Një bust i ri i madh i Shën Terezës së Kalkutës në varrezat katolike të Saint Raymond’s Cemetery, New York

0
1457

Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit” – Shën Nënë Tereza

Klajd Kapinova

BRONX, New York. Amerikanët e vlerësojnë shumë Nënë Terezën. Ajo ishte Qytetare Nderi e SHBA, titull i dhënë shumë vite më parë nga Presidenti republikan Roland Regan, i cili e adhuronte shumë për punën e saj fisinike në shërbim të më të varfërve të botës. Ajo vetëm në New York ka disa shtëpi dhe më së shumti në Bronx dhe Brooklyn… Këto ditë me mikun tim, studiuesin dhe publicistin Tom Mrijaj, duke shoqëruar mikun nga Shkodra meshtari i ri dom Nikolin Deda (Sheldija), i cili, kishte ardhur në New York, për të gjetur dorëshkrimet dhe vendosur lule në varrin e axhës se tij meshtarë shkodran, i vrarë mizorisht në banesën e tij, sikurse thotë Policia e New York-ut (NYPD), në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, New York, ku ndodhet sektori më i ri i varrezave, ishte ngritur një bust i lartë 4-5 metër mbi një bazoreliev, në ballinën e së cilës janë shkruar në gjuhën angleze disa fjalë me vlerë edukative të Nënë Terezës.

Për miqët e mi jo shqiptarë në Facebook, po jap një permbledhje të shkurtër në anglisht, në lidhje me historikun e varrezave të famshme në New York.

* * *

Saint Raymond’s Cemetery is a Roman Catholic cemetery at 2600 Lafayette Avenue in the Throggs Neck and Schuylerville sections of the Bronx, New York City, United States.

The cemetery is composed of two separate locations: the older section (main entrance is located at 1201 Balcom Avenue), and the newer section (where most present-day burials now take place), both east of the Hutchinson River Parkway. The Bronx–Whitestone Bridge is located adjacent to the cemetery’s newer section, while the neighboring Throgs Neck Bridge can be seen from a distance.

The cemetery is owned and operated by the Archdiocese of New York. It is the only Catholic cemetery in the Bronx and is one of the busiest cemeteries in the United States with nearly 4,000 burials each year.

The cemetery provides in-ground burials, in-ground crypt burials in the new Holy Cross section, Mausoleum burials and niches for cremains and burials in the base of the gigantic granite Cross located in the Holy Cross section. There is also a special Garden of Innocents where still-born and young babies are laid to rest. A portion of the St. Peters section was set aside in 1964 for the burial of the Archdiocese’s clergymen.

The cemetery land was originally the “Underhill Farm of Throgg’s Neck.” It was purchased and consecrated by the forward-thinking Rev. Michael B. McEvoy, pastor from 1875 to 1885 of St. Raymond’s Church, who bought the land and utilized it for burial purposes as Saint Raymond’s Cemetery.
Through its connection to St. Raymond’s Church, the cemetery was dedicated in honor of Saint Raymond of Penyafort, a 12th-century Catalan-Spanish saint.

Kush është seminaristi i arratisur nga komunizmi dom Lazër Sheldia (1928-1988)?

Ai ka lindur më 15 janar 1928, në fshatin Sheldi, jo shumë kilometra larg nga qyteti i Shkodrës. Poeti i embëlsisë, martiri i shenjtë dom Ndre Zadeja, duke pikatur talentin dhe zellin për libra të Lazrit të vogël e ndihmon për të vijuar studimet për meshtari në Shkodër.

Në vitin 1941 ai filloj jetën studentore si seminarist jezuit, ku del me rezultate shumë të mira në mësime. Me mbylljen e seminarit, pas ardhjen në pushtet nga komunistët ateist, studenti Sheldia rregjistrohet në gjimnazin e shtetit dhe më vonë bëhet mësues.

Meqenëse në shkollë ai fliste për vlerën pozitive të doktrinës kristiane, ai bie në sy të forcave të Sigurimit të shtetit komunist, të cilët e kishin futur në rreth të kuq për ta arrestuar.

Duke e nuhatur rrezikun që e priste, ai mendoi të arratisej nga Shqipëria. Dhe një ditë ëndrrën e bëri realitet, duke shkuar drejt botës së lirë në ish Jugosllavi dhe më pas në vitin 1954 shkon në Vjenë (Austri). I riu Lazër për tu bërë meshtar shkon në Itali, ku regjistrohet në Universitetin e Urbinos, Propaganda Fide.

Në vitin 1960 ai bëhet meshtar. Duke parë nevojën e emigrantëve për meshtarë Selia e Shenjtë e emron meshtarë kapelan i shqiptarëve për Europën Perëndimore.

Tre vjet më vonë, në vitin 1963 ai dërgohet si misionar i Krishtit në arkidioqezin e Rio De Janeros në Brasil, ku punoi deri në vitin 1973.
Në muajin mars të vitit 1973 dom Lazri vjen në Californi (SHBA), ku qëndron 6 muaj dhe më pas udhëton drejt New York.

Nga viti 1973-1988, qëndroi në New York, ku për 15 vjet i shërbei komunitetit amerikan dhe shqiptarë, në kishën Holy Rossary, në Eastchester Road, Bronx, New York.

Më 22 nëntor të vitit 1988, ai gjendet i vdekur në shtëpinë e tij nga Policia e shtetit të New York. (NYPD). Ai varroset me nderime dhe respekt nga komuniteti shqiptaro amerikan, në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, NY.

Në rrasën e varrit të misionarit të Krishtit dom Lazër Sheldia gjendet e shkruar në shqip ky epitaf: “Në Përkujtim të Përjetshëm të Misionarit Katolik.”

Më 30 qershor 2005, në fshatin e lindjes në Sheldi të Shkodrës, u përurua monumenti i martirëve, që kanë shërbyer në Sheldi, ku tre pëllumba të bardhë simbolizojnë tre meshtarët: Dom Ndre Zadeja, dom Dedë Maçaj dhe dom Lazër Sheldia.