“Jam rebeluar kundër padrejtësisë, abuzimit të të gjitha llojeve, paragjykimeve, hipokrizisë, ideologjive të demshme ose irracionale, egoizmit, xhelozisë dhe çdo gjë që dëmton dinjitetin njerëzor.”

0
536
Mathieu Aref

Mathieu Aref, Paris, France

Që nga fëmijëria ime dhe gjithë jetën time jam rebeluar kundër padrejtësisë, abuzimit të të gjitha llojeve, paragjykimeve, hipokrizisë, ideologjive të demshme ose irracionale, egoizmit, xhelozisë dhe çdo gjë që dëmton dinjitetin njerëzor. Kjo është e verifikueshme në mesin e shoqërisë sime dhe nga të gjithë ata që më njohin mirë. Çfarë kam bërë në jetën time publikisht dhe privatisht më ka kushtuar dashaligësi të padrejtë, por sidomos shumë miratime, përgëzime dhe dashuri. Gjithë këto i kam provuar dhe shkruar jo vetëm në planin gazetaresk (artikuj të ndryshëm në shtypin francez, shqiptare apo ndërkombëtare), por i kam provuar në ngjarjet e të gjitha llojeve, por më së shumti ato lexohën mes vijeve në gjithë librat e mi dhe sidomos Tezën time. Kam shkruar eseja metafizike dhe filozofike që flejnë në sirtarët e mi ! Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse kam ndërgjegje të pastër dhe jam i sigurt për atë që po bëj dhe them. Do të thoja me ironi se në qoftë se unë zotëroj lapsin unë zotëroj gjithashtu përdorimin e shpatës (« këllëç » i themi gegënisht në Mat) dhe armët (me gjithë moshën time të avancuar…jam ende i ri) : trashëgimi e etërve të mi heroik (që në kohën e Skenderbeut) të rajonit të Matit dhe gjithashtu trashëgimia e gjeneve të mi pellazgo-ilire !

Ja pra në këtë artikull një përgjigje “të përgjithshme” (shtatë pika) për atë që unë dëgjoj këtu në këtë hapësirë kulturore, vëllazërore dhe miqësore ku unë pranoj çdo kontradiktë kur është e vlefshme, e drejtë dhe jo e parespektueshme gjithashtu çdo mendim (opinion) edhe në qoftë se është i gabuar. Por unë dënoj çdo sulm ndaj personin tim, dinjitetin tim dhe të gjitha padrejtësitë e tjera. Kjo është një hapësirë kulturore, vëllazërore dhe miqësore. Armiqtë e mi është më mirë të zhduketn nga kjo faqe, sepse nuk mund të duroj antagonizmat verbale, fyerjet personale të dëmshme dhe fyese, degraduese dhe kritikat të pakuptimtë dhe çdo akt përçarje midis shqiptarëve. Këtu nuk do të emëroj emra sepse nuk jam një kallëzuës. Kur është fjala për njerëz të caktuar të veçantë unë u bëj përgjigje drejtpërdrejt “sy për sy.”

Në foto isha 16 vjeçarë… një ushtarë pa ushtri !

Qëndrimi i disa shqiptarëve me kujton dëshpërimin e babait tim ka më shumë se shtatëdhjetë vjet, i cili kritikonte sjelljen e disa shqiparëve (edhe pse të arsimuar mirë dhe të kulturuar !). Që nga atë ditë “asgjë nuk ka ndryshuar”, sepse edhe sot babai im kishte të drejtë : ky qëndrim i shkretuar ende vazhdon mes disa shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe Shqiptarët kanë rënë prapa Evropës, ndërsa e cila i detyrohet paraardhësve të tyre dy qytetërimet më të famshme të kësaj Evrope ! Për më shumë se dy mijë vjet (që në kohën e pushtimit romak të Ilirisë më – 168 para erës sonë) banorët të Ilirisë, të Arbërisë dhe të Shqipërisë kanë qenë të pushtuar nga popuj të ndryshëm më përjashtimin e kohëve të Gjergj Kastriotit i quajtur nga Osmanët « Skënderbe » dhe të heronjeve të pavarësisë së Shqipërisë (Lidhja e Prizrenit në vitin 1878 dhe pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912) askush nuk e ngriti gishtin : Shqipëria dhe shqiptarët ranë në një gjumë shumë të thellë. Këto 2000 vjet të pushtimeve të ndryshme kanë gjeneruar imigrime të ndryshme nëpër botë, si dhe përzierje të ndryshme racore (shumë më pak nepër Malësitë e Shqipërisë). Ende sot po vazhdon emigrimi !

