SQARIM PËR NJË BESIMTARE FETARE…

0
533

Arben Çokaj

BESONI, MEQË KENI NEVOJË PËR BESIMIN, POR MOS SHKRETONI…

Ajo që njerëzit bëjnë sot është krijim i joni, por kur ne bisedojmë rreth Zotit dhe krijimit, Universit dhe natyrës së gjërave etj. ne nuk mund ta thjeshtëzojmë këtë vetëm tek ne, njerëzit. Universi është i pafundëm, ka shumë gjëra atje jashtë, përveç tokës. Ne nuk jemi qendra e Universit, por ne jemi zhviluar në një nivel të kuptueshmërisë, që të përdorim trurin tonë për të kuptuar këtë botë dhe këtë Univers, për aq sa jemi në gjendje të shohim dhe studiojmë, dhe të bëjmë veten të aftë për të parë dhe studiuar. Njerëzimi kishte shumë, shumë fe, derisa çifutët krijuan fenë monoteiste, prej së cilës rrjedhin krishtërimi dhe gjithashtu edhe feja islame. Njerëzit që besojnë tani në një nga këto tri fetë monoteiste, mendojnë me vete se ky është kuptimi i botës.

Por kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka qenë kështu, para se Jezusi të lindte, apo jo? Si ia dolën këta njerëz, paraardhësit tanë përpara se Krishti të lindte? Ata besonin diku tjetër me siguri, apo jo? Atëherë ata besuan në diçka të gabuar? Ata madje as nuk besonin në atë Zot, që besoni ju tani, të jetë krijuesi i Universit tonë. Pastaj jeta e tyre ishte e pakuptimtë. Sepse vetëm Jezusi është e vërteta, është rruga dhe i jep kuptim jetës, jetës suaj… sipas besimit tuaj.

Po për ata njerëz, që nuk besojnë në Jezusin?! A kanë ndonjë kuptim në jetë? Ata kanë. Nga kjo mund të arrijmë në përfundimin se Perëndia, që ti beson në të, nuk është Universale, Ai nuk është krijuesi, sepse koncepti i kësaj Perëndie u krijua nga hebrenjtë 3000-4000 vjet më parë, dhe ka gjithashtu njerëz të tjerë që besuan dhe besojnë ende në ato Zotër, të cilët nuk janë të njëjtë me Perëndinë, në të cilën keni besim ju dhe asgjë nuk ndryshon. Atëherë, cila Perëndi e krijoi Universin? Perëndia juaj apo Perëndia e të tjerëve? Dhe askush prej jush nuk ka dëshmi për ekzistencën e këtyre zotave, ju kërkohet vetëm të besoni në to dhe ju e keni pranuar këtë. Kaq. Pa fakte, pa prova.

Është më e thjeshtë, ta marrim botën ashtu siç është, ky është Universi që kemi, është fakt konkret. Abstragimet tona mendore, se këtë Univers e ka krijuar dikush tjetër, që ju i keni vënë emrin Zot, janë krijim i mendjes së njeriut, në përpjekkjen e tij të dikurshme, për të gjetur një arsyetim se si e pse u krijuam ne. Nuk janë fakte, por vetëm një imagjinatë njeriut, në përpjekkjen e tij për të gjetur një përgjigje…


ENGLISH:

BELIEVE, AS LONG AS YOU NEED THE FAITH, BUT DO NOT OVERESTIMATE IT!

What we humans do now, is our creation, but when we talk about God and creation, the Universe and the nature of things and so on, we can’t simplify this in just us, humans. The Universe is immense, there is a lot out there, except our Earth. We are not the center of the Universe, but we are developed in a level of understanding, to use our brain and understand this world and this Universe for what we are able to see, and study, and make ourselves able to see and study. Humanity had different, plenty of religions, until the Jews created the monotheist religion, from which derived the Christianity and also the Islam religion. People who believe now in one of these three monotheist religions, think with themselves that this is the meaning of the world.

But it is not true. It has not been so, before Jesus was born, isn’t it? How did these humans, our predecessors did before Christ was born? They believed somewhere for sure, isn’t it? Then did they believed in something wrong? They didn’t even believed on that God you believe now, to be the creator of our Universe. Then their life was meaningless. Because only Jesus is the truth, is the way and give meaning to the life, to your life… – after your belief.

But what about those people who do not believe in Jesus?! Do they have any meaning in life? They do. Out of this, we can reach at the conclusion that the God, you believe in it, is not Universal, He is not the creator, because the concept of this God was created by the Jews 3000-4000 years ago, and there are also other Gods people believed and still believe in them, which are not the same with the God, in which you trust, and nothing changes. Then, which God created the Universe? Your God or the others God? And none of you have any evidence for the existence of these Gods, you are just asked to believe in them, and you have accepted it. That’s it, without proofs and evidences.

It is simpler to take the world as it is, this is the Universe we have, it is a concrete fact. Our mental abstractions, that this Universe has been created by someone else, that you have named Him as God, are the creation of our human mind, in its former endeavor, to find a justification of how and why we were created. There are no facts, but only a human imagination, in his effort to find an answer…