ANKTH PËR ÇAMËRINË

0
948
Atdhe Rrustem Geci

ANKTH PËR ÇAMËRINË – poezi e Një Janarit, 2018

Sytë me shikim të ndaluar
e shohin më thellë Çamërinë
si një shtëpi me shumë varre
dhe pa diell të tokës amëtare!…
Në një betejë që duhet të luftojmë
betohem në dheun që më ka bimur
në të rënët e të gjitha epokave, që
fjalën shqip të mos e mbuloj myku
Çamëri, gjak i një lindje të madhe
edhe sikur lufta të mos japi asgjë
qaj, bërtit, të dëgjojë e tërë Evropa
në Çamëri greku ka bërë gjenocid
Betohem në dheun që më ka bimur
dhe në gjakun e mbretëve pellazgë
u thërras të grumbullohemi si retë;
që Greqisë t ´ia marrim Çamërinë
Mashtrimi Grek ndaj Evropës dhe
Genocidit të saj ndaj popullit çam
janë të vërteta të rënda, sa që çamët
e arvanitët do të ngriten së afërmi!…

Rrustem GeciDortmund, 2018