Në vend të debatit (parlamentar) në Maqedoni

0
1122

Në Maqedoni populli shqiptar me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës, ka pozitën e pakicës kombëtare dhe deputetet e zgjedhur në frontin e ndarë politik, kanë mbetur veçse numbra pa ndonjë forcë për vendime të rëndësishme për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare.

Shkojnë e vijnë zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, çështja shqiptare në margjinat e politikës së pushtetit maqedonas:
punoni ashtu si thotë shteti.

Tash sa ditë, lajm kryesor është muhabeti i partive shqiptare të përçara dhe në fronte të ndara (politike), me motive të njohura se kush më i pari do të hyjë në dyert e qeverisë së Zaevit në Shkup!

Çfarë do të ndodhë sot e nesër në qeverinë aktuale, ku shqiptarët të vetmin “program” e kanë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndonëse presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov po thotë se Maqedonia është shtet unitar dhe gjuha shqipe nuk mund të zyrtarizohet në shtetin tonë (Maqedoni)!

Një grusht deputetësh shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë, çfarë do të bëjnë me shumicën apsolute të dyja partive maqedonase që saherë do të votohen “ligjet” në favor të shqiptarëve, do të mbivotohet me këtë shumicë e ata do të mbesin me gishta në gojë(!).

Kjo është Maqedonia unitare me popullin shqiptar pakicë kombëtare!

Çikago, 29 dhjetor 2017


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]