marjan Sebaj SOPI
Janar’2018
Rostock