ZËRA ATDHETARËSH

0
2144

ZËRA ATDHETARËSH

Poezi nga Ramë Thaçi

Jehon zëri i ideologut
Ukshin Hoti
Përgjatë shekujsh me rrebeshe
me dimëra të ashpër e erëra të forta,
parreshtur sillen mbi kokat
dhe në trojet tona.
Shqiponjes ia thyen krahet,
mbeti e gjymtë.
Trungun e lashtë e ndanë
mos të rrezatojë e shndëritë një diell e hënë.
E mua më lindi kjo tokë,
borxh ia kam t’i dal zot!
Me pendë në paqë,
në luftë me barot!
Por,më dhunë i futur në vetmi
dera e dritarja me grila,
në terr pa dritë.
I dërmuar,i uritur,i etur…
Më të madhërishmin bisedoja,
shpirtin ma ushqen,zemrës fuqi i jep,
ballin e freskon,
Zoti madh!
Zëri i ideologut
edhe në vetmi prapa grilave të hekurta jehon!
Bashkim Kombëtar kërkon!
Populli,trungun e lashtë e do!
E në pranverë kur natyra ishte gjelbrua,
barbarët ardhacak,
ideologun e nxorrën nga grilat e burgut të Dubravës,
diku larg e tretën, të përplaset më vdekjën,
me fortunën e egër!
Po shpresojmë së është i gjallë,
duke kërkuar Bashkim Kombëtar!
Apo egërsirat e karpateve e zhdukën të gjakosur
e të sakatosur…?
Kushedi?!

Istog, Dubravë 1999