Vrasjet për motive politike

0
1119
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Disa ngjarje dhe data nga e kaluara kurrë njeriut nuk i shlyhen nga mendja. Unë gjatë këtyre viteve të shtegtimit të Kosovës në liri, kam shkruar shumë për vrasjët politike. Peja për shumë kohë ishte bërë qendër e kronikave të zeza, ishte bërë edhe qytet i ankthit dhe i frikës. Në Dukagjin ndodhën vrasjët më makabre të motivuara politikisht. U vranë shumë personalitete të njohura të jetës ushtarake dhe politike në prita të organizuara.

Kësaj radhe dua ta kujtoi pak vrasjën e kolonel Tahir Zemajt vet i treti nder vrasjet më të rënda të pasluftës. Atë ditë kur ishte vrarë Tahir Zemaj afër Kombinatit të Drurit në Pejë, ende e kam të freskët xhipin ku ishin vrarë koloneli bashkë me djalin e tij Enisin dhe kusheririn Hasan Zemën. I tëri ishte i mbushur me vrima nga breshëritë e automatikëve të kriminelëve, të cilët e përgjakën Kosovën e pasluftës. Bashkë më kolegun, Nazmi Lukaj raportuam për gazetën ”Bota sot” ku punonim. Për të bërë fotografi nga Prishtina kishte ardhur kolegu Fahredin Spahija.

Sigurisht së rrugëtimi nga Prishtina deri në Pejë, zgjatë më shumë së një orë, dhe po aq kishin mbetur në xhip të vrarët, pa ardhur fare policia, edhepse largësia ku janë lokalët e policisë nga vendodhja është shumë afër. Gjatë rrugës deri të vendi i ngjarjës nuk i harroj kurrë fjalët e një plaku më shall të bardhë, ”Zoti i mallkoftë ata që bënë këtë vrasje, a vritët një atdhetarë si Tahir Zema”. Kriminelët e errësuan të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmën e brezave që po vijnë. E zbehën imazhin e mirë të Kosovës në sytë e botës demokratike. Dorasit u larguan gjithmonë nga vendi i ngjarjes për mos tu kapur nga organet policore.

Vrasja e heroit të Betejës së Loxhës, e kishte mbuluar Kosovën në vajë dhe pikëllim të madh atë ditë. U vra njeriu i cili e luftoi armikun më krejt mundësitë që i kishte. Ceremonia e tij mortore ishte madheshtore rrezë Alpeve Shqiptare, siç ishte madhështore edhe vepra e kolonelit. E gjithë magjistralja Pejë –Deçan atë ditë ishte e bllokuar nga veturat dhe mijëra qytetarëve nga të gjitha trojet etnike, të cilët kishin ardhur për t’ia dhën lamtumirën e fundit. Nga shumë përsonalitete që kishin ardhur ishte edhe Bujar Bukoshi ish kryeminister në ekzil. Ndoshta ishte atëherë një paragjykim i imi. Por, disi duke përcjellur këtë ceremoni mortore thash vete më vete ”More ky Bukoshi po rrinë disi si shybe”.

Nuk e di sa e ka ndier ndoshta peshën e përgjegjësisë, që ka pasur si kryeminister në ekzil. Ai që shumë kohë është duke marrë kritika të ndryshme. Jo vetëm që keqpërdori Fondin e Trepërqindëshit, por manipuloi më paratë e popullit, duke mos e ndihmuar luftën dhe duke mos i krye obligimet financiare të zyrës së presidentit Rugova. Po dalin në shesh punët e pista të tij. Kurrë nuk dha llogari së kah shkuan të gjithë ato mjete financiare dedikuar luftës së armatosur. Vetë heshtja e Bukoshit karshi gjithë këtyre kritikave flet shumë.

Ka ardhur koha që të gjithë përfituesit dhe ata që kan krye krime të dalin para organeve të drejtësisë. Të dalin para drejtësisë të gjitha atë që grabitën paturpësisht për këto vite pasurin e popullit. Të bëhën ndryshime përmbajtësore në të gjitha sistemet. Të largohen nga postët të gjitha ata të cilat direkt ose terthorzi janë të lidhura më krimin dhe korrupcionin. Pa u shkëputur ky zingjirë i krimit, nuk do të kemi zhvillim ekonomik dhe as stabilitet politik. Po largohen investitorët e jashtëm të cilët nuk e kan sigurinë e duhur. Po i largojnë këta investitorët për ti ruajtur bizneset e tyre, e ku shumë prej këtyre bizneseve i kan të paligjshme. Me krim te organizuar, korrupcion me abuzime dhe më shtabe milonerësh përspektiva e Kosovës është e mbyllur …