Joni Latifi ëndërron të prek Hollivudin

0
1614

Joni Latifi është një aktor i talentuar shqiptar, lindur në Tiranë më 27 qershor 1994. Ka kryer studimet e larta dega “Administrim Biznesi” në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2016 ka lëvizur në Nju York, për të ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë aktor i “Hollivudit” dhe një yll i suksesshëm në fushën e aktrimit.

Ka marrë pjesë në reklamën e Telekom Albania dhe në videoklipin “Pa Mua” të këngëtares së njohur Eranda Libohova, fituese e festivalit “Kënga Magjike”.

Joni Latifi luan rolin “Laki” në filmin “Akuariumi”, me regji të Dhimitër Ismailaj dhe me rol kryesor Florind Belliu. Gjithashtu është protagonist i filmit “Buster” me regji nga Leandro Gualdi dhe luan në filmin “Winner winner chicken dinner” me regjisor Jun Ren.

Ndjek studimet në akademinë prestigjioze “Stella Adler Studio of Acting” në Nju Jork për aktrim, në programin me emër “Professional Conservatory”, që njihet nga më të mirët në Amerikë për pregaditje në industrinë e filmit të Nju Jorkut dhe Hollivudit.

Intervistë me aktorin Joni Latifi

Bisedoi Ermira Babamuta, Nju Jork

Na tregoni për fillimet në fushën e aktrimit?
Fillimet e mia në fushën e aktrimit kanë qënë të vështira, por s’kam hequr kurrë dorë nga pasioni im. Çdo përvojë në audicione më ka bërë më të fortë dhe më ka shtyrë për të punuar shumë e më shumë. Sidomos në Jo’në e parë që mora, kam pyetur veten, çfarë mund të jap më shumë nga vetja për të qenë i suksesshëm në qëllimet e mia. Fillova të marr disa klasa aktrimi dhe gjuhë personale për t’u përgatitur më së miri në nivelin profesional.
Suksesi arrihet me shumë punë, duke punuar fort me orë të vona dhe duke u dashuruar me punën që po bën. Dhe sa herë që fitoj një audicion më bën t’a dua më shumë punën dhe më rrit besimin në aftësitë dhe talentin tim. Nuk i mbaj shpresat te fati, por te puna dhe këmbëngulja ime për të arritur aty ku dua unë të arrij.

Me cilat projekte po mereni tani?
Momentalisht marr audicione ose rol direkt nga dy agjensitë më të mëdha në New York. Tani po merrem me audicione të shumta, por konkretisht po punoj për një film, me regjisorin e njohur shqiptar, Dhimitër Ismailaj dhe me aktorin e talentuar Florind Belliu. Film është me metrazh të shkurtër i quajtur “Akuariumi”. Shpresojmë t’a xhirojmë në fillimet e vitit 2018. Do jetë dramë / romancë.

Çfarë ju pëlqen në rolin që po luani në filmin “Akuariumi”? Si lidheni ju me këtë personazh?
Me pëlqen roli shumë se do jetë ‘back in time’ i një djali me emrin “Laki”, humorist, me ambicje dhe feminist. Më përshtatet shumë në jetën reale. Duke parë se regjisori është shqiptar, shumë i aftë, ka mbaruar studimet në New York për regjisor, po më ndihmon shumë dhe ka goxha besim tek unë. Filmi do dërgohet në 50 festivale, shpresojmë për diçka të mirë!

Gjithashtu jam me mikun tim të ngushtë Florind Belliu, i cili me jep këshilla dhe do ketë rol kryesor në këtë film. Ne shpresojmë filmi “Akuariumi” të pëlqehet jashtë Shqipërisë nëpër botë dhe brenda gjithashtu.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?
Filmi më i bukur që kam marr pjesë quhet “Buster” i cili nuk është perfunduar ende. Aty luaj rolin kryesor dhe në fund tē këti vitit do dali dhe Preview. Do jetë short movie drama. Kam rolin e “Buster”, një djalë me trauma, me probleme të forta psikologjike. Në këtë rol, ndjesia ime është dhuna dhe çdo ditë vej në dyshim ekszistencën e jetës sime. Kam punuar shumë fort për këtë rol, dhe xhirimet kan vajtur shumë mirë.

Filmi tjetër del nē janar të 2018 “Winner winner chicken dinner” short movie i stilit Tarantinos. Kam rolin e “John Kumarxhi” dhe mafjoz; i gjithë filmi ka vetëm një skenë në tavolinën e një Poker game. Kam rol dytësor. Të dy filmat do çohen në festivale në USA.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?
Filmat që më pëlqejnë të marr pjes janë: Drama, Horror, romancë, thriller. Kam refuzuar edhe shum role si aktor extra pa dialogue sepse nuk dua të jem pjesë e asaj turme dhe pse i respektoj. I vetmi film që kam luajtur si extra është film Hollivudian “The Night Hawks” ku jam pjesë e një skene!

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018?
Viti 2018 më pret me studimet në shkollën më të mirë “Stella Adler” të cilën e kanë mbaruar yjet e kinematografisë Marlon Brandon dhe Robert De Niro. Dhe shpresoj një ditë të jem në nivelin e aktorit tim të preferuar Johnny Depp.