• Ata që padrejtësisht akuzojnë (përveç tradhtisë reale dhe e provuar) të tjerët për tradhti (pa prova ose dëshmi të besueshme) janë ndoshta të keqinformuar ose të manipuluar ose janë vetë tradhtarë ose kanë një problem mendimi të ngulët ose psiko-psikik, ose kanë diçka për të fajësuar, ose janë adhurues të një ideologjie të dëmshme dhe obsolete ose adhuruesit e disa despote të njohur apo më në fund janë individe të poshtër të paguar nga armiqtë e çështjes shqiptare : një çështje tashmë e torturuar me shekuj.

• Në qoftë se një dokumentar apo një emision i përkaste Enver Hoxhës dhe komunizmit unë do ta kisha njoftuar miqve të mi të FB në të njëjtën mënyrë që kam bërë për Geraldinën ose Zogun. Sepse për mua, çdo çështje apo dokumentar i bërë në një vend të huaj (një gjë e rrallë në vetvete !) ndaj historisë së Shqipërisë dhe të ata që e kanë bërë (qofshin të mirë apo të keqi) më intereson dhe më lejon të vlerësoj apo jo se si të huajt na perceptojnë ne shqiptarët që për shekuj me radhë kemi qenë të keqtrajtuar nga historia dhe armiqtë e Pellzazgo-iliro-trako-shqiptarëve. Për sa më përket mua nuk ka absolutisht asnjë dyshim për një akt i “politizuar” sepse ashtu si të gjithë ata që më njohin, dihët shumë mirë se jam dikush « apolitik » që nuk pranon asnjë ideologji apo një mbështetës i ndonjë parti politik, as nga e majta as nga e djathta. Unë mund të kem simpati për dikë pa adoptuar bindjet e tij.

• Ky njoftimi mbi dokumentarin në lidhje me fatin e një mbretëreshë kalimtare dhe historinë e kohës shumë të shkurtër të monarkisë shqiptare e cila ka mbaruar në mënyrë dramatike për shkak të pushtimit nga trupat pushtuese të Italisë fashiste, kështu ky njoftim nuk kishte asgjë partiake, të njëanshëm ose ideologjik sepse, për më shumë, unë paraprakisht nuk kisha asnjë përmbajtje as nuk e kisha parë. Unë e bëra atë pa paragjykime, sepse ajo ishte një periudhë e historisë sonë kombëtare qoftë i mirë apo i keqe kjo është pjesë e trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare si gjithë periudhat e tjerë.

• Disa njerëz këtu mendojnë se nuk pranoj kontradikta dhe kritika. Këta njerëz gabojnë rendësisht, sepse në të vërtetë ata nuk më njohin mirë. Unë me gjithë qejf i pranoj kritikat dhe mendimet vetjake e të gjithëve qënkan të drejtë apo të gabuara, por kam TMERR për ata që kundërshtojnë për kënaqësi të kundërshtimit ose për paragjykime të padrejta, mashtruese dhe të dëmshme. Megjithatë kam mprehtësinë për të kuptuar çdo gjë që thuhët tinzarisht, hipokrizisht, diplomatikisht me aluzione për më pak të qarta. Por kur është e sinqertë e ndiej menjëherë.

