Deklarata e P. Majko: Biznesët po na thonë të mos e hapim kufirin me Kosovën(!)

0
1225

Si shihet atdheu nga larg

Edhe një skandal po dëgjojmë e po lexojmë nga atdheu! Po flitet me gjuhën e atyre që për një shekull, para botës, e kanë akuzuar kombin shqiptar për “Shqipërinë e Madhe” (sic!) dhe tuje propaganda anti-shqiptare e Serbisë fashiste se “shiftari nga Kosova dallojnë nga albanci nga Shqipëria”(sic!). Dhe, kështu ishte mbi kurrizin e kombit tonë tërë propaganda e pansllavizimit, që në mes të kombit tonë të ndarë nga padrejtësit historike, të ketë sa më shumë fufinj të hekurt të ndarjes tonë.

Pandeli Majko këta “biznesmenë”, që i keni zënë në gojë, që si thonë ata “mos të hapet kufiri më Kosovën” janë ushtarët besnikë të Janullatos (?) dhe të djallit nëpër këmbët e pushtetit në Tiranë nga Serbia, Rusia dhe Greqia. Ndoshta e dini këtë apo keni harruar, kjo është puna juaj zotni ministër i diasporës në qeverinë Rama 2.

Kolovajza e lojës së djallit, e kemi parë edhe me rastin e programeve festive në të gjitha TV në Kosovë dhe Shqipëri, ku zotni Majko, për shkak të “biznesmenëve” të bulevardit në Tiranë dhe Prishtinë, nuk erdhën artistët shqiptarë nga tërë hapësira jonë kombëtare që të festojmë bashkarisht ndërrimin e Motmotit të Ri 2018!

Pse kaq larg po qëndrojmë ndaj njeri-tjetrit Prishtina dhe Tirana…?! Dikush po i mëshon kumbonave të kombit kolektiv për shqiptrarët, që ata të rrinë sa më larg dhe si të huaj në raport të bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës.

Shqipëria ime hapi sytë se armiqtë po të sillën vërdallë me “biznesmenët” e nëntokës me skenarët e pansllavizimit !

Shqipëria është Atdheu i Shqiptarëve në Ballkan!

Çikago, 6 dhjetor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Majko: Bizneset po na thonë të mos e hapim kufirin me Kosovën

MË: 6 JANAR 2018 NË BOTA SOT

Ministri i Shtetit shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko, bëri një deklaratë të fortë, duke zbuluar arsyen që e pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe që praktikisht i bën marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten në nivelin e Abetares, ndërkohë që Kosova i afrohet 10 vjetorit të pavarësisë.

Majko, në një intervistë për RTSH, ka thënë se janë bizneset ato që po pengojnë lëvizjen e lirë mes dy vendeve, pasi po u druhen uljes së çmimit të mallrave.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë: ‘prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim’.

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi.

Sikur ta vendoste në foks të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, tha Majko.

Majko i qëndron idesë se porti i Shëngjinit, një premtim i pambajtur i qeverisë Rama dhe i artikuluar edhe nga Majko vetË, do të kishte ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Duhet ta kishim dhënë prej kohësh, nuk u bë realitet. Nëse sot Kosova do ta kishte portin e Shëngjinit gjërat do të ishin shumë ndryshe, qoftë në Shëngjin, qoftë në pikëpamje të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën”, u shpreh Majko.