“LAZARAT”!

0
2163

AV. XHABIR ZEJNUNI

Përmbajtja
1. Kronikë e një humbjeje elektorale të paralajmëruar.
2. Kriminalizimi i Parlamentit.
3. Dekanabizimi dhe “delokalizimi” i Lazaratit.
4. Çadra-boomerang.
5. Mandat i tretë qeverisës (jo vetëm kaq)!


1. Kronikë e një humbjeje elektorale të paralajmëruar.
Humbja “katastrofike” e PD-së me 25 qershor, ishte e paralajmëruar dhe e parashikuar. Por, edhe e “kontraktuar” më parë. Por, problemi qëndron tjetërkund. Edhe pse nuk pohohet haptazi, dihet se rotacioni politik në Shqipëri bëhet çdo 8 vite. Kështuqë, PD-së në kushte “normale”, do i takonte të vinte në pushtet në vitin 2021. Këtë fakt, e ka deklaruar “padashje” edhe Lulzim Basha në një intervistë në TV! Dhe arsyeja, gjindet në faktin se
rotacioni 4 vjeçar në Shqipëri sjell shumë destabilitet.

Bën çudi fakti se përse atëherë zgjedhjet nuk bëhen njëherë në 8 vite! Pasi do kishim pasur më pak shpenzime dhe probleme. Por, duke qenë se votimet bëhen njëherë në 4 vite, atëherë pozita dhe opozita duhet të bëjnë fushatën (“rituale”) elektorale të zgjedhjeve. Kur PD-ja humbi zgjedhjet në vitin 2013 dhe doli në opozitë, në fillim u tregua opozitë “apatike”. Më pas, u hodh në “tregun politik” reforma në (zh)drejtësi nën financimin, drejtimin dhe bekimin e ebreut Soros! Si rregull, kjo reformë i duhej besuar pozitës, por me miratimin edhe të opozitës. Më se normale. Me 6 dhjetor 2014, u takuan në Tiranë Soros me Bashën, ku ndër të tjera, u shtrua edhe problemi i reformës në (zh)drejtësi.

Në këtë takim, nga njëra anë merrnin pjesë Lulzim Basha, Grida Duma, Eduard Selami (ish
“kandidati” për kryetar të PD-së!), Gerti Bogdani dhe në anën tjetër merrte pjesë Soros, Jonas Rollet, Remzi Lani (i kudondodhur ky person!) dhe Andi Dobruçi. Bën çudi fakti se përse Soros diskutoi reformën në (zh)drejtësi vetëm me Bashën, por pa Ramën. Në këtë rast, Sorosit do i takonte të rrinte në mes të Ramës (majtas) dhe Bashës (djathtas). Por, çudia më e madhe qëndron në faktin se përse duhej të vihej një ebre për të reformuar drejtësinë shqiptare! Nuk jemi dot të aftë ne që të zgjidhim hallet tona pa ndërhyrjen e të tretëve? Apo kjo ndërhyrje vinte nga fakti se Soros ka fondacionin e tij në Shqipëri dhe kështu e “njeh” më mirë terrenin? Dihet tashmë se ebrenjtë janë zotëruesit kryesorë të financës botërore. Dhe kush ka paratë, bën edhe ligjin.

Këtë fakt, e ka konfirmuar para më shumë se dy shekujsh edhe ebreu Natan Rothschild, kur ka deklaruar: “Më jepni PUSHTETIN për të stampuar MONEDHËN e një vendi dhe nuk do më interesojë se kush do bëjë ligjet e tij”


2. Kriminalizimi i Parlamentit.
Flitet se në takimin e 6 dhjetorit 2014, thelbi kryesor ka qenë vazhdimësia e qeverisjes socialiste për 8 vite, por edhe garantimi i kësaj qeverisjeje nga Basha. Pse u kërkua kjo garanci? Sepse gjatë vitit 2014 ndodhën disa ngjarje, të cilat kanë lidhje me njëra tjetrën. PD-ja akuzonte PS- në si të kriminalizuar. Kjo akuzë, vinte nga fakti se në grupin parlamentar të PS-së bënin pjesë sipas PD-së disa persona me precedentë kriminalë.

Por, bën çudi fakti se përse nuk u kujtua PD-ja gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 të akuzonte PS-në se po kandidonte persona me precedentë kriminalë. Mbase PD-ja heshti (për momentin!), pasi mendoi se këta persona me precedentë kriminalë, mund edhe të mos fitonin. Do ishte më mirë edhe për PD-në në këtë rast. Por, kur këta persona u ulën në poltronat e Parlamentit, atëherë PD-ja u kujtua rreth rekordeve të tyre kriminale. Por, shumë vonë.


3. Dekanabizimi dhe “delokalizimi” i Lazaratit.
PD-ja filloi të akuzonte PS-në edhe si të “kanabizuar”. Sa për kuriozitet, shtypja e monedhave në Amerikë që në vitin 1913 nuk është më ekskluzivitet i Shtetit, por i Federal Reserve (Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ), ose një grup bankash private (shumica ebree)!

Kjo akuzë, u ashpërsua më shumë kur PS-ja ndërhyri në qershorin e vitit 2014 për të dekanabizuar Lazaratin. Por, nga ana tjetër Lazarati u “delokalizua” dhe më pas si “kompensim” filloi të kanabizohej “legalisht” tërë Shqipëria. Kjo falë edhe financimeve “bujare” të Sorosit për bujqësinë, të cilat shkuan vetëm për mbjelljen e kanabisit. Helbete, pasi edhe kanabisi lëndë bujqësore është. Këtu filloi edhe përplasja më e madhe. Pse?