• Disa këtu po pyesin pse unë tentoj të eliminoj disa “miq” nga faqja ime të FB ! Këta njerëz ende nuk kanë kuptuar asgjë nga kjo hapësirë të kulturës dhe bashkëjetesës, e cila nuk është arenë e grushteve ose luftim “ideve” : por idetë shpesh janë kundërshtimore, personale apo të paqëndrueshme dhe nxisin më shumë shqetësim, dëmtim, bezdi, grindje, paturpësi, dhe përçarje midis Shqiptarëve si çdo luftë fizike ! Në të vërtetë, është si boksi : duhët më pasur « peshën » e duhur (në të njejtin kategori) kundër « shalengerin ». Në gjithë ato ndeshjet që kam parë (gjatë rinisë sime kam praktikuar boksin) rezulton se shpesh është talenti i boksierit që fiton dhe jo domosdoshmërisht forca e tij ! Unë mund t’ju them me siguri se në 5000 “miqtë” e mi (maksimumi i ofruar nga FB) kam eliminuar vetëm 1 apo 2%. Por edhe kjo mund të duket pak, por për mua është tashmë shumë. Nëse i bëj këto përjashtime unë kam arsyetimet e mia sepse dua ta pastroj këtë hapësirë, e cila është mbi të gjitha paqësore, kulturore, miqësore dhe vëllazërore. Sigurisht që nuk është një arenë për beteje vëllavrasëse ku sundon urrejtja, nervozimi, egoizmi, egocentrizmi, fyerja, shpifja ose mosmarrëveshja mes shqiptarëve. Kjo është ajo që nuk dua. Pikë.

• Unë jam një shkencëtar serioz, i paanshëm, i drejtë dhe pa asnjë ndjenjë personale (si çdo shkencëtar i vertetë) dhe një historian serioz i cili është i bazuar (si çdo historian serioz i denjë për këtë emër) në shkrimet e e lashta të provuara, fakte të sigurta (sepse më duhën shumë mbivendosje për ti përfshirë saktësisht) dhe nuk bazohëm në hamendjet, mendimet apo paragjykimet personale apo shumë të tjerëve. Ata që mendojnë ndryshe janë të gabuar sepse përsëri nuk më njohin mirë apo hiq. Unë jam një nga disa historianëve (nëse i vetmi, pa asnjë pretendim nga ana ime) në mbarë botën që fuqimisht kundërshton “të pranuarën zakonisht” të njohur nga historiografia moderne, institucionat akademike, enciklopeditë moderne dhe të gjitha kazanat intriguëse dhe jo-serioze që shpërndajnë informacione të rremë ose manipuluëse (si për shembull Interneti dhe sidomos vikipedia).

• Në të vërtetë kam kundështuar shencërisht historiografinë greke dhe romake dhe gjuhësinë moderne (sidomos indo-evropeanizmin) me prova të forta dhe të pakundërshtueshme, argumente bindëse, analiza të thella, kërkime të pashtershme dhe referenca të verifikueshme. Nuk jam bazuar (shyqyr !) në ASNJË shkencëtar (me përjashtimin të studimeve arkeologjike moderne dhe disa zbulime shkencore) apo historian moderne, por në burimet e lashtësisë dhe në të gjitha çfarë dimë nga prehistoria dhe historia arkaike të qytetërimeve greke dhe romake : të gjithë autorët të lashtë të Greqisë dhe Romës pa përjashtim, kanë treguar të vërteta në gropë dmth në qorr sokak (pa bërë analiza dhe ballafaqime të plota për shkak të mungesës së arkivave të asaj kohë) por për të cilët studime të lashta kam bërë nganjëherë disa anulime (kur ato janë të rreme ose të manipuluara) dhe shumë herë kam bërë konfirmime të qarta të mbështetura nga argumente bindëse (kur ato burime janë të drejta dhe të verifikueshme përmes shumë mbivendosje). Kur kam cituar disa autor të shquar modern (historian të lashtësisë, kronolog, mitolog, etj.), ishte për të riforcuar tezën time dhe për të sjellë ujë në mullirin tim pellazg. Me një fjalë, unë nuk jam historiani i cili e ka përsëritur atë që kanë thënë të tjerët (sidomos autorët modern) pa më të voglin verifikim apo analizë të plotë : kurrë nuk kam qenë papagalli i historisë “të pranuar përgjithësisht”. Kështu pra kam shkatëruar dhe zhvoshkëruar tërësisht dhe me shumë durim dhe vazhdimësi atë historiografi. Falëminderit për mirëkuptimin.FUND.

Përsëri mos prisni përgjigjen time ose komentin tim më të vogël nga unë. Falënderoj këtu solemnisht gjithë miqtë e mi dashamirës, të ndershëm dhe bashkatdhetarë të denjë dhe patriot.