DËSHTOI EDHE VJOSA OSMANI

0
1718
Vjosa Osmani

Publikuar në profilin e autorit në FB
https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10214598244132705

Shefqet Dibrani

Vjosa Osman tashmë është bërë marionetë e Isa Mustafës. Kjo po dihet! Por si po duket ajo ka synim për shkatërrimin edhe të prof. dr. Shpejtim Bulliqit?! Bash aty ku e ka lënë Agim Veliu dhe Isa Mustafa, për t’ia shkatërruar LDK-së strukturën intelektuale, po e vazhdon Vjosa!… PSE MORE KËSHTU?! Ajo tashti po e shkatërron LDK-në me metodat e sofistikuara të Isa Mustafës, të LIDHJES KOMUNISTE, të BIA-s Serbe. Po shihet qartë se për shkatërrimin e LDK-së po aplikohet metodologjia e luftës speciale, se mbase rrënimi i demokracisë është antiamerikanizëm i kulluar?!

Ku mbeten premtimet e VJOSA OSMANIT për reforma të brendshme në LDK? A e ka thënë një fjalë të vetme për humbjet e LDK-së? PSE nuk flet Vjosa?! PSE???

Tashmë shihet haptas, se Vjosa Osmani është rreshtuar në krahun e Isa Mustafës, është bërë marionetë e tij, prandaj po shkel mbi premtimin që ua ka dhënë zgjedhësve të saj. Ajo eliminoi të gjithë, harroi të gjithë dhe së fundi iu bashkëngjit Isës dhe sejmenëve të tij. Po Vjosa e harroi edhe Familjen Rugova, edhe Teutën e Ibrahimit, po ashtu ajo i tradhtoi edhe Dy Degët e LDK-së në Diasporë, e tash ngritë dolli me Isa Mustafën, të cilin e përqeshte dikur sa për të na mashtruar neve, kurse tashti për të, po na thotë po kjo Vjosa, se i paskanë qit punët në dyzen. Po Vjosa, veçmas ia ktheu shpinën Donikë Gërvallës, bijes së Heroit Jusuf Gërvalla, kryetarës së Degës së LDK-së në Gjermani.

Donikën kjo e masakroi politikisht për hesape të Isa Mustafës. A nuk është e dhembshme, a nuk është trishtuese?! Po ashtu ajo ua ktheu shpinën edhe gjithë mërgimtarëve të cilët e duartrokitnin pa pra, dhe ua ktheu shpinën edhe të gjithë Veteranëve dhe Themeluesve të LDK-së, me një fjalë të gjithë atyre që e patën kundërshtuar dikur dhe po e kundërshtojnë edhe tashti Isa Mustafën. Po Vjosa me Isën, ishin koleg në kabinetin Presidencial të prof. dr. Fatmir Sejdiut. E si duket është ky binom “ISA&VJOSA”, që ia paskan bërë lakun edhe Presidentit Fatmir Sejdiu. Ia bënë atij mashtrimin ma klasik, ma të turpshëm, këta që erdhen aty në Presidencë jashtë strukturave të LDK-së, që i kushtoi LDK-së, proceseve dhe Kosovës shumë?!

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani, dje u pa qartë se e urren pa masë prof. dr. Shpejtim Bulliqin, i urren ata që përpiqen ta shpëtojnë atdheun, por siç u pa kjo e urren prof. Bulliqin edhe ma shumë se sa mund ta urrejnë Isa dhe Agimi së bashku! Kjo është shqetësuese se si Isa ia paska fshirë trurinë edhe Vjosës?! Ndërhyrjet “PaLIDHJE”, vetëm sa ia zbuluan fytyrën e një mashtrueseje profesionale, sepse paska qenë vegël e Isa Mustafës, edhe atëherë kur ishte kundërkandidate, edhe atëherë kur fliste para kamerave dhe linte te dera diasporën dhe vet Donikën. Prandaj Ajo deri më sot nuk e tha një fjalë të vetme për rënien e madhe të LIDHJES, degradimin e LDK-së dhe për poshtrimin që Isa Mustafa ia ka bërë LDK-së dhe Veteranëve të Partisë, por tashmë ajo flet për “BREZIN E REPUBLIKËS?!” dhe iu ka bërë fllaster Isës me të cilin bënë selfije dhe me kundërshtaret e Rugovizmit.

Ajo në përgjithësi fotografohet me ata që në mënyrë antidemokratike u kooptuan në LDK?! E tash JURISTJA e shkolluar në Amerikë(?!), për këto sene nuk flet, po ajo në nishan e paska marrë prof. dr. Shpejtim Bulliqin të cilin dëshiron ta GOZHDOJË ashtu siç është gozhduar dikur edhe Jezu Krishti?! Vjosa Osmani, për fat të keq, deri më sot s’ka thënë se kooptimet e kapërthurjet në LDK janë bërë në mënyrë antistatutare, ajo ka kohë nuk është duke e mbrojtur as LDK-në e as proceset, por po bënë selfie dhe vetëm paska orkestruar demokraci të brendshme për interesa të Isa Mustafës, të cilit pikërisht Vjosa ia zgjati jetën politike?!…

Vjosa Osman, përsëri dje bëri përpjekje për ta shkatërruar prof. dr. Shpejtim Bulliqin, pse ai po i mbron COPAT E ATDHEUR, e ajo kinse ka qëllim për ta mbrojtur moralin e deputetit a të deputetes, moral ky i cili në Kosovë është larg standardeve morale e intelektuale që i kanë deputetet ne Rajon dhe kudo në Europë, prandaj me ironi po i them Bravo Vjosa! U rritësh Vjosa!…

Legjenda:
Vjosa Osmani kundërshton Shpejtim Bulliqin, 26 DHJETOR 2017


LEXO EDHE:

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka kundërshtuar sugjerimin e kryetarit të Komisionit për çështjen e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit e Zi, Shpejtim Bulliqit, i cili iu ankua deputetëve që mos t’i parashtrojnë pyetje politike sai përket kësaj çështje.

“Zotëri Bulliqi nuk mund t’ia ndalojmë se çfarë të flasin. Për hir të sqarimit të çështjeve që janë ngrit në raportin e juaj, të jenë pyetje precize por pyetjet tona do të lidhen me raportin e juaj. Nuk ka nevojë nga ana e juaj tu përcaktohet tematika se çfarë t’ju pyesin. Nëse nuk doni t’i përgjigjeni, kjo mbetet te ju”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, kundërpërgjigja e Bulliqit ishte se do të kursehen nga pyetjet politike ndërsa do tu përgjigjet vetëm atyre profesionale.
© ZËRI.INFO