PUSHTETI ABSOLUT I RAMËS…

1
829

Arben Çokaj

Rama ka marrë pushtet absolut. Njerëzit e tij do të përpiqen me ua mbyllë gojën të tjerëve. Vështirë kanë me e pasë.

Ka dy faktorë kryesorë kundër vetes:

1. Një ekonomi shqiptare që nuk funksionon si duhet e nuk gjeneron prodhim e vende pune. Investitorët e huaj nuk po vijnë për investime. Shqiptarët po varfërohen përditë e të rinjtë po lëshojnë vendin…

2. SHBA-të nuk do të jenë përkrah tij, sepse ky vijon politika anti-Trump, e ata janë të ndjeshëm kur u shan Presidentin, pasi ai i ka të gjitha në dorë. Opozita do e shfrytëzojë këtë fakt dhe Rama nuk ka me e pasë të lehtë me i dalë në krye, nëse s’është në gjendje me rregullua pikën 1. Se kështu ndërhyrje amerikane kundër Shqipërisë direkt nuk besoj se do të kemi, indirekt e me metoda tjera po.

Është për të ardhur keq, se në përpjekjen e tij për të thyer kokën e vet, do e dëmtojë rëndë këtë popull, do na dëmtojë edhe ne. Unë ka që me vendimin që mori në OKB kundër Trump, e që dola kundër, që e ndjej dorën e pushtetit të tij. Kështu që kam filluar të justifikoj të gjithë ata që ankohen ndaj pushtetit të tij.

Po filloi si Saliu, ky do të ketë një fund të vështirë e të pakëndshëm! Mos thoni se nuk e kam thanë, se ma s’e kam ndërmend me u marrë me të! Ai me rritjen e pushtetit dhe zvogëlimin e mundësive të jetesës, do të bëhet edhe më arrogant. Do të humbë sensin e realitetit e do të anojë edhe më drejt erdoganizimit, e kjo do të jetë fatale për të, por edhe për ne, shqiptarët!

Komentet janë mbyllur.