Peticion për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

0
651

Kanë kaluar më shumë se një vit përpjeke që ta ngrisim çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke synuar që ti trokasim qeverisë në ndërgjegjie për ti trajtuar ato me ndjeshmërinë dhe mbështetjen për të cilën ato kanë nevojë.

Qeveria e Kosovës dështoi që t’u dalë në ndihmë këtyre grave duke mos i përkrahur moralisht e poashtu ti kompenzojë financiarisht. Ne vazhdimisht kërkuam kompenzim për to pasi që shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore dhe vështirësi financiare.

Ato kaluan më shumë se 18 vite të braktisura nga shoqëria, familja si dhe nga vetë vendi i tyre!
Ne nuk mund ta paramendojmë se si është të jetosh një jetë të braktisur nga më të dashurit e tu, mirëpo dëgjuam dhjetëra histori të tilla, të cilat ishin të ndryshme por kishin të përbashkët vuajtjen dhe dëshpërimin.

Pasi që Qeveria e Kosovës dështoi në mbështetjen e tyre, ne Forumi Norvegji Kosovë vendosëm që këtë çështje ta adresojmë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ky peticion do ti drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB –së, Antonio Guterres, ku ai do të informohet për rastin në fjalë!
Ne ju lusim që ta plotësoni peticionin, poashtu ti informoni të tjerët duke e publikuar atë në gazetën tuaj! Një ndihmë nga ana e juaj do të thotë shpresë për jetë!

Për Informata shtesë rreth peticionit mund të na kontaktoni permes web faqes tone

http://www.forumnorwaykosovo.com/sq/kontaktoni/

Ne ju lusim që ta plotësoni peticionin, poashtu ti informoni të tjerët duke e publikuar në web faqen!

Një ndihmë nga ana e juaj do të thotë shpresë për jetë!
Bashkangjitur gjeni linkun e peticionit, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike !

http://www.forumnorwaykosovo.com/sq/2017/11/07/sign-in-for-petition-to-un-2/

Sinqerisht,

Liridona Berisha
Sekretare
Forumi Norvegji Kosovë