Ambasadorja e paftuar…

0
1381

Kozeta Zylo

Është e lehtë për miqtë të jenë me ju në kohë të mira”…
– Nikki Haley Ambasadore e Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara

Ambasadorja e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, që votoi kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit në OKB, nuk ishte e ftuar sot në takimin me Ambasadoren Nikki Haley në Kombet e Bashkuara.
Në këto votime midis shumë vendeve të botës mori pjesë edhe Shqipëria e cila votoi kundër vendimit të SHBA-s për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ndërkohë ambasadori palestinez në Serbi deklaron se Kosova është e Serbisë…

Ambasadorja e SHBA-s në OKB Nikki Haley, mike e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve kishte ftuar sot, më 3 Janar, 2018-të, 64 përfaqësues të vendeve që votuan pro Amerikës, ndërkohë midis tyre ishte e ftuar dhe ambasadorja Teuta Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, por jo ambasadorja e Shqipërisë Besiana Kadare. Ambasadorja Sahatqija shkruajti në f/b midis të tjerash nga fjala e ambasasores amerikane Nikki Haley si: “Ajo tha se votimi i Rezolutës në Ansamblenë e përgjithshme ishe votim per ta lënë të vetmuar SHBA-në dhe për ta nëncmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregojë SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë”.

Ambasadorja Haley ka shkruajtur në murin e saj në f/b se:

Është e lehtë për miqtë të jenë me ju në kohë të mira, por miqtë që janë me ju gjatë kohës se sfidave kurrë nuk do të harrohen. Ju faleminderit.
Ambasadorja Kadare që flet në emër të shetit shqiptar duke votuar kundër Amerikës, doemos që përfaqëson vetëm “pakicën pushtetare” dhe aspak miliona shqiparë si brenda vendit po ashtu dhe diasporën në cdo cep të globit. Reagimet e Diasporës veçanërisht në Amerikë kundershtonin haptas vendimin e qeverisë shqiptare e cila në këtë rast u përfaqësua nga ambasadorja Kadare e emëruar nga Pushteti në Shqipëri.

Ç’mjerim dhe trishtim që nga disa njerëz të veckel dhe pa vizion të radhitemi ndër kombet që i kthyem shpinën Amerikës në ditë të vështira…

Ç’mjerim të përdhosim kodin tonë: Besën!
Nuk përbën më çudi për sa kohë do të jenë kudo Besët e pabesë!…

3 Janar 2018
Staten Island, New York