Çfarë ndodhi me privatizimin e Fabrikës së Autopjesëve “Ramiz Sadiku” në Pejë?

0
2124

Në vend të debatit(parlamentar) në Prishtinë

Për privatizimin e ndërmarrjeve ekonomike, shoqërore dhe publike në Kosovë përmes AKP-së, shumëherë pati debate për lëshime, keqpërdorime të nduarnduarta të këtij aktiviteti. Për këto vite u privatizua tërë pasuria ekonomike e shoqërore në Kosovë e ndërtuar me mund të madh në sistemin e vetëqeverisjes dhe punës së bashkuar në ish Jugosllavi.

Tashti në Kosovë pas privatizimit zhvillimi ekonomik ka marrë kahe të reja në planin e biznesit dhe të punësimit të qytetarëve tanë me rregullat dhe normat e reja të punës me standarde të njohura të ekonomisë dhe të tregut të lirë.

Në rrugëtimin e privatizimit në Kosovë dhe për Fabrikën e Autopjesëve “Ramiz Sadiku” në Pejë,për qudinë tonë jemi informuar në Amerikë për tërë rrjedhën e këtij aktiviteti nga AKP-ja dhe skandali që ka ndodhë do të jetë temë për debate në institucionet shtetërore të Kosovës.

Fabrika e Autopjesëve “Ramiz Sadiku” në Pejë ishte njëra nga uzinat më moderne jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, ndonëse tekonologjia e saj ishte e dyta më moderne në rajon, kështu me thoshte në një bisedë familjare në Çikago, prof. dr. në Fakultetin Teknik (emri është i njohur për ne).

Fabrika u privatizua dhe atë e bleu si thotë populli për “një kashore bukë” një kompani nga Stambolli i Turqisë, e cila erdhi në Pejë i mori me vete tërë tekonologjinë milionshe, që dikur kishte investuar programi zhvillimor për “viset më pak të zhvilluara dhe të Kosovës”, që akordohej nga ish Jugosllavia përmes ndërmarrjeve ekonomike dhe punës së bashkuar, ku gjete punë një numër i madh të punëtorëve nga kjo komunë dhe më gjerë. Tërë prodhimtaria teknikes së rëndë dhe plasmani ishin të siguruara në tregun botërorë.

Edhe sot e kësaj dite, mbetët në dilemë dhe peshojë të kohës se si u “shit” kjo fabrikë e njohur e teknologjisë së rëndë dhe ajo në vend që të nisë podhimin në Pejë,tërë teknologjia e saj u bart në Stamboll të Truqisë dhe këtu për “ekonominë e Kosovës” mbetën vetëm muret e zbrazëta dhe punëtorët në rrugë, kështu me thoshte prof.dr. i Fakultetit Teknik në Prishtinë dhe ekspert i kësaj fushe tekniko-teknologjike.

Çfarë ndodhi më tej me fatin e kësaj fabrike të njohur të Kosovës?Pasi mbërrinë në Stamboll tërë teknologjia më moderne e kësaj fabrike, udha e mafisë së “biznesit” turk që erdhi dhe e bleu për një “kashore bukë” nuk ndejti duarkryq. Ata në Stamboll shpejt kanë rënë në “supërbizne” me qarqet në Kragujevc të Serbisë dhe tërë teknologjinë që e patën “bler” në Fabrikën e Autopjesëve në Pejë ia shiti Fabrikës së automobilave në këtë qytet të Serbisë, prej nga në vitet e “investimeve për viset më pak të zhvilluara dhe të Kosovës” ishte bartëse e ndërtiumit të kësaj fabrike në Pejë e dyta rajon.

Privatizimi i jësaj fabrike u nisë në Pejë-Stamboll dhe teknologjia e saj u kthye në Kragujevc për të shtuar kahet e zhvillimit ekonomik të Serbisë dhe sipas shtypit të kohës aty gjetën punë me qindra punëtorë. Në Pejë mbetën vetëm muret e zbrazëta të fabikrikës që edhe sot e kësaj dite, pakkush e di fatin se si ndodhi tërë (kolovajza)e lojës së “privatizimit” të kësaj uzine moderne që në vend të prodhojë dhe të plasojë prodhimet të teknologjisë së rëndë të kërkuar në tregun botërorë, asaj i mbetën vetëm muret në qytetin e Pejës.

A ishte ky “privatizimi” i Fabrikës së Autopjesëve në Pejë apo plaqkitje e rëndë që e bëri kompania nga Stambolli përmes AKP-së në Prishtinë, do të pyesnim institucionet e shtetit të Kosovës? Për këtë temë u bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit, Qeverisë Haradinaj dhe zyrës së AKP-së në Prishtinë që rastin e “privatizimit” të Fabrikës së Autopjesëve në Pejë të shqyrtojnë përmes rrugëve profesionale dhe institucionale rastin skandaloz dhe me pasoja të rënda për kahet e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës. Për këtë rast të lënë në harresë dhe pas shpine të institucioneve tona, më mirë vonë se kurrë, do të thoshte një fjalë e popullit.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]