DISKUTIM FETAR APO POLITIK!

0
1628

AV. XHABIR ZEJNUNI

Diskutimi i Papës Bergoglio gjatë mesazhit të Krishtlindjeve, më shumë se një mesazh fetar drejtuar besimtarëve katolikë, dukej në ndonjë pjesë si mesazh politik që trajtonte problemet politike të momentit, ku më kryesori është EMIGRACIONI në MASË. Gjatë mesazhit, Papa Bergoglio mori pozicion të hapur për emigracionin në masë, duke marrë në konsideratë çështjet biblike, por duke ju dhënë atyre një “ngjyrim” politik. Sipas Papës Bergoglio, “Familja e shenjtë është një familje emigrante”, pasi edhe “Maria dhe Giuseppe u detyruan të emigronin duke lenë të afërmit, shtëpinë dhe tokën. Një rrugë e vështirë për një çift të ri që po bëheshin prindër. Në zemrën e tyre, ishin me plot shpresa për shkak të fëmijës, i cili po vinte në jetë”.

Më tej, Papa Bergoglio vazhdon se “Në hapat e Giuseppes dhe Maries, fshihen shumë hapa. Shohim familje të tëra që detyrohen të largohen. Shohim gjurmët e miliona personave që detyrohen të largohen, ose të dëbohen nga tokat e tyre. Maria dhe Giuseppe për të cilët nuk kishte vend, janë të parët që përqafojnë ATË (Jezu Krishtin) që vjen të na japë neve DOKUMENTIN e SHTETËSISË”.

Bën shumë çudi fakti se si përdoret për qëllime politike Bibla e Shenjtë nga Papa Bergoglio. Papa Ratzinger ishte për familjen e konsoliduar dhe kundër emigracionit në masë. Kurse Papa Bergoglio është për çrrënjosjen e familjes dhe në favor të emigracionit në masë. Përse Papa Bergoglio frymëzohet më shumë nga Soros dhe bankierët e financës botërore se sa nga Jezu Krishti?! Aq më shumë gjatë një feste fetare, të cilën po tentojnë me forma dhe mënyra të ndryshme që t’i japin një “ngyrim laik” (…..)!