Filmi artistik “Azem Bejta” dhe Halil Budakova

0
2391
Azem e Shote Galica

Si shihet atdheu nga larg

E pashë përsëri Drenicën time të përgjakur me hasmin e Serbisë fashiste. E pashë Azem Bejten se si e shalonte kalin nëpër malet e Drenicës dhe ishte bërë gati të vdiste për Lirinë e Kosovës!

Drenica, malet, plagët, pushka e Azem Bejtës! Ejani vllazën e i dalim përballë të bijve të shkinisë që po vijnë në Drenicë për të marrë gjak në ballin tonë. Jo qebesa do të vijnë, por nuk do të kthehen, flsite Azem Bejta me malet e Drenicës heroike.

Këtu parakalojnë personazhet historike të kohës. Vjen Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe burrat e Drenicës që kishin dëgjuar thirrjen e maleve: Ejani e luftojmë bashkë kundër shkinisë së kralit të Serbisë!

Tym e flakë Drenica, ashtu siç janë vetë zjarret e jetës nëpër histori… Azem Bejta përgjakët nga plagët e hasmit, varsje të familjes së tij, por Njeriu Kryengritës nuk e ndal pushkën për Lirinë e Kosovës!

Halil Budakova në rolin e Azem Bejtës për mërgimtarët në Amerikën e largët u përcoll me lotë dhe me mesazhin e qartë se malet e Drenicës u bënë istikame të betejave dhe të ballit të përgjakur të drenicakëve të mi kryengritës, që për këto njëqind vjet nuk ia ndalën pushkën Serbisë!

Loti im… seç mu kujtua fjala e popullit: Nuk është turp të qashë për Atdheun…!

Filmi i Halil Budakovës erdhi në Amerikë me Azem Bejten e Drenicës heroike!Saherë që vetën e ndiejmë ngusht para hasmit, duhet të kujtojmë Drenicën e zjarreve në male për lirinë e Kosovës (nga anonimi në librin e përshtypjeve) në Kullën e Adem Jasharit në Prekaz!

Azem Bejta dhe Shotë Galica e bënë dasmën e Lirisë së Kosovës.
Azemi Bejta la pas vetës djelmeninë shqiptare amanet për ty Kosovë martire!
Halil Budakova me filmin e tij nisi një buqetë lulesh në varrin e Azem Bejtës dhe të Shotë Galicës!

Çikago, 26 dhjetor 2017


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]