Për pamjen përrallore, fshati Doblibare merr Mirënjohje nga Kryetari i Komunës z. Ardian Gjini

0
2916

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Komuna e Gjakovës nderon rininë e Doblibares për zbukurimin e fshatit për Krishtlindje e Vitin e Ri 2018. Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, i ndau Mirënjohje të Rinjëve të Famullisë së Doblibarës për kreativitetin dhe zbukurimin e fshatit, duke bërë që Doblibarja të jetë një nder fshatrat me të zbukuruara në Komunën e Gjakovës dhe me gjerë. Kryetari Gjini vertetë është mahnitur me punën e palodhur të vullnetarve të kësaj famullie, e cila drejtohet nga famullitari i tyre, Don Albert Jakaj.

Agjensioni turistik “Welcome to Kosovo” dhe shumë portale e gazeta të tjera kombëtare i kanë dhenë një publicitet të fuqishëm pamjeve përrallore që i ka marrë fshati i i Doblibarës për Festën e Krishtlindjes.