Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë kremtoj 60-vjetorin e themelimit

0
1760

Përvjetor

Kënga folklorike “Festë të madhe ka sot Shqipëria”
e Dervish Shaqës u bë “himni” për bashkimin kombëtar!

Ditë e diel në Çikago. Në programin e TV Vision plus u prezentua manifestimi i kremtimit të 60-vjetorit të Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë. Tema e mërgimit si shihet atdheu nga larg, ishte një ditë kur arti i bukur i këngës dhe valleve shqiptare për pak çaste na largoi nga orët e mërzisë e të vetmisë në udhët e mërgimit në Amerikën e largët.

Sot nuk shikuam në TV në Tiranë dhe Prishtinë, që të dëgjojmë debatet e neveritshme (parlamentare)të deputëve të dy krahëve (pozitë-opozitë) kur e kur ata harrojnë verdiktin e votës së lirë të sovranit! Dhe ia grahin sikurse në bahqe të babës me tone të nervozes dhe të fyerjeve të ndërsjella që, dorën në zemër ne mërgimtarët nuk dëshirojmë një skenë të tillë.

Ditë e diel në Çikago. Programi festiv në TV Vision Plus e shpaloj udhën e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe të Valleve të Shqipërisë, që për këto gjashjtëdhjetë vjet ndërtoi panteonin kombëtar të artit shekullor të kombit shqiptar dhe atë e prezentoj në tërë Shqipërinë, në trevat entnike dhe nëpër botë.

Ka Ansambel ishte vërtetë “ambasadori” më i mirë i Shqipërisë nëpër botë!

Në këtë manifestim u fol gjerë e gjatë për tërë plejadën e artistëve, këngëtarëve, valltarëve, koreografët, dhe pentagramiu muzikor si Tish Daija dhe koreografi Panajot Kanaqi.

Duartroiktje frenetike dhe të gjithë me fytyra të qeshura në sallën e baletit në Tiranë. Një çast i veçantë ishte kur valltari i papërsëritshëm i këtij Ansambli Besim Zekthi doli në skenë i lodhur nga koha e pleqërisë dhe foli me një zë se si u krijua vallja e bukur shqiptare “Festë të madhe ka sot Shqipëria” nga kënga folklorike e Dervish Shaqës.

Në këtë përvjetor, Dervish Shaqa me sharkinë dhe këngën e tij të maleve të Kosovës, e bashkoj kombin shqiptar, e bashkoj Tokën tonë me ketë Shqipni!

Arti i bukur popullor di të bëjë projekte të mëdha për Kombin dhe Atdheun Shqiptar!

Ansambel i Këngëve dhe Valleve të Shqipnisë me fat 60-vjetori i themelimit!Sot në këtë përvjetor në Tiranë, kishte festë edhe diaspora shqiptare në Amerkikë.

Çikago, 7 janar 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]