Shkruan: Lekë MRIJAJ
KLINË – Besimtarë të shumtë katolikë u mblodhën mbrëmë në Kishën “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” në Klinë, ku u mbajt mesha kryesore dhe solemne e Krishtlindjeve në Klinë, meshë që u celebrua nga famullitari i kësaj Kishe d. Lenc Sopi, Dekan i Dekanatit të Pejës. Të pranishëm në këtë ceremoni solemne madheshtore ishin edhe prof. Besim Hoti, zëvendës kryetar i komunës së Klinës me bashkpuntorët z. Arben Limani, e z. Pren Zefaj.
Me këtë rast, d. Lenci, në mes tjerash në pretkun e tij tha: Kjo festë është një festë e madhe, festë e Dashurisë Hyjnore, të bërë Zot e njeri përmes Hyut e virgjërës Mari – Hyjlindëse, ndaj të jemi të vëmendëshem karshi njeri tjetrit dhe të e perjetojmë sa më në thellësi këtë madhështi të dhuratës Hyjnore, njëkohësisht pa asnjë hamendje të e jetojmë dhe ti i besojmë Dashurisë së Tij, nëse veprojmë kështu atëherë edhe e kemi më lehtë ta rikthejmë dinjtetin e njeriut dhe të këtij populli të martirizuar e shenjtëruar ndër shekuj, popull i cili permes shtegëtimit të Shën Palit, apostull n Iliri, ishte ndër të parët që e pranoi krishtërimin.
Në vazhdim d. Lenci, tha se viti 2018, është viti i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, vit i shpallur nga Shqipëria e Kosova, në perkujtim të tij, ai tha se Gjergj Kastrioti i bashkoi shqiptaret anembanë trojeve të tij, në asnjë mënyrë për ti sunduar të tjerët apo askënd por për të jetuar të lirë e të emancipuar si komb në vëndin e tyre Shqipëri dhe në Evropë. Në fund të fjalës së tij apeloi tek udhëheqësit tanë të rinj, duke thënë se ju udhëheqës të dashur jeni ata që duhet të udhëhiqni nga drita e jo nga errësira e mëkati, nese deshironi të e jetoni dhe e perjetoni gëzimin e lumturinë tuaj shpirtërore dhe se vetëm atherë permes asaj drite ndriçuese do të jeni tamam në harmoni me Zotin e vet popullin tuaj që ju ka besuar…
Pak para permbylljes së meshës së mbrëmshme solemne d. Lenci, shfrytëzoj rastin që në emrin e tij personal, motrave të nderit të i uroj të gjithë besimtarët – popullin tonë në mbarë vendin, me dëshirën më të madhe që të kalojnë momente sa më të mira, në paqe, dashuri, lumturi e harmoni të plotë me njëri-tjetrin, kudo që ata gjenden. Zoti ju bekoftë me të mirat e veta. Pas përfundimit të kësaj meshe solemne, besimtarët takuan njëri tjetrin, dhe fjalët e tyre të para, në mes tyre ishte “Gëzuar Festa e Krishtlindjës – Përshumë mot e jetë”.