Dihet se kanabisi nuk ka qenë problem vetëm i Qeverisë Rama, apo i Qeverisë Berisha më parë. Ky problem ka ekzistuar edhe gjatë qeverisjes socialiste gjatë periudhës 1997-2005. Aq sa problemi i kanabisit, ka qenë objekt edhe i parodistëve të Vlorës në vitin 2004! Duke qene se Shqipëria është vend i vogël dhe ka pak banorë, sjell si pasojë që ka edhe pak politikanë. Dhe këtyre pak politikanëve (pozitë dhe opozitë!) do ju mjaftonte vetëm  azarati, sa për të “rrumbullakosur” rrogat e tyre. Por, barrën më të madhe për mbarëvajtjen e kanabisit, për hir të së vërtetës e mbante gjithmonë Qeveria e radhës në pushtet. Ndërsa opozitës i takonte hisja e saj në përqindje me vendet në Parlament!

Por, kur filloi të kanabizohej tërë Shqipëria, atëherë PD-ja filloi të shqetësohej më shumë. Pasi duke qenë në opozitë, ajo nuk do mund të monitoronte dhe kontrollonte me “efikasitet” prodhimin e kanabisit në shkallë vendi dhe si rrjedhojë edhe të ardhurat përkatëse! Kështu, u prish raporti i përqindjeve të fitimit nga kanabisi, i cili shkoi në favor të Qeverisë në pushtet. Lindi edhe problemi i “kanalizimit” të të ardhurave nga kanabisi.

Një pjesë mendohej se do shkonte (edhe) për blerjet e votave në zgjedhjet e ardhshme. Më se normale në këtë rast. Por, frika më e madhe që e zuri PD- në, nuk ishte humbja e zgjedhjeve të vitit 2017 (falë paktit qeverisës 8 vjeçar), por vazhdimësia në pushtet e socialistëve edhe në vitin 2021 (e më tej). Aq më shumë, duke parë se PD-ja nuk gëzonte më mbështetjen e Sorosit. Për këtë arsye, që PD-ja e ashpërsoi shumë luftën ndaj PS-së nën slloganin e dekanabizimit kombëtar.


4. Çadra-boomerang.
Basha duke u gjendur në “KURTH”, luajti “zholin” e fundit: Çadrën. E bëri këtë gjë në mënyrë që të sensibilizonte opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Por, nuk ja arriti, pasi presioni ndaj tij ishte shumë i madh. Atij i mungoi po ashtu mbështetja e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. U dorëzua, duke “humbur me nder” zgjedhjet. Kjo falë edhe Paktit HistErik të 18 majit. Kështu, Basha u rifut edhe njëherë në sistemin e mëparshëm politik. Problemi më i madh tani, qëndron nëse PD-ja do mund të fitojë zgjedhjet e vitit 2021. Në situatën e sotme, duket shumë e vështirë.


5. Mandat i tretë qeverisës (jo vetëm kaq)!
PD-ja, dha shenja më konkrete se do thyente paktin qeverisës 8 vjeçar, kur humbi Clinton (e financuar nga Soros) përballë Trumpit. Duke humbur
Clinton, PD-ja ushqeu iluzionin e gabuar se humbi edhe Soros. Si rrjedhojë, nuk kishte pse t’i qëndronte korrekte marrëveshjes së 6 dhjetorit 2014 me atë. Por, Soros edhe pse në dukje mbështeste rotacionin qeverisës 8 vjeçar, nga ana tjetër ai në fshehtësi punonte që ky rotacion të mos respektohej, duke e zgjatur përtej 8 viteve qeverisjen socialiste.

Nuk është vështirë kështu që të kuptohet se PS-ja do të qeverisë edhe për një mandat të tretë, pavarësisht nëse do jetë Rama apo dikush tjetër Kryeministër. Kjo për DY arsye.

1. Dihet se beteja kryesore politike bëhet në Parlament dhe se atë betejë e bëjnë partitë parlamentare. PD-ja ka 39 deputetë (pasi 4 “aleatët” nuk duhen llogaritur këtu), ose gjysmën e deputetëve socialistë. Duke qenë se cilësia e deputetëve të PD-së për nga mënyra se si ata u emëruan (dhe jo fituan), është e një niveli shumë të diskutueshëm, atëherë ky fakt do jetë një shans shumë i mirë për PS-në që të bëjë TRIS në vitin 2021. Deputetët “aleatë” edhe pse janë nën siglën e PD-së, në fakt përfaqësojnë grupe të caktuara politike (dhe jo vetëm politike!), të cilët nuk kanë asnjë lidhje me PD-së. Ata mund të konsiderohen si një lloj çibani brenda PD-së. Dhe konferma nuk do vonojë të vijë së shpejti.

2. Nëse do bëjë në vijim “aleancë” Rama me Bashën për interesa të “larta shtetërore”, atëherë duhet pohuar se PD-ja nuk do vijë kurrë në pushtet, pasi ajo do “absorbohet” nga PS-ja. Dhe në Shqipëri do rivendoset diktatura demoNkratike, aq e ëndërruar edhe nga Sorosi.
E vetmja “rrugëzgjidhje” mbeten protestat e rrugës, të cilat vështirë se do japin rezultatin e dëshiruar dhe ëndërruar!
Kur nuk ke rrugë tjetër, atëherë prova e vetme mbetet rruga!