Çfarë ju bëri kaq të urryer?!

0
1200
Kimete Berisha

NGA: KIMETE BERISHA MË: 29 DHJETOR 2017BOTA SOT

Shumica e shqiptarëve e presin hasret Gjykatën Speciale.
Mos e mashtroni veten.
Gjykata Speciale është si shpresa e fundit për shqiptarët, është shpresa më e madhe, si e vetmja shpresë.

Dhe, paradoksi më i madh i historisë sonë (historisë që unë e njoh) është se po ndodh absurdi, para syve tonë, po ndodh çudia më e madhe që shqiptarët me shumicë, t’i gëzohen Gjykatës Speciale, baras me serbë, dhe edhe më shumë se serbët.

A është ‘dashuri e gabuar’, apo ‘urrejtje e gabuar’ kjo, nuk e di, nëse dashurojmë njerëz të gabuar, s’bëhet nami edhe nëse urrejmë njerëztë gabuar. Zemra dhemb njësoj.

Çfarë i bëri këta njerëz kaq të urryer:

1. Koha:
Janë aq gjatë në skenën politike, sa të vjen me vjell kur ua sheh fytyrat.
Po çka ka pasur të thotë qe njëzet vjet Ramush Haradinaj me vëlla, Kadri Veseli me shokë e këta të tjerët, edhe sikur të kishin qenë gjeni (plus bukurosha) deri tani do t’u ishin harxhuar fjalët.

Çfarë mulle t’barkut kemi ne që i durojmë fytyrat e këtyre njerëzve rrafsh qe 19-të vjet, kurrë pa thënë një fjalë të vetme që ia vlen të mbahet mend, kurrë pa e bë një punë të vetme të hairit.

Pra, ju ka shkel koha, jeni bë bajat, dhe jeni të konsumuar deri në pikën e pikës së fundit.
Jeni monoton dhe joatraktiv.

2. Pasuria:
Jeni pasuruar duke e vjedh popullin. Ju mbajmë mend me xhempera të thurur e me pantallona të shterrur.
Budallë s’jem. Populli nuk mundet me ndërtu një WC, e ju jetoni si milionera, sepse s’keni lënë gjë pa vjedh e pa shkatërruar. E dimë.

Mos me mujt me besu që lakmitarë, gurmana e snobista si ju në një moment të jetës së tyre, kanë qenë aq altruist e vetëflijues sa që kanë dashur të vdesin për atdhe.
Psikologjia thoshte përpara se ‘çdo ushtar shkon në luftë me bindjen se del i gjallë prej saj’, s’di a vlen ky ‘ligj’ pas luftës.

3. Arroganca:
Na keni lodh me arrogancë ‘ju kemi çliru’, ‘qita gjyksa ju kanë çliru’’, ‘mos me qenë na, kishit folë serbisht’!
Ju e keni pasur obligim ta mbroni Kosovën. Askush s’ju ka detyru me zor me luftu.
Sikur të na e zinte kokën NATO ‘ju kemi çliru’, ‘o na ju kemi pshtu’ si ju që bëni, kishim mbaru.

Na e keni kërditë ‘lirinë’ dhe na keni lodhë deri në atë shkallën e protestës së atij njeriut që ia teshi shpirtin shoku kur i tha ‘të pshtova me çadër se ishe ba qull’ dhe aq shumë e teshi sa u gju në lum e tha: ‘a isha bë
më zi’!

4. Rrenat.
I keni ndryshu fjalët më shpesh se brekët. Kjo ju ka bërë special të neveritshëm dhe të urryer.

5. Primitivizmi:
E keni shetitur botën, por ende nuk keni mësuar të flisni shqip. Ende nuk e kemi dëgjuar ose lexuar nje fjali te ditur nga ju.

6. Zbrazëtia.
I urreni poetët dhe i mbani larg njerëzit e ditur. Ndërsa femra shqiptare kurrë në pozitë më poshtruese nuk ka qenë.

7. Dyfytyrësia:
Jeni muslimanë por pini raki.

Pas luftës PDK organizonte në Germi iftare për partinë, dhe shtireshin sikur agjërojnë të gjithë.
Kur e panë se ‘s’po u dufka me qenë muslimanë, filluan të bëhen ‘jahudi’.

Ramush Haradinaj zyrtarisht po dhuron whiskey ???? për Vitin e Ri.
Qëllimi final i rakisë është ‘dehja’, që ndodh në gjendjen kur njeriu ‘e humb mendjen’.
Ka mundur të dhurojë libra, ose mbasi s’po u b?ka pa raki, t’u dhurojë ambasadorëve të huaj shishe me verëra Rahoveci (së paku verën e duron letërsia, kurse rakia në letërsi dhe film tipizo njeriun e dëshpëruar, të mundur dhe të dështuar)!

Kurrë asnjë fjalë të mirë deri sot nuk e tha medicina për rakinë.
Të dukesh perendimor me raki, tentativë më patetike dhe më kiç se kjo, a ka!

8. Viktimizimi:
Hashim Thaçin e kanë mashtru Evropa dhe Amerika bashkë.
Se, veç njëra, pa ndihmën e tjetrës s’kish mujt me mashtru këtë legjendë të gjallë.
E kanë bibd me hile me votu Gjykatën Speciale.

Ndjenjën e mashtrimit po e shpreh si femrat, prandaj rasti i tij është kaq i preksh?m.
Për me mashtru një femër, është lehtë, veç i thu ‘e kom seriozisht me ty’, pastaj në mënyrën ma serioze e shfrytëzon dhe në fund e braktis me gjakftohtësi.
Ama, ‘shtosi’ është se nuk na mashtrojnë kurrë njerëzit e panjohur dhe të largët.

9. Asnjë pikë dashni:
Problemi më i madh i Hashim Thaçit dhe i veteranëve është se askujt nuk po udhimbsen.
Kurse, paradoksi më i madh në historinë tonë është se ‘më shumë po i gëzohen Gjykatës Speciale’ kundër shqiptarëve- shqiptarët, sesa serbët’ .
Ky është fakt. Fakt i gjallë. Nuk janë të poshtër ata që i gëzohen kësaj gjykate, por janë të zhgënjyer e të dëshpëruar keq.
As që i intereson kujt me bë dallimin.

Gjykata Speciale është shpresa më e madhe e shqiptarëve, pas përfundimit të luftës.
Dilni pyeteni popullin, kqyrni çka po ju thotë.

Mos më besofshi-dilni pyetni njerëzit.
Ju urrejnë me shpirt.
E dini ju pse.

P.S. Dhe, hendikepohen nga serbët, u vjen inati prej tyre, se prej gëzimit shqiptarët edhe dasëm kishin bë kur t’ju shohin lidhur n’hekra.